• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET diplomon brezin e 18-të bachelor, arritje dhe krenari në prag të 20-vjetorit

  • Date July 12, 2026

Në një ceremoni të pangjashme, plot emocione, arritje dhe krenari, Universiteti Europian i Tiranës diplomoi brezin e 18-të të programeve bachelor. Rreth 500 studentë hodhën kapelat në Pallatin e Kongreseve, duke përmbyllur një etapë të rëndësishme që do të shënjojë karrierën dhe rrugëtimin e tyre profesional.

Kjo ceremoni përkon me vitin e 20-të të themelimit të UET-it, një komunitet që zgjerohet nga viti në vit, me përgatitjen e profesionistëve të të gjitha fushave, të cilët kontribuojnë në sendërtimin e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Nga pak qindra studentë të regjistruar në vitin 2006, në mijëra të diplomuar dy dekada më pas, në një universitet të akredituar ndërkombëtarisht, që ofron mundësi dhe hapësira të panumërta për studentët. Nga një hapësirë me pak metra katrorë, së shpejti drejt një kampusi modern, i cili do të ofrojë eksperiencën më të mirë të studimeve në Shqipëri për të gjithë brezat e ardhshëm.

Kjo ceremoni diplomimi nuk pati vetëm bilance, arritje e urime; pati edhe udhëzime dhe këshilla të vyera, që erdhën përmes të ftuarve specialë, si: Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dy alumni të UET-it, Junida Katroshi dhe Enxhi Nasufi, si edhe gazetarja Ermira Causholli. Pedagogët dhe drejtuesit e universitetit ndanë “porositë” e fundit për studentët e tyre, që do të jenë kolegët dhe bashkëpunëtorët e ardhshëm, ndërsa nuk munguan as emocionet e studentëve, të përcjella përmes zërit të pesë ekselentëve.

Presidenti Xhepa: Mos e ndërprisni kurrë ndërveprimin human

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, e nisi fjalën e tij me bilancin e rritjes së këtij universiteti ndër vite, i cili nisi me pak qindra studentë dhe, në fund të dekadës së dytë, arriti në më shumë se 31.000 studentë.

“Jemi një qytet, jo vetëm një sallë e bukur, por një qytet i bukur i komunitetit të UET-istëve. Së bashku me ju, sot universiteti ynë ka diplomuar rreth 9.000 studentë në programin bachelor”, tha Xhepa.

Ai foli për sfidat e reja që i presin studentët pas daljes në tregun e punës, me depërtimin dhe ristrukturimin që po sjell inteligjenca artificiale. Prof. Xhepa këshilloi të rinjtë të përqafojnë ndryshimet dhe zhvillimet, por pa humbur sensin kritik.

“Të mos e braktisim ndërveprimin human, marrëdhënien sociale dhe mënyrën tradicionale të jetës, duke e zëvendësuar me komunikimin përmes rrjeteve virtuale. Të përqafojmë teknologjitë e reja, sepse ato na mundësojnë të zgjidhim sfidat e sotme, por duhet të jemi të vëmendshëm edhe në raport me rreziqet e tyre.”

Guvernatori Gent Sejko: Përqafojeni revolucionin teknologjik, por mos humbisni në të

I ftuar nderi në këtë ceremoni, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, foli gjithashtu për transformimin që po pëson tregu i punës, si edhe sektori i financave dhe bankave. Sejko tha se institucionet dhe tregjet e sotme të punës kërkojnë profesionistë që dinë të analizojnë të dhënat, të përdorin teknologjinë, të kuptojnë inteligjencën artificiale, të menaxhojnë rreziqet kibernetike dhe të marrin vendime të mbështetura në analiza të avancuara.

“Përqafojeni revolucionin e inteligjencës artificiale, por mos humbisni në të”, këshilloi guvernatori të rinjtë.

Ai kujtoi bashkëpunimin e gjatë me UET-in dhe kontributin e universitetit në tregun e punës.

“Në Bankën e Shqipërisë ne kërkojmë profesionistë që dinë të kombinojnë njohuritë ekonomike me aftësitë analitike, teknologjinë dhe gatishmërinë për të mësuar vazhdimisht. Pikërisht për këtë arsye, sot dua të përgëzoj Universitetin Europian të Tiranës për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin e arsimit të lartë shqiptar. Rrugëtimi juaj i suksesshëm 20-vjeçar jo vetëm që ka përgatitur dhe diplomuar profesionistë të aftë për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, përfshirë këtu drejtues kompanish dhe korporatash, por gjithashtu ka sjellë një model të ri edukimi, të bazuar te bashkëpunimi me industrinë dhe tregun e punës.”

Duke e vendosur theksin te nxitja e kërkimit shkencor, Sejko i inkurajoi studentët të marrin pjesë në konkursin “Çmimi i Guvernatorit”, i cili vlerëson punimin më të mirë të studentëve, si dhe prezantoi mundësitë që institucioni që ai drejton ofron për të sapodiplomuarit.

Rektorja Kruja: Ndërkombëtarizimi, drejtimi kryesor i UET

Rektorja e UET-it, Prof. Dr. Drita Kruja, tha se UET nuk është vetëm një vend ku transmetohen njohuri, por një komunitet ku formohen profesionistë, qytetarë të përgjegjshëm dhe liderë të së ardhmes. Profesorja theksoi se universiteti vijon misionin për një arsim cilësor, duke thelluar rrugën e ndërkombëtarizimit përmes projekteve dhe partneriteteve me institucione dhe universitete evropiane.

“Misioni ynë ka qenë t’ju ofrojmë një arsim cilësor, të lidhur ngushtë me kërkimin shkencor, tregun e punës, sipërmarrjen, teknologjinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ky mision reflektohet në arritjet e studentëve tanë. Gjatë këtij viti akademik, studentët e UET-it kanë përfaqësuar universitetin me dinjitet në projekte ndërkombëtare, konkurse, iniciativa kërkimore, aktivitete artistike dhe gara teknologjike, siç janë hackathon-et.”

Një nga drejtimet më të rëndësishme të Universitetit Europian të Tiranës, i cili ka qenë ndër të parët që ka marrë akreditimin britanik nga British Quality Assurance Agency (QAA), mbetet ndërkombëtarizimi.

“Përmes programit Erasmus dhe partneriteteve tona me 150 universitete evropiane e më gjerë, studentët tanë kanë pasur mundësi të zhvillojnë një pjesë të studimeve jashtë vendit.”

Motivim nga Junida Katroshi dhe Enxhi Nasufi, alumni të UET-it

Në 20 vitet e historisë së UET-it janë diplomuar 18 breza studentësh: profesionistë të financës, menaxhimit, shkencave politike, arkitektë, inxhinierë ndërtimi, artistë, studiues të komunikimit, psikologë, sportistë etj. Karriera e tyre ka vijuar në sektorë të ndryshëm të sektorit publik dhe privat, në pozicione drejtuese dhe menaxheriale, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Junida Katroshi dhe Enxhi Nasufi ishin dy alumni të UET-it, të ftuara speciale në këtë ceremoni, të cilat ndanë emocionet dhe përvojën e tyre personale, si dhe dhanë këshilla për të gjithë të rinjtë që tashmë ndodhen përballë sfidave të reja të tregut të punës.

“Një nga misionet që UET-i i vendosi vetes ishte lidhja e studimeve me tregun e punës. Pa e ditur, ky u bë edhe misioni im: të mundësoja që studentët e UET-it të ishin pranë tregut financiar dhe bankar, të njihnin drejtpërdrejt kërkesat e tregut, të një industrie që ecte po aq shpejt. Vizioni nuk mbeti aty, thjesht me diplomën time. Unë kam 20 vite që jam pjesë e UET-it”, nënvizoi Junida Katroshi, e cila ka një karrierë të gjatë në sektorin bankar dhe më pas në fushën e Marrëdhënieve me Publikun.

“Ndërsa dilni nga kjo sallë me diplomën në duar, mos merrni me vete vetëm njohuritë që fituat. Merrni edhe kurajën për të ëndërruar, për të gabuar, për t’u ngritur sërish dhe për të jetuar me dinjitet. Hapjani krahët jetës dhe mos kini frikë prej saj”, ishte këshilla, mes emocionesh, e moderatores Enxhi Nasufi.

Eksperienca e ekselencës në zërin e pesë studentëve

Askush nuk mund ta përjetojë më shumë këtë ceremoni sesa ata që janë protagonistët e ditës. Janë sakrificat, mundimet, orët pa gjumë dhe streset e provimeve, që tashmë treten në kohë dhe shuhen mes zërave të hareshëm, fytyrave të qeshura dhe çasteve që fiksohen në aparat.

Në pamundësi për të dëgjuar zërin e qindra të diplomuarve, UET-i e ka kthyer në traditë fjalimin e ekselencës, ku pesë studentët me rezultatet më të larta gjatë tre viteve akademike, nga secili fakultet, ndajnë emocionet dhe mirënjohjen e tyre për ata që i mbështetën në këtë rrugëtim.

Të përzgjedhurit e këtij viti ishin: Ira Haxhiu nga Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit; Joni Shtambari nga Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare; Xhuljana Pjetraj nga Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale; Ola Dibra nga Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës; Evgjeni Buçka nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.

Kur prindi ngjitet në skenë

Pati shumë momente speciale kjo mbrëmje, të cilat emocionuan, përlotën dhe frymëzuan shumëkënd. Për gazetaren e njohur Ermira Causholli ishte një çast krenarie të ngjitej në skenë si prind dhe të përcillte emocionet e saj, ashtu siç i përjetonin qindra prindër dhe familjarë në sallë.

“Unë jam mamaja e njërës prej studenteve që diplomohen sot. Nuk po e them emrin, sepse duhet të përmend të gjithë emrat tuaj dhe koha nuk na premton”, u shpreh ajo e emocionuar, ndërsa dha një mesazh për të gjithë të rinjtë në sallën e Pallatit të Kongreseve.

“Në emër të të gjithë prindërve, uroj dhe këshilloj fëmijët tanë që diplomohen sot të zgjedhin të hapin rrugë e shtigje pa u trembur, sepse dija i çon në drejtimin e duhur; të mos heqin dorë nga libri, nga të mësuarit e vazhdueshëm, sepse këto janë shkallët më të forta për t’u ngjitur të sigurt.”

Dy festa në një ditë

Ndodh rrallë, ndoshta edhe kurrë, që teksa pret të ngjitesh në skenë për të marrë diplomën, të dëgjosh emrin tënd dhe më pas një urim ditëlindjeje përmes tingujve të muzikës, ndërsa fotografia jote shfaqet në ekran. Salla elektrizohet, të gjithë brohorasin dhe ti ende nuk arrin ta besosh se kjo që po ndodh është e vërtetë.

Këto ishin ndjesitë dhe përjetimet e tre studenteve që u surprizuan me një urim ditëlindjeje. Për Megi Kanaçin, të diplomuar në Financë, Anida Zonjën, të diplomuar në Psikologji, dhe Geisi Ramobanajn, të diplomuar në Menaxhim Biznesi, kjo ditë dhe kjo ditëlindje do të kujtohen çdo vit, me të njëjtin emocion që përjetuan në Pallatin e Kongreseve më 9 korrik 2026.

Ceremonia u mbyll me përshëndetjen e pesë dekanëve: Prof. Asoc. Dr. Elona Shehu, dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit; Prof. Asoc. Dr. Ervis Iljazaj, dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare; Prof. Dr. Belina Budini, dekane e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale; Prof. Asoc. Dr. Teuta Xhindi, dekane e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës; dhe Dr. Elvana Rista, dekane e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Më tej, emrat e 475 studentëve u thirrën në skenë. Ata finalizuan rrugëtimin e tyre me hedhjen e kapelës, mes përqafimeve, lotëve dhe urimit që rrugëtimi i tyre të jetë po aq i gëzuar sa mbrëmja e 9 korrikut.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Institucionet dhe industria në UET/ Forum për programin AMT dhe përgatitjen e gjeneratës së ardhshme të aviacionit
July 12, 2026

You may also like

2S3A0833
Institucionet dhe industria në UET/ Forum për programin AMT dhe përgatitjen e gjeneratës së ardhshme të aviacionit
6 July, 2026
2S3A0398
Harvardi flet shqip, studentët dhe pedagogët e universitetit amerikan vijnë në UET
30 June, 2026
2S3A0070
Promovohet ECONOMICUS 25-1/ Xhepa: Nevojitet reflektim për një model të ri zhvillimi
25 June, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy