• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

UGJ nderon profesorin e UET-së me titullin “Doctor Honoris Causa”

  • Date May 18, 2021

Universiteti i Gjirokastrës ka organizuar sot ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për Prof. Fatos Tarifa, Phd me motivacionin: “Personalitet me ndihmesa origjinale në fushën e sociologjisë politike, të historisë e të lëvizjeve progresive të mendimit; erudit dhe qytetat i shenjuar; me ndikim të vlerësuar dukshëm në jetën e sotme të shoqërisë shqiptare; mbrojtës e përurues i denjë i vlerave të krijuara nga populli shqiptar në rrjedhë të kohërave; me kontribute akademike e të kërkimit shkencor të një rëndësie parësore në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës.”

Në ceremoni ishin të pranishëm personalitete akademike, si rektori i UET, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Prof.Dr. Ksenfon Krisafi, akademiku Pëllumb Xhufi, autoritete vendore dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij rektori i UGJ, Prof. Dr. Bektash Mema pohoi se në rrjedhën e dekadave profesor Tarifa prezantohet si një nga intelektualët më vizionarë dhe me kontribute nga më të vlerësuarat. Ai e ka cilësuar Prof. Tarifën si kërkues me origjinalitet të spikatur, studiues i të tashmes dhe vizionar i të ardhmes. “Ndër vite Universiteti i Gjirokastrës ka zhvilluar politikat e tij edhe përmes ideve vizionare të prof. Tarifës”, u shpreh rektori Mema.

Zv/rektorja e UGJ, Prof. Asoc. Valbona Duri paraqiti prezantimin e rekomandimeve mbi të cilat ky institucion bëri akordimin e titullit “Doctor Honoris Causa” për Prof. Dr. Fatos Tarifën.

Në fjalën e tij, rektori i UET, Prof. Dr. Tonin Gjuraj e quajti Tarifën një personalitet dinamik e poliedrik, i cili endet mes diplomacisë, kërkimit shkencor dhe akademisë, “duke na kujtuar çdo ditë se pasurimi i vetes dhe zbulimi i interesave të reja është një proces, i cili nuk ndalet kurrë”.

“Fatos Tarifa është një figurë e rëndësishme e diplomacisë shqiptare. Si ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai është përpjekur të përmirësojë imazhin e vendit tonë nëpër botë, duke shpalosur në ato vende ku ka punuar më të mirën e kulturës sonë, traditave dhe identitetit tonë kombëtar.  Pajisur me taktin e maturinë e diplomatit dhe dijen e thelluar të akademikut, Fatos Tarifa ka ditur të jetë një zë dinjitoz i Shqipërisë në arenën politike ndërkombëtare.

Kërkimi shkencor është një tjetër dimension për t’u nënvizuar dhe lëvduar tek profesor Tarifa.  Si sociolog, studiues i teorive politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ai është autor i shumë librave dhe i shumë artikujve të botuar në revistat shkencore më prestigjoze, brenda dhe jashtë vendit.  Çdo ditë që kam punuar me të, kam qenë dëshmitar i skrupolozitetit me të cilin analizon teoritë e përpunon të dhënat, skrupolozitet që më lumturon, sepse është fat të punosh me akademikë, të cilët kuptojnë peshën e veprës së tyre dhe përgjegjësinë që kanë ndaj lexuesit, dijes, por edhe qytetit a vendit ku jetojnë e punojnë.

Megjithatë, tek Fatos Tarifa unë kam parë, respektuar e vlerësuar më shumë pedagogun dhe mentorin e dedikuar”, tha Gjuraj, duke shtuar se të rinj nga të katër anët e botës kanë pasur fatin të jenë pjesë e klasave dinamike, sfiduese, plot materiale studimore, me mendim kritik e reflektues të profesor Tarifës.

Mes emocionesh dhe nostalgjisë për vendin e origjinës, Prof. Dr. Fatos Tarifa ka falenderuar të pranishmit për vlerësimin, ndërsa u shpreh se Gjirokastra për të zë një vend të veçantë. Ai shprehu gatishmërinë e një bashkëpunimi konkret institucional dhe personal, duke risjellë në vëmendje edhe marrëveshjen e bashkëpunimit mes UET dhe UGJ.

  • Share:
admin

Previous post

Thirrje për aplikime për shkëmbim studentor në Universitetin Saarland, Gjermani
May 18, 2021

Next post

UET, festival takimesh në 5 qytetet më të mëdha
May 22, 2021

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET