• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Maratonë gjyqësore në “University Law Competition”/ Tre studentet e UET triumfojnë mes gjithë universiteteve shqiptare

  • Date August 28, 2026

Katër çështje, katër seanca dhe katër përballje të forta në sallën e gjyqit. Studentet e UET rrëfejnë rrugëtimin e mundimshëm dhe të shpërblyer në “University Law Competition”, një platformë për studentët e drejtësisë që mati aftësitë e tyre dhe vulosi dëshirën për profesionin.

Me tërheqjen e trupit gjykues, emocionet u bënë më të mëdha. Minutat e pritjes së vendimit u dukën gati të pafundme, ndërsa ankthi për ndalimin ose jo të rrugëtimit në këtë raund të dytë qëndronte pezull në mendjen e tyre. Me rikthimin e gjyqtarëve në sallë, erdhën fjalët e lehtësimit. “Trupi gjykues vlerëson se skuadra që duhet të kalojë në raundin tjetër është Universiteti Europian i Tiranës”, do të shqiptonte kryetarja e trupit gjykues, Aulona Bodo.

Kaq mjaftoi që të pushtoheshin nga lumturia. Në mënyrë të kontrolluar, ashtu si në një sallë të vërtetë gjyqi, e treguan emocionin e tyre me një shtrëngim duarsh, për ta lënë festën jashtë dyerve të sallës.

“Ishte seanca që e prisnim me ankth dhe pasiguri të madhe, të vetëdijshme se në këtë rast hapësira për të gabuar ishte shumë e ngushtë”, tregon Orgita Gjoka, një nga tre studentet e skuadrës së Universitetit Europian të Tiranës, që u shpall fituese e konkursit “University Law Competition 2026”, organizuar nga Halimi Foundation Institute, me mbështetjen e Ambasadës së Holandës.

Orgita, me dy koleget e saj, Greis Kanani dhe Relva Haxhiu, përfaqësonin në këtë përballje gjyqësore Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e paditur në Gjykatën e Lartë nga një gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili u mbrojt në këtë proces nga Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit. Gjyqtari ishte pezulluar nga puna dhe ishte vendosur nën hetim nga SPAK-u pas disa përgjimeve ambientale, të cilat kishin ngritur dyshimet se ai po konsumonte veprën e korrupsionit dhe favoreve seksuale.

Orgita thotë se çështja ishte komplekse dhe kërkoi një kohë të gjatë përgatitore. Atyre iu desh të bënin kërkim dhe hulumtim të thelluar të bazës ligjore për të realizuar interpretimin më të drejtë të mundshëm, përballë argumenteve të palës mbrojtëse.

“Ajo që kontribuoi më tepër në vështirësinë e seancës ishte pozicioni ynë procedural. Pala që përfaqësonim na vendosi në disavantazh, të cilin na u desh ta kompensonim me forcën e argumentit ligjor”, thekson studentja e Drejtësisë, e cila sapo ka mbyllur vitin e tretë të studimeve.

Dy ditë përballje në gjyq

“University Law Competition”, i cili zhvillohet për të katërtin vit radhazi me pjesëmarrjen e të gjitha universiteteve, publike dhe jopublike, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, është një platformë që mbështet studentët më të mirë të drejtësisë, të cilët kalojnë provën e parë të ushtrimit të profesionit.

Greis Kanani tregon se rregullorja e kompeticionit përcakton se skuadrat kanë një muaj kohë për t’u njohur me çështjet dhe për t’u përgatitur për to.

“Gjatë kësaj periudhe, secila prej nesh u angazhua në përgatitjen e një kazusi, duke e trajtuar atë në mënyrë të detajuar dhe duke diskutuar vazhdimisht me njëra-tjetrën mbi mënyrën më të përshtatshme të analizimit dhe argumentimit”, tregon Greis, duke shtuar se një rol mjaft të rëndësishëm në këtë proces luajti orientimi i mentorëve të tyre, profesorëve Andi Duraj, Bledar Mustafaraj dhe Sofjana Veliu.

Për të prekur finalen dhe fitoren, studentet e UET-së zhvilluan përgjatë dy ditëve katër seanca të simuluara në një sallë të vërtetë gjyqi, ku herë morën rolin e palës akuzuese e herë të tjera atë të palës së akuzuar.

Një trup gjykues profesionist, i kryesuar nga ekspertja ligjore Aulona Bodo dhe anëtarët Fejzulla Berisha (Prof. Asoc. Dr. në Universitetin “Kadri Zeka”) e gjyqtari Bekim Mehmedi (ish-president i Gjykatës së Apelit, Gostivar), gjykoi këto përballje duke vlerësuar njohuritë, argumentimin ligjor, qasjen ndaj palës tjetër dhe mbi të gjitha mënyrën e prezantimit të çështjes.

Një kompeticion, 3 vlerësime

Në shumicën dërrmuese të rasteve, trupa gjykuese do ta kishte të vështirë të vendoste për universitetin fitues, pasi, siç do të shprehej kryetarja Bodo, karakteristikë e këtij edicioni ishte fakti që skuadrat qëndronin shumë afër njëra-tjetrës sa i përket parashtrimeve të çështjeve dhe mbrojtjes së tyre. Por pati një element që bëri diferencën dhe e vendosi skuadrën e UET-së shpeshherë në avantazh: artikulimi.

“Mënyra e artikulimit tregon që e administron shumë mirë anën profesionale dhe se je i aftë të bësh mbrojtjen e dikujt tjetër. Arti i këtij profesioni është të kesh mundësi të mbrosh mirë dikë tjetër”, do të theksonte Bodo.

Në këtë drejtim spikati veçanërisht studentja e UET, Orgita Gjoka, e cila mori çmimin “Best Speaker”. Ky çmim individual mbeti për të diçka periferike përballë faktit që skuadra triumfoi në këtë maratonë seancash. Orgita pranon se fitorja nuk erdhi aq papritur, duke parë ecurinë e seancave dhe përgatitjen e tyre. Megjithatë, nuk mund të ishin të sigurta deri në momentin e shpalljes së vendimit final.

“Vendi i parë ishte vetë shpërblimi për punën tonë dhe ndjesia e përmbushjes zgjati mjaftueshëm sa për të harruar ekzistencën e çmimit individual. Provova kënaqësinë e veçantë të të qenit e vlerësuar, ndërsa ende e mbaj ndjenjën e thellë të mirënjohjes për këtë mundësi që na u dha.”

Të njëjtën ndjesi përjetoi edhe studentja Relva Haxhiu. Ajo thotë se, përtej emocionit të madh, momenti i fitores i bëri të kuptonin se gjithë lodhja, përkushtimi, orët e pafundme të studimeve dhe konsultimeve ia kishin vlejtur. “Për mua, kjo fitore është e veçantë pikërisht sepse e ndamë bashkë”, thotë ajo.

Si fituese e vendit të parë, skuadra e UET mori një vlerësim modest financiar. Po ashtu, kompeticioni u mundësoi zhvillimin e një vizite studimore në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, përgjatë datave 7–10 korrik. Programi ishte i ngjeshur me takime dhe vizita institucionale. Përveçse u njohën më nga afër me funksionimin e gjykatës dhe të institucioneve të tjera të Këshillit të Evropës, ato zhvilluan diskutime dhe trajtuan çështje që prekin të drejtën konventore të njeriut për liri dhe siguri, ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës dhe mekanizmat parandalues të torturës.

“Eksperienca në Strasburg do të mbetet një nga kujtimet e mia më domethënëse dhe më të bukura përgjatë gjithë jetës sime. Profesionistët pranë këtyre institucioneve na dhanë njohuri, si dhe na prezantuan mundësi praktike dhe aktivizimi pranë këtyre strukturave”, tregon Greis.

Pika e fortë që i dha fitoren UET

Për tre profesionistet e ardhshme të sistemit të drejtësisë, përgatitja teorike dhe ligjore nuk ishte pika e vetme thelbësore që çoi në fitore. Sipas tyre, në kompeticione të niveleve të tilla, të gjitha skuadrat bëjnë maksimumin për t’u përgatitur teorikisht. Përgjatë një muaji ato sakrifikuan orë të tëra për t’u përgatitur si duhet, duke marrë përsipër përgjegjësinë e gjetjes së argumenteve të sakta për çështjen dhe për t’i përcjellë ato në mënyrë sa më bindëse.

“Secila prej nesh kishte argumentin e saj për çështjen respektive, por kjo nuk përcaktonte kufijtë e asnjërës. Koordinimi mes nesh ka qenë i vazhdueshëm”, tregon Orgita, duke specifikuar faktin se ndjente përgjegjësinë që skuadra të vepronte dhe të lëvizte si një trup i vetëm.

Nga ana tjetër, Greis thekson se skuadra e UET kishte disa pika të forta, megjithatë harmonia dhe fryma e bashkëpunimit brenda grupit ishin të dukshme dhe mbizotëruese. Në disa raste, ato u evidentuan edhe nga juria, e cila i përgëzoi për mënyrën se si bashkëpunonin dhe mbështesnin njëra-tjetrën.

“Besoj se pikërisht ky bashkëpunim, i kombinuar me përkushtimin dhe punën e palodhur, ishte një nga faktorët kryesorë që na çoi drejt fitores”, thotë Greis.

Arsyeja pse ato funksionuan plotësisht si një skuadër ishte respektimi i mendimit dhe besimi te aftësitë e secilës, pavarësisht se janë tre persona me karaktere, mënyra të të menduarit dhe pika të forta të ndryshme.

“Gjatë gjithë konkursit patëm momente ku duhej të merrnim vendime shpejt, të diskutonim, të analizonim dhe ndonjëherë edhe të përballonim presionin e garës. Ajo që na ndihmoi ishte besimi te njëra-tjetra dhe fakti që çdo ide e secilës prej nesh kishte vlerë. Nuk u përpoqëm të shkëlqenim individualisht, por të jepnim maksimumin si grup”, sqaron Relva.

Një konfirmim për rrugën e zgjedhur

Për të treja studentet, arsyet dhe motivet që i kanë sjellë në programin dhe rrugën e Drejtësisë janë të ndryshme. Megjithatë, konfirmimi që morën prej kompeticionit ishte i zëshëm dhe u foli me të njëjtën gjuhë: se kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe duan të përkushtohen edhe më shumë në këtë profesion.

Orgita Gjoka thotë se nuk ka një histori origjine, as edhe një moment epifanie që e hodhi në këtë profesion. Nuk ka një pikë zero të takimit të saj me Drejtësinë, por ishte një drejtim që e hasi në lëvizje dhe vendosi t’i bashkohet, me apo pa vetëdije.

“Nëse them që e dua drejtësinë, e them sepse është e pazbërthyeshme. Katër vite studimi nuk më kanë afruar te një përkufizim, në fakt më kanë larguar prej tij. Programi akademik orientohet drejt ezaurimit të kuadrit ligjor, në planin analitik dhe interpretativ. Studiojmë për çka është e ligjshme. Përputhshmëria mes të ligjshmes dhe së drejtës mbetet e vlerësueshme subjektivisht nga çdo jurist dhe jo vetëm. Ky është motivi, kërkimi dhe endja ime”, rrëfen Orgita. Ende nuk e ka të përcaktuar stacionin e së ardhmes, por beson se avokatia do të jetë ajo që do ta mbajë më gjatë.

Megjithatë, ky kompeticion ishte për të një nga përvojat më të vlefshme në formimin akademik. Trajtimi i çështjeve komplekse, të ndryshme nga ato që has shpesh në auditor, kufizimet kohore dhe përballja me kundërshtarë po aq të përgatitur ishin një sprovë e vërtetë.

“Ishte përvoja ime e parë me argumentimin ligjor në kushte konkurruese, jo akademike. Kërkonte përgatitje rigoroze për njohjen e plotë të bazës ligjore të rastit dhe aftësinë për t’u kundërpërgjigjur ndaj argumenteve të paparashikuara të palës tjetër. Por kur përfundoi, e pashë si konfirmim se kjo është rruga që dua të vazhdoj.”

Historia e Greis Kananit me Drejtësinë është krejt ndryshe. Interesi dhe pasioni për këtë fushë e kanë shoqëruar që në fëmijëri, të ushqyera vazhdimisht nga librat dhe filmat që kishin të bënin me drejtësinë penale. Vitet e studimit në gjimnaz e riafirmuan këtë pasion, ndërsa të qenit aktive në organizata jofitimprurëse e bëri të kuptonte se thirrja e saj e brendshme ishte dëshira për të ndihmuar komunitetin ku jeton.

“Konkursi për mua ka qenë dritarja që më ofroi një panoramë të profesionit tim në të ardhmen”, shprehet Greis. Edhe pse gjykon se është herët për të përcaktuar se si do të jetë e ardhmja, ajo shpreson fort që rrugëtimi profesional të jetë në Shqipëri, pranë radhëve të magjistratëve si prokurore ose gjyqtare.

“Kjo përvojë do të mbetet si një urë lidhëse themelore midis auditorit të shkollës dhe praktikës, pasi më ka formësuar mënyrën e mendimit kritik të një juristi dhe gjithë procesin e përgatitjes që ata kalojnë për të mbrojtur një çështje në gjykatë.”

Dëshira për të kontribuar dhe ndikuar në jetën e njerëzve ka qenë, po ashtu, shtytja më e madhe për Relva Haxhiun. “Më ka tërhequr gjithmonë ideja se pas çdo çështjeje juridike ka njerëz, të drejta dhe histori që meritojnë të dëgjohen dhe të trajtohen me profesionalizëm e integritet”, thotë ajo, duke shtuar se dëshira për të mësuar, për të sfiduar veten dhe për t’u bërë një profesioniste që e ushtron detyrën me përgjegjësi dhe përkushtim mbetet motivi kryesor.

“Dua të vazhdoj të zhvillohem profesionalisht, të përballem me sfida të reja dhe, mbi të gjitha, të ndërtoj një profil profesional për të cilin të jem krenare. Dëshira patjetër është që të jem në sistemin e drejtësisë si magjistrate. Do të doja që puna ime një ditë të mos jetë vetëm një arritje personale, por edhe një mënyrë për t’i shërbyer drejtësisë dhe shoqërisë.”

Përveçse një nga përvojat më të bukura dhe më të vlefshme të rrugëtimit të deritanishëm akademik, Relva vlerëson se “University Law Competition” i bindi se ka bërë zgjedhjen më të mirë profesionale. Por mbi të gjitha i përforcoi bindjen se me punë, përkushtim dhe njerëzit e duhur pranë vetes mund të arrish rezultate që ndoshta në fillim të duken të vështira.

Ky sukses nuk duhet festuar vetëm si një arritje personale. Ai shkon përtej individëve apo universitetit dhe të bën të besosh se, me profesioniste të tilla, sistemi shqiptar i drejtësisë në të ardhmen do të jetë në duar të sigurta, i drejtë dhe brenda të gjitha standardeve të kërkuara.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET mirëpriti mbi 40 profesionistë të kujdesit shëndetësor nga Egjipti në workshop-in për menaxhimin e obezitetit
August 28, 2026

You may also like

2S3A0105 (2)
UET mirëpriti mbi 40 profesionistë të kujdesit shëndetësor nga Egjipti në workshop-in për menaxhimin e obezitetit
22 August, 2026
IMG_20260821_232126
“Fshati ku të vjedhin burrin”/ Pas suksesit në Festivalin “Vajzë Fest” studentët e UET dhe regjisori Bora përgatiten për KokoFest
21 August, 2026
AAA_2833.JPG
Shpallen listat e studentëve fitues në UET gjatë raundit të parë për programet e studimit Bachelor 2026 – 2027
4 August, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy