• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Studentët ekselentë në UET, jo vetëm studentë cilësorë, por dhe më kritikët

  • Date December 13, 2018

Studentët ekselentë në UET, jo vetëm studentë cilësorë, por dhe më kritikët

UET e ka kthyer tashmë në traditë rrjetin e ekselencës që mblidhet dy herë në vit duke patur synim për të thithur më të mirët. Që kur u themelua  UET ofronte politika të ndryshme për ekselentët, ndërsa sot pas 12 vitesh janë ekselentët që ndjekin UET-in.

Universiteti Europian i Tiranës ka organizuar ditën e djeshme takimin e parë për vitin akademik 2018-2019 me rrjetin e ekselencës. Një universitet nuk është i mirë se ka shumë para apo se ka pedagogët më të mirë, por se ka studentët më të mirë. Kjo moto e cila ka qenë baza e universiteteve më të mira në botë është në themel dhe të Universitetit Europian të Tiranës, që në 12 vitet e para të jetës së tij, ka arritur të krijojë një brez ekselentësh, studentë të shkëlqyer që sot janë të punësuar në administratë apo biznes, në jetën akademike ose kanë gjetur veten jashtë vendit duke zhvilluar më tej karrierën e tyre profesionale. Prof. dr. Nevila Nika, rektorja e Universitetit Europian të Tiranës ka ndarë me studentët ekselentë disa momente nga vitet e studimeve të saj. Ajo shprehu mirënjohje dhe kënaqësinë e saj që Universiteti Europian i Tiranës ka shumë ekselentë dhe shpresa e vendit tonë, e ardhmja janë ata.

 

 

“Të shikosh shumë studentë ekselentë më bën të ndihem mirë. Ju uroj mirëseardhjen të gjithë studentëve që sapo kanë filluar studimet. Unë jam, nga të parat, bashkë me profesor Feritin kemi qenë të parët që mbështetëm idenë e katër djemve që nuk i njihja shumë mirë, Henri Çili,  Blendi Kajsiu, Ermal Hasimja dhe Adri Nurellari. E mbështetëm idenë për të krijuar këtë universitet. Dhe ne menduam që është shumë guxim, por pas 12 vitesh edhe unë u bëra pjesë e mësimdhënies në këtë universitet. Kam nderin që prej 3 muajsh jam dhe Rektore e Universitetit Europian të Tiranës. Një universitet modern si të gjithë të tjerët në botë, është jashtëzakonisht befasuese për mua pasi e kam ndjekur dhe universitetin shtetëror dhe kanë një diferencë të madhe. Të jesh student ekselent, në kohën kur ishim ne nuk kishte ndihma, bursa për ekselentët. Neve na e caktonin se çfarë të studionim, edhe kur ta caktojnë duhet t’i shikojmë anën e mirë. Sot keni privilegjin të studioni çfarë dëshironi. Keni mundësinë të merrni informacion pafund, ne nuk e kishim në të kaluarën”, – shprehet Nika.

Prof. dr. Drita Kruja, Prorektore në Universitetin Europian të Tiranës shprehet se fokusi i universitetit është te studentët, te cilësia e mësimdhënies si dhe në funksion të kërkesave që ata kanë. Ajo shprehet se tashmë UET me zgjerimin në pesë fakultete u ofron më shumë mundësi studentëve për të studiuar, si dhe mundësi angazhimi në shumë klube studentore që mund t’i shërbejë si një eksperiencë në profilin që ata studiojnë.

“Do të thoja që jemi shumë krenar për rrjetin e ekselencës por dhe ju duhet të jeni krenar që jeni pjesë e Universiteti Europian të Tiranës, një prej universiteteve lider në Shqipëri. Krahas Prorektores jam dhe pedagoge e Marketingut të Shërbimeve. I japim rëndësi eksperiencës suaj akademike dhe jo akademike. Asnjëri nga ju nuk ka menduar që të vijë në UET dhe mos të ketë mësimdhënie cilësore. Ashtu si konsumatori dhe ju, si dhe ne herë pas here ju bëjmë pyetësorë online në lidhje me problematikat që mund të keni ju me eksperiencën akademike ose jo. Është e rëndësishme shumë për ne që të kemi studentë të cilët punësohen, në të kundërt s’do kishim dhe s’do kemi vlerë nëse nuk kemi rezultate. Kemi sistemin e gjurmimit tonë për të ditur se sa janë punësuar dhe sa jo. Nga 3 fakultet këtë vit jemi me 5 fakultete. Është një punë e gjatë e gjithë stafit. Kemi të gjitha degët që kërkon tregu i punës. Ne kemi përmirësuar dhe riorganizuar jo vetëm fakultetet dhe departamentet por dhe programet ekzistuese. Shfrytëzoni çdo moment të ditës jo vetëm në auditor që është më e rëndësishmja, por merrni më të mirën nga jeta studentore. UET këtë vit ka 11 klube studentore + 3 organizma të departamenteve të arteve dhe sporteve, pasi tashmë ne jemi zgjeruar me programe studimi në sporte, arte dhe për hobin që keni mund ta realizoni me angazhimin ne klubet studentore. Pjesëmarrja në këto klube është një mundësi shumë e mirë për ta sfiduar dhe për ta shijuar jetën studentore”, -shprehet Kruja.

Presidentja e UET Alumni, Adela Danaj tregon se kur u implementua për herë të parë rrjeti i ekselencës në Universitetin Europian të Tiranës dhe si nisi i gjithë ky rrjet që tashmë është prej rrjeteve më të rëndësishme të çdo universiteti. Danaj u shpreh se studentët ekselentë nuk janë thjesht studentët më të mirë dhe më cilësorë por janë dhe studentët më kritikë të cilët përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies në UET.

“Në vitin 2014 u implementua për herë të parë rrjeti i ekselencës dhe drejtuese e parë e këtij rrjeti isha unë. Universiteti Europian i Tiranës ka patur gjithmonë studentë që çojnë përpara idetë, implementojnë dhe i zbatojnë ato. Rrjeti i ekselencës është i rëndësishëm gjithmonë. Unë për fatin tim të keq kam çuar ‘dëm’ 5 vite të jetës sime. Studiova në një fushë që nuk ishte motivuese për mua. E kërkova inspirimin dhe e gjeta te rezultatet e mia të larta. Studiova për stomatologji, por fitova të lexuarit dhe kristalizimin se çfarë duhet të ndiqja. Vendosa të bëj diçka tjetër dhe erdha në UET, dola studente ekselente, e menaxhova këtë rrjet dhe kuptova që rrjeti i ekselencës është rrjeti më i rëndësishëm i universitetit. Ju jeni kritika e universitetit. Ne për t’u përmirësuar kemi nevojë për kritika. Ju sugjeroj të përfshiheni në të gjitha aktivitetet dhe klubet studentore, provojeni veten. Studentët ekselentë që jeni ju, dini më mirë se kushdo tjetër të përdorni armën tuaj më të fortë, që është arsimimi dhe edukimi. Përdoreni sa më mirë pasaportën që ju jep bota e dijes. Promovojini vlerat, përmirësojeni komunitetin ku i përkisni. Mos harroni që ai që është mësues i mirë, nuk di vetëm të shpjegojë por mbi të gjitha t’iu inspirojë. Në Universitetin Europian të Tiranës jam e bindur që i gjeni të gjitha format më të mira të inspirimit, por nëse nuk i gjeni jeni të lirë të ngrini zërin tuaj për çdo problem”, -shprehet Danaj.

  • Share:
admin

Previous post

Departamenti i Arteve të Aplikuara në UET fton studentët të marrin pjesë në shfaqjen teatore “Kreditorët”
December 13, 2018

Next post

UET i akordon titullin ‘Doctor Honoris Causa’ numrit një të drejtësisë së BE-së
December 14, 2018

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET