• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET mirëpriti mbi 40 profesionistë të kujdesit shëndetësor nga Egjipti në workshop-in për menaxhimin e obezitetit

  • Date August 22, 2026

Një tjetër workshop për profesionistët e kujdesit shëndetësor u zhvillua në Universitetin Europian të Tiranës. Kësaj radhe, audienca nuk ishin studentët apo mjekët e spitaleve dhe qendrave të kujdesit shëndetësor në Shqipëri. UET mirëpriti mbi 40 mjekë dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor nga Egjipti, të cilët morën pjesë në workshop-in me temë “Përkufizimi, diagnoza dhe menaxhimi i obezitetit”, si dhe u njohën më nga afër me universitetin, programet e studimit, përvojën në kërkimin shkencor dhe mundësinë e bashkëpunimit përmes kërkimeve e botimeve në revistën “Medicus”, apo zhvillimin e takimeve dhe trajnimeve të ndryshme për të ndarë eksperiencat më të mira.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me EVA Pharma Egjipt, një kompani farmaceutike shumëkombëshe e founded në Kajro në vitin 1997 nga Dr. Mounir Armanious, e cila aktualisht operon në mbi 60 shtete në kontinente të ndryshme. Përfaqësuesja e kompanisë bëri një prezantim të shkurtër të vizionit, produkteve dhe shërbimeve që ajo ofron, si dhe vëmendjes që i kushtohet kërkimit shkencor.

E certifikuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), kompania prodhon mbi 1 milion paketime barnash çdo ditë për 12 fusha të ndryshme, përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, shëndetin e fëmijëve dhe sëmundjet onkologjike (kancerin). Prej vitit 2020, kompania bashkëpunon dhe është distributore e kompanisë farmaceutike amerikane Eli Lilly.

Për dekanen e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në UET, Dr. Elvana Rista, dhe përgjegjësen e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë, Prof. Asoc. Dr. Dorina Dervishi, vizita dhe aktivitete të tilla janë mjaft të rëndësishme për të zgjeruar partneritetin dhe bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare, si dhe për të ndarë eksperienca e njohuri mjaft të vlefshme në fushën e mjekësisë, të cilat reformohen falë zhvillimeve teknologjike dhe kërkimeve të reja. Në këtë kuadër, ato thanë se ndërtimi i partneriteteve për të zgjeruar kërkimin shkencor është mjaft i vlefshëm për studentët dhe institucionet.

Më tej, endokrinologia Dr. Sara Zavalani mbajti një referim të detajuar mbi obezitetin, mënyrën dhe faktorët që shkaktojë në këtë sëmundje, diagnostikimin, e më tej menaxhimin si një nga fazat më të vështira. Zavalani foli për disa mënyra trajtimi, duke filluar nga dietat dhe ndryshimi i stilit të jetesës, e deri te medikamentet dhe ndërhyrjet.

Workshop-i vijoi me një diskutim interaktiv, ku palët ndanë eksperiencat e tyre në Shqipëri dhe Egjipt për trajtimin e sëmundjes, medikamentet, ndjekjen e pacientit dhe efektet që japin shpesh metodologjitë e përdorura.

Mjekja tha se në Shqipëri injeksionet janë shumë të zakonshme dhe momentalisht për pacientët me diabet të tipit 2 dhe ata obezë përdoren Ozempic dhe Mounjaro. “Ne u rekomandojmë injeksione të tilla pacientëve me BMI 27 (Indeks të Masës Trupore) dhe që kanë sëmundje shoqëruese, si dhe atyre pa sëmundje shoqëruese me BMI mbi 30”, theksoi Zavalani.

Sa i përket dietës, mjekja tha se ajo duhet të jetë e pasur me proteina, pasi përdorimi i ilaçeve të tilla shkakton 70% humbje të yndyrës dhe 30% humbje të muskujve. Përveç dietës me shumë proteina, perime, fruta dhe ushtrime fizike, Zavalani tha se rekomandohet marrja e vitaminës D dhe magnezit, konsumimi i sasive të mëdha të ujit, si dhe marrja e karbohidrateve në të gjitha vaktet.

Në mbyllje të workshop-it, përfaqësuesit mjekësorë nga Egjipti zhvilluan një vizitë në kampusin e UET-së dhe në laboratorët e mjekësisë ku zhvillojnë mësimin studentët e programeve të Infermierisë, Imazherisë dhe Fizioterapisë.

Tag:Egjipt, mjekesi, workshop

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

“Fshati ku të vjedhin burrin”/ Pas suksesit në Festivalin “Vajzë Fest” studentët e UET dhe regjisori Bora përgatiten për KokoFest
August 22, 2026

You may also like

IMG_20260821_232126
“Fshati ku të vjedhin burrin”/ Pas suksesit në Festivalin “Vajzë Fest” studentët e UET dhe regjisori Bora përgatiten për KokoFest
21 August, 2026
AAA_2833.JPG
Shpallen listat e studentëve fitues në UET gjatë raundit të parë për programet e studimit Bachelor 2026 – 2027
4 August, 2026
projektt
Për të dytin vit radhazi, UET renditet i pari në të gjithë botën në Erasmus+ CBHE
29 July, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy