• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Inovacioni në agjendën e BE-së/ Mbi 41 kërkues të huaj shkencor, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare në UET

  • Date April 13, 2025

Universiteti Europian i Tiranës zhvilloi për të dymbëdhjetin vit radhazi Konferencën Ndërkombëtare Ditët e Studimeve Shqiptare. Tematika ombrellë e këtij viti, “Nxitja e inovacionit në kornizën e agjendës së re konkurruese të BE-së”, mblodhi një numër të lartë punimesh shkencore me autorë shqiptarë, si dhe kërkues shkencor të huaj nga rajoni dhe Europa.

Dita e hapjes së konferencës, që si çdo vit zhvillohet në muajin prill, përkoi me përmbylljen e dy projekteve Jean Monnet të zbatuara në UET, nën financimin e Bashkimit Europian, me fokus shtimin e njohurive dhe ekspertizës për çështjet e unionit dhe integrimit.
Përveç akademikëve e studentëve, eventi hapës në Tirana International Hotel, u nderua me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, drejtues institucionesh dhe agjencish qeveritare, puna e të cilave është e lidhur drejtpërdrejtë dhe konsiston në çuarjen përpara të proceseve të integrimit.

Presidenti i UET, prof. asoc. dr. Selami Xhepa tha se në një botë që ndryshon dita ditës ka shumë çështje interesante për të qenë objekt i kërkimit shkencor. “Por kishim shumë arsye të mira për të ftuar studiuesit të diskutonin çështjet e integrimit në BE dhe zhvillimet e pritura që do të kenë një fuqi transformuese për shoqërinë shqiptare, politikën dhe ekonominë e saj”, theksoi Xhepa.

Hapja zyrtarisht e dy grup-kapitujve I dhe III në fund të 2024-ës dhe përgatitja e hapjes së grup-kapitullit tjetër, ndërsa qeveria dhe kryeministri synojnë mbylljen e procesit pas dy viteve, sipas ekspertit të ekonomisë është një arsye e rëndësishme për të trajtuar ndryshimet dhe transformimet që do të pësojë shoqëria shqiptare në ekonomi, industri, tregje apo sektorë të caktuar. E ndërsa Shqipëria përgatitet drejt këtij tranzicioni, bota ndërkombëtare është mes proceseve të reja ekonomike dhe politike, e kërcënuar nga lufta tarifore.

“Raporti mbi konkurrueshmërinë, ose raporti Draghi, i publikuar vitin e kaluar trajton këto shqetësime dhe po shërben si një mjet për ndryshime politikash në BE, më konkretisht duke nxitur reforma në politikat e kërkimit, zhvillimit dhe inovacionit, pa përdorur asnjë rritje tarifash”, sqaroi presidenti, duke shtuar se integrimi në BE do të shërbejë si motor ndryshimesh pozitive dhe reformuese për vendin tonë.

Një moment kyç për komunitetin akademik dhe shkencor, e cilësoi rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, prof. dr. Drita Kruja. Sipas saj, tema e kërkimeve shkencore, përveçse pasqyron ndryshimet që ndodhin përreth, iu kujton universiteteve rolin që duhet të luajnë në formësimin e së ardhmes.
“Ne duhet të jemi të gatshëm të udhëheqim, të propozojmë zgjidhje dhe të veprojmë drejt një të ardhmeje moderne, gjithëpërfshirëse dhe europiane”, nënvizoi Kruja.

Rektorja u shpreh krenare, që mes më shumë se 200 autorëve, të cilët do të prezantojnë mbi 95 punime shkencore, 41 prej tyre vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Portugalia, Holanda, Italia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe vende të tjera. “Ata i shtojnë konferencës sonë një frymë ndërkombëtare dhe një perspektivë globale”.

DSSH XII organizohet në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës, njëkohësisht partner i njërit prej projekteve Jean Monnet. Në fjalën e tij, prof. Francesco Privitera, foli për bashkëpunimin universitar dhe impaktin që ai ka në forcimin e partneriteteve, zhvillimin dhe shpërndarjen e vlerave të përbashkëta.
“Investimi në proceset trajnuese në këtë rajon dhe në transformimin e rrjeteve lokale të universiteteve është esencial për të siguruar një përshpejtim të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”.

Profesori theksoi më tej se projekti Jean Monnet demonstroi rëndësinë e edukimit dhe kërkimit në suportin e procesit të integrimit duke sjellë përfitime për të gjithë.

Ndërsa ka hyrë në procesin e ndërkombëtarizimit për studentët e huaj, Universiteti Europin i Tiranës gjendet prej vitesh mes partneriteteve e shkëmbimeve akademike, duke zënë vendin e parë në rajon për fitimin dhe zbatimin e projekteve europiane me ndikim të gjerë për vendin dhe rajonin.
Drejtori i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Herbert Perr, foli për rëndësinë e ndërkombëtarizimit në fushën e arsimit, duke u ndalur veçanërisht në projektet e financuara nga Bashkimi Europian, siç është Erasmus + apo Jean Monnet, që kontribuojnë në zhvillimin e përbashkët dhe ruajtjen e vlerave të unionit.


Duke e konsideruar temën e punimeve mjaft të rëndësishme për të gjithë, z. Perr theksoi se nuk ka konkurrueshmëri të qëndrueshme në asnjë biznes apo vend pa u përqendruar në rishpikjen e vetes dhe përvetësimin e inovacionit. “Inovacioni nuk mund të ndodhë në mënyrë të qëndrueshme pa qenë konkurrues në një mjedis sfidash të konsoliduara që rishpikin veten.”

Drejtuesja e Njësisë për Planifikimin Strategjik dhe Programet Zhvillimore në Kryeministri, Oriana Arapi, tregoi se ambicia e qeverisë është që puna teknike të jetë gati për hapjen e grup-kapitullit të gjashtë në fund të këtij viti. Ajo e cilësoi inovacionin një fjalë kyçe në përballjen me sfida të ndryshme gjatë punës së përditshme, në analizimin dhe kalkulimin e impaktit që do të ketë adaptimi i udhëzimeve dhe legjislacionit europian në një kohë të shkurtër.

Më tej, znj. Arapi theksoi rëndësinë e faktorit njerëzor, dhe specifkisht atij akademik, për të kontribuar në promovimin e inovacionit me programet apo shkëmbimet universitare në union.

Një kthim pas në kohë, e quajti drejtuesja e SASPAC (Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj), Eridana Çano, praninë e saj në këtë mjedis akademik teksa falënderoi UET dhe Universitetin e Bolonjës për sjelljen e reflektimeve në këtë temë të rëndësishme, jo vetëm për politikat por edhe për të ardhmen. “Në një botë kur ndryshimi nuk është më një fazë por një qëndrueshmëri, inovacioni nuk është opsion. Ai është thelbësor, është një urë midis asaj që jemi dhe asaj që do të bëhemi.”

Seanca plenare e Konferencës Ndërkombëtare të UET vijoi pjesën e dytë të punimeve me prezantimin e dy projekteve tre-vjeçare Jean Monnet të përmbyllura: “FinancialAL-EU, (JM Chair) Rritja e njohurive për procesin e integrimit evropian tek studentët në Ballkanin Perëndimor”, i drejtuar nga prof. asoc. dr. Selami Xhepa, dhe i dyti, pjesë e Jean Monnet Center of Excellence, i titulluar “EU FUTUR: Përmirësimi i njohurive mbi procesin e integrimit në BE tek studentët universitarë në Ballkanin Perëndimor”, ku UET ishte partner me universitete të tjera rajonale.

Konferenca vijon të ditën e dytë të punimeve të premten, më 11 prill, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, ku do të prezantohen kërkimet shkencore para pesë paneleve sipas fakulteteve të këtij universiteti. Në mbyllje të konferencës shkencor, referuesit do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje, ndërsa disa prej punimeve do të botohen në pesë revistat shkencore të UET-it: Polis, Economicus, Justen&Justicia, Ingenious dhe Medicus.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

International Days/ UET mirëpret stafet e universiteteve partnere europiane
April 13, 2025

Next post

DSSH në UET/ Profesori i Bolonjës, Francesco Privitera: Jam i impresionuar nga cilësia akademike dhe shkencore
April 15, 2025

You may also like

-900-0-1747307453xfb-img-1747306855114-204 (1)
UET zhvillon edicionin e parë Start Up Week, çmim financiar për idenë fituese
20 May, 2025
HHA_0402
Neurologu amerikan, John C. Witt, në një Leksion të Hapur: Tre karakteristikat thelbësore të një mjeku
14 May, 2025
HHA_9243
Leksion i Hapur me studentët e Arteve Skenike për Eugene O’Neill, babanë e dramës moderne amerikane
14 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET