• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Institucionet dhe industria në UET/ Forum për programin AMT dhe përgatitjen e gjeneratës së ardhshme të aviacionit

  • Date July 6, 2026

Forumi për aftësitë e gjeneratës së ardhshme në aviacion, mblodhi në Universitetin Europian të Tiranës përfaqësues të institucioneve shtetërore, të industrisë, inxhinierë dhe studentë, në një diskutim që shtjelloi nevojat dhe perspektivat e këtij sektori strategjik.

Në vitin 2050 trafiku ajror do të arrijë deri në 12.4 miliardë pasagjerë. Është ky parashikimi i International Civil Aviation Organization (ICAO), i cili tregon perspektivat gjithnjë e në rritje të këtij sektori në rang global. Edhe në vendin tonë statistikat e viteve të fundit tregojnë se sektori ka ardhur në zgjerim e  sipër. Shqipëria u bë një nga vendet me rritjen më të shpejtë të flutrimeve në rajonin e Mesdheut, me 3.4 herë më shumë, brenda një periudhe 11 vjeçare. 

Ky trend, në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, i industrisë së aviacionit, ishte pjesë forumit me temë “NextGen Aviation Skills Forum”, zhvilluar nga Universiteti Europian i Tiranës. Ai bashkoi në një diskutim frytdhënës për nevojat dhe oportunitetet e këtij sektori, akademinë, përfaqësues të institucioneve publike dhe industrisë së aviacionit, të tillë si AVIATEC, Czech Airlines Technics dhe AlbaTechnics.

Forumi vjen pas lançimit nga UET të progamit Aircraft Maintenance Technician (AMT). Programi, i cili vjen në bashkëpunim me kompaninë Avciatec, është i pari në Shqipëri që do të përgatisë gjeneratën e ardhshme të aviacionit, me teknikë të mirëmbajtjes dhe sigurisë së avionëve, një profesion i kërkuar dhe i mirëpaguar.

Për administratorin e UET, z. Tildi Çadri, universitetet nuk duhet thjesht të reagojnë ndaj të ardhmes, por ata duhet ta krijojnë atë. “është kjo arsyeja pse jemi krenarë që lançojmë programin e teknikëve të mirëmbajtjes së avionëve së bashku me partnerin tonë Aviatec.”

Programi 2-vjeçar i bazuar në standardet e Agjencisë Europiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), përfaqëson, sipas çadrit, angazhimin e universitetit për të ofruar një arsim që përmbush standardet evropiane dhe i përgatit të diplomuarit për një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.

Zëvendësministrja për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Vilma Premti, tha se ky prgram konfirmon se standardet evropiane nuk janë objektiva abstrakte, por mundësi të prekshme që përmirësojnë arsimin, forcojnë fuqinë punëtore dhe rrisin konkurrueshmërinë e vendit tonë

“Integrimi evropian nuk ka të bëjë vetëm me përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së. Ka të bëjë me krijimin e standardeve që u ofrojnë të rinjve mundësi më të mira për arsim, punësim dhe zhvillim profesional. Ka të bëjë me pajisjen e tyre me njohuritë, kualifikimet dhe certifikimet që i mundësojnë ata të konkurrojnë me sukses në tregun evropian të punës”, u shpreh Premti teksa përgëzoi universitetin dhe industrinë për këtë vizion të përbashkët.

Hapjen e këtij programi dyvjeçar, i cili nis në muajin shtator, Ioannis Deligiannis, Drejtor i Marketingut në AVIATEC – kompania që prej më shumë se 20 vitesh përgatit profesionistë për industrinë e aviacionit – e cilësoi një hap që shkon përtej një bashkëpunimi të zakonshëm akademik.

“Ne po ndërtojmë një urë midis arsimit dhe industrisë, midis vendit dhe Bashkimit Evropian. Por kjo urë shkon edhe përtej Evropës, drejt ekosistemit global të aviacionit. Programi ynë është hartuar mbi këto standarde,” u shpreh ai.

Deligiannis theksoi se qëllimi i programit është përgatitja e profesionistëve të aviacionit, të aftë të konkurrojnë me besim në tregun evropian dhe atë global të punës.

Edhe përfaqësuesi i Czech Airlines Technics, Vladimir Müller, vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme. Ai tha se kompania, e themeluar në vitin 1933, ka ndërtuar një histori të gjatë suksesi në industrinë e mirëmbajtjes së avionëve dhe se ekspertiza e saj do të jetë një vlerë e shtuar për zhvillimin e këtij programi në Shqipëri.

Kërkesa në rritje për profesionistë të aviacionit

Industria e aviacionit nuk është vetëm një treg lokal apo rajonal, por një sektor global me nevoja gjithnjë e më të mëdha për burime njerëzore të kualifikuara. Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Maksim Et’hemaj, theksoi se jo vetëm Shqipëria, por e gjithë industria botërore e aviacionit po përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

Ai iu referua parashikimeve të Boeing për periudhën 2024–2043, sipas të cilave industria globale do të ketë nevojë për qindra mijëra profesionistë të rinj, mes tyre rreth 674 mijë pilotë, mbi 700 mijë teknikë mirëmbajtjeje dhe 980 mijë anëtarë ekuipazhi.

“Kjo do të thotë se kërkesa është kudo: në Shqipëri, në Gjermani, në Shtetet e Bashkuara, në Kanada apo në Azi. Studentët që do të diplomohen në këtë program do të përgatiten sipas standardeve EASA dhe do të kenë mundësinë të punojnë kudo ku këto standarde njihen,” u shpreh Et’hemaj.

Sot në Shqipëri operojnë rreth 20 avionë të bazuar në vend, të cilët kanë nevojë për teknikë të mirëmbajtjes, specialistë të sigurisë dhe profesionistë që kryejnë kontrollet tokësore dhe garantojnë funksionimin e tyre në kushte optimale. Përveç rritjes së kërkesës si pasojë e zgjerimit të trafikut ajror dhe zhvillimit të infrastrukturës aeroportuale, Et’hemaj theksoi se sektori ka nevojë edhe për një brez të ri profesionistësh që do të zëvendësojnë specialistët aktualë, të cilët gradualisht do të dalin në pension.

“Për fat të keq, me kalimin e viteve ne do të dalim në pension. Pyetja është: kush do të na zëvendësojë? Pikërisht për këtë arsye programe të tilla dhe investimi në arsim janë kaq të rëndësishme,” tha ai.

Me një përvojë mbi 34-vjeçare si kontrollor i trafikut ajror, Et’hemaj vuri në dukje se sektori ka ndryshuar ndjeshëm falë automatizimit dhe zhvillimeve teknologjike. Sipas tij, futja e teknologjive të reja kërkon edhe kompetenca të reja, të cilat profesionistët e ardhshëm do t’i fitojnë përmes programeve bashkëkohore të edukimit.

Megjithëse zhvillimet në inteligjencën artificiale po nxisin diskutime për zëvendësimin e shumë profesioneve, ai u shpreh i bindur se ekspertët e aviacionit do të jenë ndër të fundit që do të zëvendësohen, pasi siguria ajrore do të vazhdojë të kërkojë nivelin më të lartë të ekspertizës dhe përgjegjësisë njerëzore.

Kërkesa e lartë e tregut për profesionistë të rinj, sipas Vladimir Müller, lidhet edhe me kohën dhe përgatitjen e nevojshme për formimin e plotë të një tekniku të mirëmbajtjes së avionëve, si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik.

“Czech Airlines Technics rekruton çdo vit 40 deri në 50 të rinj. Ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë pjesës praktike dhe fazës së trajnimit. Kur ata i bashkohen kompanisë, kalojnë të paktën tre muaj trajnim intensiv. Megjithatë, kërkohet shumë punë për hartimin e kurrikulave dhe përmbushjen e të gjitha standardeve që kërkon fusha jonë,” u shpreh Müller.

Sa i përket ndikimit të teknologjive të reja, ai theksoi se, megjithëse industria po përfiton gjithnjë e më shumë nga automatizimi dhe inovacioni teknologjik, puna manuale vazhdon të mbetet thelbësore. Sipas tij, një sërë procesesh kritike kërkojnë domosdoshmërisht ndërhyrjen, ekspertizën dhe vëmendjen e specialistëve.

Edhe për znj. Elda Subashi, Menaxhere e Burimeve Njerëzore në AlbaTechnics – kompani me seli në Itali që ofron shërbime të mirëmbajtjes së avionëve në 13 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë – sfida më e madhe ka qenë gjetja e inxhinierëve vendas të përgatitur sipas standardeve të industrisë, me njohuritë teknike, aftësitë praktike dhe kompetencat e nevojshme për të zbatuar legjislacionin dhe procedurat e aviacionit.

Partneriteti me industrinë

Bashkëpunimi mes industrisë dhe akademisë u vlerësua si një nga shtyllat kryesore për përgatitjen e gjeneratës së re të profesionistëve të aviacionit. Në hapje të forumit, administratori i UET, Tildi Çadri, theksoi se universiteti ofron bazën teorike, ndërsa industria është partneri i domosdoshëm për zhvillimin e aftësive praktike që kërkon tregu i punës.

Në lidhje me formimin teorik, Drejtori i Marketingut i AVIATEC, Ioannis Deligiannis, shpjegoi se programi u ofron studentëve mundësinë të specializohen në dy kategori kryesore të licencimit sipas standardeve EASA. Kategoria B1 fokusohet në strukturën e avionit, motorët, sistemet mekanike dhe komponentët përkatës, ndërsa B2 përqendrohet në sistemet avionike, elektronike dhe elektrike.

Sipas Deligiannis, kjo është një karrierë me përmasa ndërkombëtare, e cila kërkon përkushtim dhe investim afatgjatë, por që njëkohësisht ofron mundësi të shumta zhvillimi profesional në sektorë të ndryshëm të aviacionit. Pas përfundimit të programit bazë, studentët do të kenë mundësinë të zgjedhin drejtimin ku dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre, duke vijuar me praktikën profesionale ose me specializime të mëtejshme.

Partneriteti me industrinë do t’u mundësojë studentëve të fitojnë jo vetëm njohuritë teorike, por edhe aftësitë praktike të nevojshme për të operuar me sukses në tregun ndërkombëtar të aviacionit.

Për znj. Elda Subashi, bashkëpunimi me Universitetin Europian të Tiranës nuk është thjesht një partneritet institucional, por një investim afatgjatë në kapitalin njerëzor, në transferimin e njohurive dhe në zhvillimin e së ardhmes së aviacionit shqiptar.

“Tekniku i mirëmbajtjes së avionëve është një nga profesionet më kritike për sigurinë në aviacion. Çdo inxhinier duhet të kombinojë njohuritë teknike me disiplinën, vëmendjen ndaj detajeve dhe gatishmërinë për të mësuar vazhdimisht. Nga ana operative, rrjeti ynë ndërkombëtar u ofron studentëve një mjedis të shkëlqyer për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht,” tha ajo.

Subashi bëri të ditur se AlbaTechnics ka punësuar mbi 80 inxhinierë të licencuar të mirëmbajtjes së avionëve, të cilët kujdesen për 15 avionë të bazuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

“Studentët do të kenë mundësinë të vëzhgojnë nga afër proceset reale të mirëmbajtjes së avionëve, të kuptojnë procedurat operative dhe të shohin në praktikë mënyrën se si zbatohen standardet dhe rregulloret e sigurisë. Kjo është vlera që ne do t’u ofrojmë dhe që do t’i ndihmojë të ndërtojnë rrugën e tyre drejt profesionit të inxhinierit të aviacionit,” u shpreh ajo.

Sipas Subashit, kombinimi i formimit akademik me përvojën praktike do t’i pajisë studentët jo vetëm me njohuri profesionale, por edhe me vetëbesim, kulturë profesionale dhe një vizion më të qartë për karrierën e tyre. Praktikat profesionale, vizitat teknike, prezantimet nga ekspertët e industrisë, mentorimi dhe ndërveprimi i drejtpërdrejtë me profesionistët e aviacionit do t’i ndihmojnë ata të hyjnë në tregun e punës të përgatitur sipas standardeve më të larta.

Programi AMT nis në shtator dhe synon të krijojë brezin e parë të teknikëve të certifikuar të mirëmbajtjes së avionëve në Shqipëri, duke lidhur arsimin universitar me kërkesat konkrete të industrisë së aviacionit.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Harvardi flet shqip, studentët dhe pedagogët e universitetit amerikan vijnë në UET
July 6, 2026

You may also like

2S3A0398
Harvardi flet shqip, studentët dhe pedagogët e universitetit amerikan vijnë në UET
30 June, 2026
2S3A0070
Promovohet ECONOMICUS 25-1/ Xhepa: Nevojitet reflektim për një model të ri zhvillimi
25 June, 2026
729629643_997560469527652_6440110259504202050_n
Lind “UET Chronicles”, revista e klubeve studentore në UET
24 June, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy