• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Baton Haxhiu në UET me dy librat e rinj për Kosovën, luftën dhe lirinë e saj: Pa Shqipërinë, nuk do ta fitonim pavarësinë

  • Date November 6, 2026

Distanca kohore nuk ia ka zbehur dhimbjen. Të folurit për përjetimet traumatike të viteve të luftës, që e kanë shoqëruar gjithë jetën, e bënë të ndjeshëm dhe e zbuluan ashtu si kurrë më parë nuk është shfaqur në publik. Prezenca e familjes, ulja përballë tyre dhe dhjetëra të rinjve në moshën e djemve të tij duket se ia dyfishojnë emocionet, teksa lotët e tradhtojnë.

“Kam kaluar gjëra të cilat njeriu normal nuk i kalon dhe kam kaluar gjëra që ju as nuk mundeni me i imagjinu.” Me këtë “paralajmërim” e nisi gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu rrëfimin për dy librat e tij të fundit “Kosova, historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda luftës: Kur ende nuk e dinim fundin, lufta në Kosovë përmes tridhjetë e katër rrëfimeve”.

Të sapobotuar nga shtëpia botuese UET Press, librat patën ballafaqimin e parë me auditorin, me pedagogët dhe studentët e Universitetit Europian të Tiranës, në një bisedë që solli rrëfime, detaje të panjohura, deklarata dhe pohime që ndoshta tingëllojnë çuditshëm sot, por mbeten të vërteta për kontekstin e Kosovës së luftës.

E ndërsa në librin e parë dokumenton një pjesë të gjatë të historisë së Kosovës, nisur nga autonomia kushtetuese e vitit 1974 deri te shpallja e pavarësisë dhe sfidat e shtetndërtimit, në librin tjetër nuk shohim më autorin, publicistin apo studiuesin, që është konsultuar, siç ai pranoi, me dhjetëra dokumente nga burime të ndryshme të huaja, të shërbimeve informative apo nga bibliotekat e kryeministrave dhe politikanëve. Shfaqet njeriu Baton Haxhiu, i cili shkruan si gazetar, si dëshmitar dhe pjesëmarrës në disa prej ngjarjeve që shënuan luftën në Kosovë, po aq sa shënuan jetën e tij.

Nga lajmi i vdekjes (jo në ndonjë portal anonim të ditëve të sotme, por nga organizata më e madhe e sigurisë, NATO, dhe mediat më të mëdha ndërkombëtare), te dhimbja për humbjen e familjes, e më tej përfshirja nga zhvillimet e furishme, të cilat e bënë personin kyç që komunikoi me personalitete të kohës, me Bill Clinton, Madeleine Albright, Robin Cook, Zhak Shirak, Komodorin Dejvid Vilbi ose Tony Blair apo Alastair Campbell e të tjerë.

“Nuk e keni idenë se ky njeri që keni pranë, me kë ka folë gjatë vitit 1999, për arsye se Kosova s’kishte zot. Të gjithë ishin strukur dhe unë duhet të flisja në emër të gjithë këtyre shqiptarëve”, tha Haxhiu.

“Unë jam ai që kam shkelë nëpër kufoma. Unë e kam publikuar atë fëmijën e Abrisë, i cili ka qenë vetëm gjashtë muaj, në atë faqen e parë, dhe unë realisht kam qenë i pari që e kam publikuar UÇK-në brenda botës shqiptare”, rrëfeu më tej autori.

Ai pranoi se dhimbja më e madhe mbetet humbja e familjes, për të cilën nuk ka zgjedhur të flasë kurrë publikisht. Kjo edhe për shkak të një lloj snobizmi elitar, sipas të cilit njerëzit e ndërtojnë narrativën e tyre jo mbi veten, por mbi trashëgiminë, të kaluarën, kontributin e familjes, prindërve. Me kohën e vrau snobizmin dhe erdhi me vendimin për të rrëfyer për babanë e tij patriot dhe familjen që humbi në luftë. Në këtë ndërmarrje, sa për veten, aq edhe për historinë dhe hedhjen e një drite të re në hijet e së kaluarës, autori rrëfeu se pati mbështetjen e djemve të tij, të cilët i cilësoi redaktorët e parë të librave të tij, e ndoshta më të ashprit.

“Pa Shqipërinë, Kosova nuk do të bëhej e pavarur”

Gjatë promovimit në UET, autori rrëfeu se librat e tij nuk janë për lexuesin e Kosovës. Gjuha e përdorur është thjeshtësuar dhe është shkruar enkas për lexuesin e Shqipërisë. Kjo për faktin se në Shqipëri ka hasur shumë gazetarë, intelektualë, që vetëmjaftohen me vendin e tyre, shkojnë deri në Itali apo Greqi dhe nuk u intereson pjesa tjetër e rajonit. Madje, ai shpesh tha se has fjalinë që “ju keni jetuar mirë gjatë kohës së ish-Jugosllavisë”.

Sipas tij, këta libra zbulojnë si ka qenë Kosova dhe ish-Jugosllavia dhe i japin përgjigje pyetjes së madhe që ai e parashtron në titullin e librit “Kosova, historia që zhbëri Jugosllavinë”.

Si arriti Kosova, një vend pa fuqi dhe mbështetje, të sfidonte një vend me ushtri, infrastrukturë, ekonomi dhe diplomaci të fuqishme? “Kur kam lexuar dokumente, rrugës e kam parë që e pamundura është e mundur. Kjo është mrekulli. Prandaj historia ka marrë një farë drejtimi paradoksal: Jugosllavia është zhdukur, por Kosova është bërë shtet, dhe kjo histori paradoksale mua më ka bërë që ta shkruaj librin”, tha gazetari. Sipas tij, dobësia e Jugosllavisë u zbulua me demonstratat e vitit 1981, ndërsa vendimet e drejtuesve të kohës, politikat e pabarabarta dhe përjashtuese sollën minimin e federatës.

Gjatë diskutimit dhe përgjigjes së pyetjeve, autori gjykoi politikisht qëndrimet dhe aktet e figurave kryesore të kohës, siç ishte presidenti Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. Jo për t”I etiketuar si heronj apo tradhtarë, sepse për të, këto terma qëndrojnë vetëm nëpër libra; në praktikë dhe në luftë, vendimet shpesh janë edhe aksidentale.

Autori tha se ndërmarrja për ta sjellë historinë e luftës së Kosovës në Shqipëri, shkonte përtej arsyes personale. Ai e vizitoi Shqipërinë për herë të parë në vitin 1992, ku zbuloi një tjetër vend nga ai për të cilin i kishte folur, ose më saktë e kishte gënjyer, i ati.

“U desh të përcaktohemi mes Beogradit dhe Tiranës. Unë jam përcaktuar me Tiranën dhe me gënjeshtrën”, ishte përgjigjja e të atit kundrejt kërkesë llogarisë për atë që i kishte treguar. “Unë e falënderoj që ai ka gënjyer, se ndoshta, sikur të gjithë të kishin rrëfyer të vërtetën, ndoshta të gjithë do të ishin adhuruesit e Beogradit ose të Jugosllavisë”, theksoi Haxhiu.

Më tej, ai u ndal edhe te ndikimi që pati Shqipëria në arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ajo ishte frymëzim dhe e kaluara historike mbante gjallë përpjekjet e tyre në rrugën e lirisë.

“Shqipëria është më shumë sesa Drenica. Drenica ka jetuar për shkak të Shqipërisë dhe lëvizjet kaçake kanë jetuar për shkak të Shqipërisë. Me gjithë dhimbjen që e kemi shpeshherë për Shqipërinë, por ajo është baza kryesore e pavarësisë sonë”, tha Haxhiu, duke shtuar këtu edhe faktorë të tjerë si Lidhja Demokratike e Kosovës, LPK-ja apo diaspora, që mobilizuan së brendshmi luftën e tyre, krahas faktorit ndërkombëtar, e kryesisht Britanisë, e cila kërkoi dhe loboi për Kosovën e pavarur.

Duke e vlerësuar si një nga autorët premium të UET Press, botuesi Henri Çili e cilësoi autorin një personazh pa të dytë në hapësirën shqiptare, i cili ka farkëtuar komunikimin intensiv Shqipëri-Kosovë. “Ai ka bërë vepra dhe projekte të jashtëzakonshme në funksion të bashkëpunimit, për të çarë atë murin që ekzistonte për gati 100 vjet mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë. Si i tillë, ai është një lloj senatori edhe politik dhe kulturor i kësaj hapësire.”

Kryeredaktorja e UET Press, Suadela Balliu, tha se rëndësia e angazhimit të autorit qëndron jo në pretendimin për ta thënë fjalën e fundit mbi historinë, por në kontributin për kërkimin e së vërtetës dhe hapjen e një debati të lirë, konstruktiv dhe të argumentuar. Sipas saj, ky debat duhet të zhvillohet në Kosovë, në Shqipëri dhe në të gjithë hapësirën shqiptare.

Tag:Baton Haxhiu, Kosova, pavarësia

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, Xhepa: Shpërndarja e barabartë e investimeve të huaja do të rrisë ekonominë
November 6, 2026

You may also like

885671054_18036265766851982_5473186041977434128_n
UET në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, Xhepa: Shpërndarja e barabartë e investimeve të huaja do të rrisë ekonominë
5 November, 2026
polis 25-2 call for paper
CALL FOR PAPERS POLIS 25 issue 2
5 November, 2026
spain
CALL FOR APPLICATIONS for EUT Staff Members
4 November, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy