• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

DSSH në UET/ Profesori i Bolonjës, Francesco Privitera: Jam i impresionuar nga cilësia akademike dhe shkencore

  • Date April 15, 2025

Rikthimi në Shqipëri pas më shumë se dy dekadash nuk ishte pa surpriza. Tirana e atyre viteve nuk kishte lidhje me atë që gjeti në 2025-ën. Por më i surprizuar mbeti nga cilësia dhe përparimi që kanë pësuar universitetet dhe arsimi i lartë në vendin tonë.

Profesor i Asociuar i politikës dhe historisë së Evropës Lindore, në Universitetin e Bolonjës, Francesco Privitera, ishte i ftuari special në Konferencën Ndërkombëtare Ditët e Studimeve Shqiptare, zhvilluar për të dymbëdhjetin vit radhazi nga Universiteti Europian i Tiranës.
Ai mori pjesë në seancën plenarë të konferencës ku foli për bashkëpunimin me UET, si dhe vizitoi kampusin, njohu ambientet dhe ndoqi nga afër prezantimet e profesorëve dhe doktorantëve të paraqitura në pesë panele, sipas fakulteteve përkatëse të universitetit.

“Kjo është hera ime e parë që marr pjesë në Ditët e Studimeve Shqiptare. Jam shumë i lumtur dhe ishte një mundësi e shkëlqyer për mua. Mësova shumë… U impresionova gjatë prezantimeve shkencore nga cilësia akademike dhe shkencore si dhe nga profesorët dhe studentët këtu”, shprehet prof. Privitera.

Me mbështetjen e Universiteti të Bolonjës, UET zhvilloi në datat 10-11 prill edicionin e XII-të Ditët e Studimeve Shqiptare, eventi më i rëndësishëm për këtë universitet, por edhe për kërkimin shkencor dhe cilësinë akademike në vend. Mbi 200 kërkues shkencorë, 41 prej të cilëve nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Holanda dhe vende të tjera evropiane, prezantuan mbi 95 punime shkencore.

Tematika e këtij edicioni e kishte fokusin në nxitjen e inovacionit në kuadër të agjendës së re të konkurrueshmërisë në Bashkimin Europian. Dihet tashmë që Shqipëria ka nisur negociatat dhe ka çelur disa grup-kapituj, teksa ka nisur që hapja e gjithë grup-kapitujve të bëhet brenda 2025-ës.

Universiteti i Bolonjës dhe prof. asoc. Francesco Privitera, i cili është njëkohësisht drejtor i Institutit për Europën Qendrore Lindore dhe Ballkanin, prej tre vitesh ka një bashkëpunim më të ngushtë me Universitetin Europian të Tiranës, në kuadër të projektit Jean Monnet Center of Excellence, financuar nga Bashkimi Europian. Projekti i titulluar “EU FUTUR- Përmirësimi i njohurive mbi procesin e integrimit në BE tek studentët universitarë në Ballkanin Perëndimor” u përmbyll me një bilanc pozitiv dhe frytdhënës në muajin prill. Përveç UET dhe Universiteti të Bolonjës, partnerë në projekt ishin edhe universitete nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina.

Lidhur me eksperiencën e këtij bashkëpunimi, prof. Privitera thotë se ky projekt ishte dobiprurës për zgjerimin e network-ut. “U befasuam pozitivisht, jo për të thënë se ka një paragjykim, por për shkak se gjetëm një nivel efikasiteti që nuk mund ta gjeni ndonjëherë në as në universitete ose vende të pajisura më mirë, brenda Bashkimit Evropian”, nënvizon profesori.

Ashtu si tema e Konferencës Ndërkombëtare, edhe fokusi i projektit ishte te promovimi i njohurive mbi tre aspekte të rëndësishme të integrimit në BE, të lidhura me njohuritë e përgjithshme, kapitujt e integrimit në BE dhe procesin pas anëtarësimit. Integrimi në BE për profesorin mbetet një proces i ndërlikuar, për shkak edhe të çështjeve të brendshme të vetë unionit duke shtyrë kështu anëtarësimin përfundimtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Përtej çështjeve që kanë të bëjnë me ekonominë, prof. Francesco Privitera thotë se integrimi ka të bëjë edhe me ndërlidhjen mes shoqërive për të mirëpritur të rinjtë në union dhe për të lehtësuar integrimin e plotë të tyre në sistemin evropian.

Sipas tij, një rol thelbësor këtu luajnë universitetet “për t’u bërë një ndërmjetës në proces dhe për të punuar në një mënyrë pozitive”.
“Përmes sistemeve arsimore, ne gjithashtu mund të kapërcejmë stereotipet, paragjykimet, si të thuash barrierat, barrierat kulturore që mund të vonojnë në një farë mënyre vetë procesin. Kjo është një detyrë e shkëlqyer, do të thosha, dhe, sa më shumë të jemi në gjendje të zbatojmë rrjetet arsimore, aq më shumë do ta përshpejtojmë procesin, padyshim.”

Përveç projektit Jean Monnet Center of Excellence, UET përmbylli edhe një projekt të dytë 3-vjeçar, Jean Monnet Chair, drejtuar nga prof. asoc. dr. Selami Xhepa, me fokus në integrimin e agjendës evropiane në kurrikulën universitare, e më specifikisht përvetësimin e njohurive në çështjet financiare me theks në politikën monetare, tregjet dhe sistemin bankar.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Inovacioni në agjendën e BE-së/ Mbi 41 kërkues të huaj shkencor, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare në UET
April 15, 2025

Next post

Projekti Visegrad/ Trajnim 2-ditor në UET për zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë
April 25, 2025

You may also like

HHA_0402
Neurologu amerikan, John C. Witt, në një Leksion të Hapur: Tre karakteristikat thelbësore të një mjeku
14 May, 2025
HHA_9243
Leksion i Hapur me studentët e Arteve Skenike për Eugene O’Neill, babanë e dramës moderne amerikane
14 May, 2025
HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET