• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET i akordon titullin ‘Doctor Honoris Causa’ numrit një të drejtësisë së BE-së

  • Date December 14, 2018

UET i akordon titullin ‘Doctor Honoris Causa’ numrit një të drejtësisë së BE-së

Koen Lenaerts: Adaptimi dhe zbatimi i ligjeve sipas BE-së garanton mbi të gjitha lirinë e tregut

UET ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” Presidentin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Z. Koen Lenaerts me motivacionin “Për kontribut të çmuar në garantimin e interpretimit dhe të zbatimit të legjislacionit europian në të gjitha vendet anëtare të BE-së”.

Universiteti Europian i Tiranës, ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” Presidentin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Z. Koen Lenaerts, në një ceremoni të zhvilluar me praninë e shumë personaliteteve të njohura.

Ky është një titull që akordohet nisur nga meritat e mëdha të Z. Koen Lenaerts në fushat akademike, studimore e administrative të sferës së ligjit.

Rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, prof. dr. Nevila Nika, u shpreh se Senati Akademik vendosi të akordojë këtë titull me motivacionin “Për kontribut të çmuar në garantimin e interpretimit dhe të zbatimit të legjislacionit europian në të gjitha vendet anëtare të BE-së”. Gjykata Europiane e Drejtësisë ka përmbushur me sukses funksionin e saj: në drejtim të interpretimit të legjislacionit europian sa herë i kërkohet nga vendet anëtare të BE-së; në drejtim të zbatimit të legjislacionit europian sa herë qeveritë e shteteve anëtare kanë dështuar; në drejtim të sigurimit të standardit nga ana e Institucioneve Europiane, në respekt të të drejtave themelore dhe të legjislacionit parësor të BE-së.

Z.Lenaerts është një nga figurat më të shquara të botës akademike dhe të drejtësisë europiane. Titulli “Doctor Honoris Causa” vjen edhe në saje të arritjeve të tjera që ai ka shënuar përgjatë karrierës së tij.

Presidenti i Gjykatës Europiane të Drejtësisë gjatë fjalës së tij përpara studentëve shprehu kënaqësinë për vlerësimin nga universitet që e nderoi me titullin ‘Doctor Honoris Causa’. Ndër të tjera ai shtoi se universitetet dhe pikërisht UET si universitet prestigjioz kontribuon në përgatitjen e studentëve për të hyrë në treg, të cilët shpërndajnë dhe fryma të ndryshme demokratike, liberale.

“Ndihem i nderuar që jam në këtë universitet prestigjioz si Universiteti Europian i Tiranës, i cili po përgatit gjeneratën e re të udhëheqësve të Shqipërisë. Jam i lumtur jo vetëm që ky universitet po kontribuon në përgatitjen e studentëve për të hyrë në treg, por të cilët shpërndajnë dhe fryma të ndryshme demokratike, liberale etj. Dua të përfitoj nga rasti për të ndarë me ju pikëpamjet e mia mbi sundimin e ligjit në Bashkimin Europian. Arsyeja që i them këto pikëpamje janë prej kohës së pazakontë që po jetojmë. Qeveritë në demokraci duhet të jenë konstante, ashtu siç është sundimi i ligjit demokratik anembanë botës. Kur institucionet federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, flisnin për shumicën, gjykatësit dhe sundimi i ligjit mbronin minoritetin. Arsyeja është se për minoritarët është e nevojshme që të mbrohen në çdo aspekt të jetës së tyre, pavarësisht faktit që janë pakicë. Studentët që pashë nëpër rrugët e Tiranës duke protestuar mendoj se është diçka fantastike e cila tregon nivelin e lartë të demokracisë. Në një farë mënyre tregon se populli shqiptar përfaqëson një shtet demokratik të bazuar në ligj. Bashkimi Europian është i bazuar në bashkimin e ligjeve aq sa mundet që shtetet anëtare të BE-së mund ta shmangin brenda kontekstit të tyre shtetëror apo kombëtar”, shprehet Lenaert.

Prof. Lenaerts është, gjithashtu, një nga studiuesit më me prestigj në shkallë europiane dhe botërore në lëmin e së drejtës së Bashkimit Europian. Duke vlerësuar arritjet e tij impresionuese në fushën e studimeve juridike, ALLEA (Shoqata e Akademive Europiane) i ka akorduar më 2017 prof. Lenaerts çmimin “Madame de Staël”, duke e cilësuar atë si një studiues të shquar dhe promovues të jashtëzakonshëm të drejtësisë europiane. Ndër të tjera Z. Lenearts shënon një karrierë të gjatë akademike që nga viti 1979 në disa universitete prestigjioze, është fitues i disa çmimeve akademike dhe autor i disa librave në fushën e të Drejtës Europiane kushtetuese të BE-së si dhe të së Drejtës Procedurale të BE-së. Njëkohësisht, Zoti Lenaerts është Anëtar i Bordit të Këshillimit në disa revista shkencore, Anëtar ex-officio i Bordit Drejtues të Akademisë të së Drejtës Europiane, si dhe Borde të tjera të Këshillimit apo Besimit të instituteve apo qendrave shkencore. Ai është President i Gjykatës Europiane të Drejtësisë që prej 8 tetorit të vitit 2015.

I ftuar në këtë ceremoni ishin edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Z. Xhezair Zaganjori dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetues, Bashkim Dedja. Z. Zaganjori duke shprehur kënaqësinë e veçantë të pjesëmarrjes në këtë ceremoni shtoi se prania e Z. Lenaerts, për më tepër në një universitet prestigjioz tregon një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe BE-së, jo vetëm ekonomike, sociale dhe kulturore por çka është më e rëndësishme edhe ligjore.

“Për mua është një kënaqësi e veçantë të marr pjesë në këtë ceremoni, të përshëndes në këtë ceremoni shumë të rëndësishme dhe mbresëlënëse. Dua të falënderoj UET për ftesën dhe për mundësinë për të folur këtu, por edhe për mundësinë që i dha Presidentit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë për të marrë titullin “Honoris Causa”. Z. Civici përmendi që e falënderoj për pranimin e ftesës për të marrë “Honoris Causa” por unë jam i sigurt që edhe Z. Lenaerts e ka për kënaqësi dhe për nder të marrë titullin “Honoris Causa” nga një universitet si UET, një universitet prestigjioz. Edhe e kundërta, universiteti e ka për nder sepse me të vërtetë që Z. Lenaerts është një personalitet. Përse e kemi ftuar? E kemi ftuar sepse ne kemi Reformën në Drejtësi por padyshim që vullneti i gjithë shqiptarëve është që të integrohen në BE. Juristët shqiptarë, gjyqtarët, prokurorët, profesorët, avokatët, sigurisht që duhet të njihen me jurisprudencën e gjykatës europiane të drejtësisë, standardet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, me të drejtën e BE në tërësi. Kështu që ky është një hap për të siguruar një lloj kontakti të një niveli të jashtëzakonshëm, sepse kemi Presidentin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë këtu, që me gjithë angazhimet e mëdha ka gjetur kohë për të qenë për një ditë e gjysmë në Shqipëri”.

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, prof. dr. Adrian Civici duke falënderuar Z. Koen Lenaerts për pranimin e ftesës së bërë nga UET, për marrjen e titullit “Doctor Honoris Causa” theksoi se ky titull vjen për Presidentin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, ku procesi i Reformës në Drejtësi është drejt përfundimit dhe ngritjes së institucioneve të reja.

“Sot kemi kënaqësinë e veçantë që t’i akordojmë titullin Honoris Causa, Presidentit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Z. Lenaerts. Për çdo universitet, momenti nga më sublimët është akordimi i titullit Honoris Causa sepse është vlerësimi më i madh që bota akademike dhe universitetet u bëjnë personaliteteve në fusha të ndryshme, të shquar, me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në përmasa europiane. Aq më tepër që në këto momente në Shqipëri kryefjala e shumë gjërave është Reforma në Drejtësi dhe jo thjesht reforma në drejtësi por gjithë përmirësimi i procesit, i konceptimit dhe institucionit të drejtësisë në vend si një nga themelet e demokracisë, si një nga rrugët që duhet hapur për t’u integruar në BE por mbi të gjitha për t’u bërë një vend i zhvilluar në rrugën drejt përparimit ekonomik dhe social. Z. Lenaerts ka një biografi të jashtëzakonshme, qoftë në formimin e tij universitar, postuniversitar, por meqenëse ne jemi në një universitet, ky ‘Honoris Causa’ nuk është vetëm për personalitetin e tij si President i Gjykatës Europiane të Drejtësisë, që është nga institucionet më të rëndësishme të Bashkimit Europian sot, por edhe si një akademik, shkencëtar, kërkues, pasi në biografinë e tij shikon artikuj shkencorë të botuar në revista nga më prestigjiozet, studime, udhëheqje doktoraturash dhe shumë element që e nderojnë dhe fisnikërojnë një akademik dhe mbi të gjitha një personalitet të këtyre përmasave. Ne jemi shumë të lumtur që po i japim titullin e trembëdhjetë ‘Honoris Causa’ një personaliteti si Z. Lenaerts duke dhënë me këtë edhe një mesazh për sa i përket rëndësisë që ka bashkëpunimi dhe kooperimi i Shqipërisë në rrugën e integrimit të saj europian dhe mbi të gjitha reformimin e sistemit të drejtësisë, përmirësimi cilësor i tij për të realizuar atë aspiratë që kanë gjithë shqiptarët për të patur një sistem drejtësie në të gjitha hallkat e tij sa më cilësor, sa më të drejtë dhe sa më korrekt për të kthyer në faktorin bazë të demokracisë dhe zhvillimit dhe jo problemin që ka demokracia shqiptare dhe zhvillimi”.

  • Share:
admin

Previous post

Studentët ekselentë në UET, jo vetëm studentë cilësorë, por dhe më kritikët
December 14, 2018

Next post

Zv. Guvernatori i Bankës së Greqisë, zhvilloi një leksion të hapur në Universitetin Europian të Tiranës
December 14, 2018

You may also like

HHA_0402
Neurologu amerikan, John C. Witt, në një Leksion të Hapur: Tre karakteristikat thelbësore të një mjeku
14 May, 2025
HHA_9243
Leksion i Hapur me studentët e Arteve Skenike për Eugene O’Neill, babanë e dramës moderne amerikane
14 May, 2025
HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET