• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Workshop-i i DITURIUM Media Lab për edukim mediatik bashkon UET, Harvard dhe Arizona State University

  • Date September 2, 2026

Ndërtimi i një ekosistemi aktorësh është thelbësor për të kuptuar si duhet median në epokën digjitale. Ishte ky një ndër konkluzionet kryesore të workshop-it të zhvilluar nga DITURIUM Media Lab në Universitetin Europian të Tiranës.

Aktiviteti bëri bashkë ekspertë të komunikimit dhe medias, kërkues shkencorë nga universitetet më të mira sot në botë, së bashku me studentë të komunikimit në UET dhe profesionistë të medias tradicionale dhe digjitale. Pas leximit dhe analizës së kontekstit mediatik në Shqipëri, ata shkëmbyen ide dhe propozime për ndërtimin e metodologjive dhe instrumenteve që do të kontribuojnë në edukimin e shoqërisë, për të krijuar një publik më të informuar, më kritik dhe më rezistent ndaj dezinformimit.

Ky ishte workshop-i i radhës i organizuar nga Qendra DITURIUM dhe DITURIUM Media Lab, i cili nisi punën për ndërtimin e kornizës metodologjike dhe analitike të Media Literacy Incubator and Framewatch Albania, një iniciativë që synon të lidhë kërkimin akademik me eksperimentimin, prodhimin multimedial dhe edukimin mediatik të të rinjve.

Grupi i punës drejtohet nga Prof. Dr. Belina Budini, dekane në UET dhe drejtuese projekti, me pjesëmarrjen e Prof. Albana Shehaj nga Harvard University, Diaspora Fellow, dhe Elira Canga, PhD (c), nga Arizona State University, së bashku me kërkues dhe pedagogë të UET, ekspertë të teknologjisë së informacionit, multimedias e dizajnit.

Kalimi nga koncepti te metodologjia dhe nga metodologjia te produkti ishte një tjetër element ku u fokusua workshop-i. U diskutua gjerësisht gjetja dhe përcaktimi i mënyrës se si do të mblidhen, analizohen dhe përkthehen të dhënat dhe gjetjet kërkimore në formate digjitale të përdorshme nga studentët, të rinjtë, profesionistët e medias dhe publiku.

Iniciativa vjen në kuadër të bashkëpunimit me AADF dhe programin READ, AMA dhe StartUp Albania, e cila synon të sjellë në një ekosistem të përbashkët ekspertizën akademike ndërkombëtare, kërkuesit e UET, studentët dhe profesionistët e medias.

Përmes ekspertizës së Harvard University, Arizona State University dhe UET, Media Literacy Incubator ka qëllim krijimin e një modeli ku universiteti nuk është vetëm hapësirë mësimdhënieje, por kthehet në laborator kërkimi, testimi dhe prodhimi. Pikërisht, për të ndërtuar këtë urë mes universitetit dhe praktikës, DITURIUM Media Lab do të krijojë një sërë produktesh dhe materialesh, në formë të shkruar dhe vizuale, për përdorim akademik dhe përtej auditorëve.

Ky laborator do të shërbejë si një platformë digjitale e informacionit dhe burimeve, por dhe si një hapësirë kërkimore e aplikative për edukimin mediatik, transparencën dhe llogaridhënien digjitale.

FRAMEWATCH Albania do të jetë një tjetër produkt i projektit, i konceptuar si instrument për monitorimin dhe analizën sistematike të kornizave dhe narrativave mediatike.

Me përfshirjen e profesionistëve të medias dhe bashkëveprimin e studentëve, do të zhvillohet një seri podkastesh dhe produktesh multimediale, ku kërkimi dhe ekspertiza akademike do të përkthehen në diskutime, intervista dhe përmbajtje të aksesueshme për median.

Një dimension i rëndësishëm i laboratorit është përfshirja e drejtpërdrejtë e studentëve në të gjitha etapat e projektit që nis me kërkimin shkencor dhe përmbyllet me produkte konkrete digjitale. Ata do të kontribuojnë në fact-checking dhe verifikim, në analizën e medias dhe përpunimin e të dhënave, në ndërtimin e storytelling-ut digjital, realizimin e serisë së podkaste-ve dhe formateve të reja multimediale.

Në bazë të të dhënave të mbledhura dhe gjetjeve të projektit, do të ndërtohet Manuali për Edukimin Mediatik, i cili do të ofrojë njohuri, metodologji dhe instrumente praktike për studentët dhe të rinjtë.

Workshop-i i DITURIUM Media Lab ishte më tepër se një takim orientues, pasi shërbeu si pikënisje për ngritjen e këtij ekosistemi që synon të ndërtojë një qasje të re të shoqërisë ndaj medias, e cila për shkak të Inteligjencës Artificiale dhe futjes së teknologjive të reja kërkon një audiencë më të specializuar. Përmes këtij projekti synohet shndërrimi i dijes akademike në zgjidhje të praktike dhe të dobishme për edukimin mediatik të shoqërisë.

Tag:DITURIUM Media Lab, uet, workshop

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Maratonë gjyqësore në “University Law Competition”/ Tre studentet e UET triumfojnë mes gjithë universiteteve shqiptare
September 2, 2026

You may also like

WhatsApp Image 2026-08-27 at 11.11.50 (8)
Maratonë gjyqësore në “University Law Competition”/ Tre studentet e UET triumfojnë mes gjithë universiteteve shqiptare
28 August, 2026
2S3A0105 (2)
UET mirëpriti mbi 40 profesionistë të kujdesit shëndetësor nga Egjipti në workshop-in për menaxhimin e obezitetit
22 August, 2026
IMG_20260821_232126
“Fshati ku të vjedhin burrin”/ Pas suksesit në Festivalin “Vajzë Fest” studentët e UET dhe regjisori Bora përgatiten për KokoFest
21 August, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy