• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

UET-KPT: projekti i përbashkët për zhvillimin strategjik ’20-’25

  • Date September 24, 2020

Universiteti Europian i Tiranës dhe Kolegji Profesional i Tiranës firmosën një marrëveshje partneriteti, në kuadrin jo vetëm të optimizimit të burimeve financiare, teknologjike dhe njerëzore, por edhe të krijimit të kushteve sa më cilësore të edukimit dhe shkëmbimit akademik mes dy institucioneve.

Ky partneritet në fillim të këtij viti akademik, nuk është një bashkëpunim i ardhur rishtazi, por i gjen të dy këto institucione të arsimit të lartë me mjaft të përbashkëta, duke shtruar kështu vijimin e një rruge që pritet të sjellë përftime për të dyja palët, për institucionet por mbi të gjitha për studentët që zgjedhin ta zhvillojnë formësimin e tyre profesional në këto dy institucione.

Para së gjithash, UET,  themeluar në vitin 2006 dhe Kolegji Europian i Tiranës, themeluar në vitin 2015, kanë pasur në grupin e tyre themelues të njëjtët persona. Së dyti, Universiteti Europian i Tiranës i dalluar për një përvojë të gjatë në shumë fusha dhe për një hapje të re drejt degëve teknike, të inxhinierisë, informatikës, mjekësisë teknike, gjen tek Kolegji Profesional i Tiranës një partner të besueshëm dhe të akredituar dhe një lider në mjetet teknike, laboratorët, në dispozicion të Diplomave Profesionale. Po ashtu, stafet e këtyre dy institucioneve janë mjaft komunikues me njëri-tjetrin dhe kjo marrëveshje do ta çoje në një stad të ri këtë bashkëpunim.

Rektori i Kolegjit Profesional të Tiranës, Prof. Dr. Luan Karçanaj, teksa evidentoi vlerat dhe cilësitë që mbartin këto dy institucione në arsimin e lartë shqiptar, theksoi se ky bashkëpunim do të jetë pozitiv dhe frytdhënës, me projekte afatgjata në arsimin e lartë.

“UET  është  një  universitet  me  ndikim  të  lartë  në  shoqërinë  shqiptare,  por  mbi  të  gjitha  e  ka  kthyer  strategjinë  e  tij  në  një  qendër  ekspertize  në  fushën  e  studimeve  shoqërore,  humane,  juridike,  ekonomike  dhe  teknologjisë  së  informacionit  dhe  Kolegji  Profesional  që  unë  përfaqësoj  sot  njeh  vlerën  e  kësaj  eksperience,  e  cila  buron  nga  modelet   më  të mira  të  universiteteve   anglo-saksone. 

Por  edhe  Kolegji  Profesional  i  Tiranës    megjithëse  është  një  institucion  relativisht  i  ri,  ai  ka  ndërtuar  një  rrjet  shumë  mbresëlënës  të  partnerëve  në  Shqipëri  dhe  Evropë  ku  ofron  dije  praktike  dhe  të  adaptueshëm  për  studentët  e  tij  në  një  mjedis  shumë  komod.

Në  planin  afatgjatë,  kjo  marrëveshje  nuk  është  vetëm  një  bashkëpunim  akademik  por  një  strategji  e  ngritur  mbi  frymën  pozitive  në  bashkimin  e  përvojave  të  dy  institucioneve  në  një  sinergji  me  qëllim  të  realizimit  të  një  sërë  projektesh  afatgjata  në  sektorin  e  arsimit  të  lartë.   

Ky  bashkëpunim  i  ri  dypalësh  midis  Universitetit  Europian  të  Tiranës  dhe  Kolegjit  Profesional    rrit  përpjekjet  për  të  hulumtuar  dhe  zgjidhur  sfidat  dhe  problemet  më  të  fundit  me  të  cilat  po  përballen  të  gjithë  sektorët,  ku  dhe  sektori  i  arsimit  të  lartë  nuk  mund  të  ngelej  pas”, u shpreh Rektori Karçanaj.

Po në të njëjtën linjë mendimi ishte edhe Presidenti i UET, Selami Xhepa, i cili e quajti këtë partneritet si një nevojë emergjente, për shkak të problemeve që po paraqiten në sektorin e arsimit të lartë, jo vetëm nga kushtet që krijoi pandemia, por edhe nga faktorët e tjerë politikë, ekonomikë e socialë.

“Konsolidimi i institucioneve të arsimit të lartë përmes formave të ndryshme të partneriteteve, në të gjitha nivelet e tij, po bëhet një nevojë gjithnjë e më shumë emergjente. Kjo për shkak të ndryshimeve demografike, të një tregu që po vjen në tkurrje të fortë nga viti në vit, nevojave për më shumë investime në burimet njerëzore dhe teknologjike që duhen bërë në mënyrë që të modernizohen teksnikat e mësimdhënies dhe përmirësoeht cilësia në arsim, profilizimit më të lartë të programeve studimore dhe diferencimit të dijes sipas niveleve të ndryshme të edukimit dhe formimit profesional, dhe optimizimit të shpenzimeve administrative të mbajtjes dhe drejtimit të institucioneve.

 Ndikimet e panemisë në sistemin universitar, gjithashtu pritet të shtrihen në më shumë se një dekadë. Dhe kjo do të thotë se burimet financiare do të jenë më të kufizuara, ndërkohë që investimet në teknologji do të jenë më të mëdha”, tha ndër të tjera Xhepa.

Si rrjedhojë e këtij partneriteti, institucionet do të ndajnë tani e tutje laboratorët, stafet, bibliotekat, burimet e dokumentacionit për studentët e të dy institucioneve dhe do të ndërtojnë një plan të përbashkët strategjik 5 – vjeçar që të dy institucionet janë duke përgatitur. Po ashtu shoqëritë tregtare që kanë në pronësi këto dy institucione, në kuadrin e jetësimit të planit të përbashkët strategjik do të menaxhojnë interesat e tyre ekonomike për forcimin e dy institucioneve mjaft të rëndësishëm në peizazhin e arsimit të lartë shqiptar. Kjo tendencë e agregimit  të institucioneve të arsimit të lartë privat është ilustrim i parë i një faze që ndoshta ka ardhur për të rritur konkurrueshmërinë e këtij sektori me pjesën tjetër të arsimit të lartë në përgjithësi në Shqipëri dhe të këtyre dy institucioneve në veçanti në kuadrin e panoramës të arsimit të lartë privat në këtë vend.

Kolegji Profesional i Tiranës, u themelua më vitin 2015, duke qenë një risi e veçantë në fushën e arsimit të lartë. Ai ofron 12 programe studimi të larta profesionale, me kohë të plotë, të akredituara që zgjasin 2 vjet dhe me 120 kredite. Profesionet që kanë përqindjen më të lartë të punësimit, janë ato që KPT ofron për studentët. Po ashtu një përfitim tjetër për studentët është se ata diplomohen me titullin Teknik i larte në fushën përkatëse të studimit.

  • Share:
admin

Previous post

Tre sfidat e reja të Rektorit me përvojë të UET, Gjuraj
September 24, 2020

Next post

Në dilemat e sigurisë si një profesion
September 24, 2020

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET E UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET