• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

Shkolla e Humaniteteve, UET/ Zheji tregon rrugëtimin e tij në media

  • Date June 1, 2021

Gazetari i njohur, Artur Zheji ishte i pranishëm fundjavën që lamë pas në Shkollën e Humaniteteve të UET, ku ndau me maturantë nga e gjithë Shqipëria eksperiencën e tij në media dhe jo vetëm.

Fundjavën që lamë pas Universiteti Europian i Tiranës rinisi shkollat sezonale duke e filluar me Fakultetin e Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale. Mes pedagogëve, maturantëve dhe të ftuarve ishte edhe gazetari shumë i njohur, Artur Zheji i cili tregoi për rrugëtimin e tij në gazetari, por edhe në jetë.

Qëllimi i secilit prej të pranishmëve ishte që maturantët të mësojnë se si Shkencat Humane mund të ndikojnë si opsion për zgjedhjen e karrierës që ata duan të vazhdojnë, duke u njohur me aspekte të ndryshme nga filozofia e jetës, tek edukimi, komunikimi si dhe artet dhe sportet.

“Gjatë bisedës me ju dua të rrëzojmë atë që quhet muri i katërt, apo filtri që në i vendosim asaj që duam të themi. Nuk duhet të ketë një protokoll, sepse kjo quhet gjuhe e drunjtë. Nuk dua ta filloj bisedën time me ju kështu, pasi ju jeni një brez që gjithmonë e me tepër keni lindur në komunikim. Nëse ne e kemi zbuluar gjatë jetës, ju jeni produkt komunikimi, jeni ngjizur në komunikim. Ju jeni të rrethuar nga celulari, Tik Tok-u, Instagrami etj. që janë një industri e madhe komunikimi. Unë dhe ju do flasim ashtu siç na vjen. Mënyra më e mirë e të folurit është dialogu i cili ka momentin e harmonisë dhe të konfliktit, momentin kur fjalët rrjedhin pafundësisht, por edhe në heshtje”, kështu e nisi bisedën e tij Zheji duke dashur t’iu tregojë maturantëve se i tillë duhet të jetë komunikimi në ditët e sotme edhe në auditore, në formë diskutimi.

Ndërkohë pjesë e diskutimit u bë, Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Prof. Asoc. Dr. Belina Budini e cila tha se në UET as leksionet nuk bëhen në mënyrë formale.

“Pjesa identitare është shumë e rëndësishmë. Ne as leksionet nuk i bëjmë më mënyrë formale. Nëpërmjet kësaj përpiqëmi të aplikojmë dije në auditore. Studentët mund të na ndërpresin kur të duan nëse kanë pyetje apo çfarë të shtojnë”, tha Budini.

Më tej Zheji iu tregoi maturantëve të pranishëm në Shkollën e Humaniteteve ambicjen e tij për t’u bërë dikushi në jetë, por dhe sakrificat që kjo kërkon.

“Unë që i vogël kam dashur të isha në qendër të vëmendjes, nuk duroja dot të isha periferik, por duke i vënë vetes një qëllim. Kjo kishte një raport me ekzistencën time. Kisha bindjen se nuk kisha ardhur kot në këtë botë. Dhe ajo që duhet t’i japim përgjigje gjatë jetës është: ‘Pse kemi ardhur në këtë botë?’. Po nuk e patëm një frymëzim, një ngacmim nuk i ngjisim dot shkallët rreth asaj gjëje që duam të jemi. Në përgjithësi shumë e kërkojnë, por pak e arrijnë. Ato që të shtyjnë drejt asaj që do të bëhesh në të ardhmen janë vullneti dhe një shtysë e brendshme”, rrëfeu gazetari.

Ndërsa si studentë të ardhshëm që janë, ua dha dhe disa këshilla për të qenë të suksesshëm.

“Nuk duhet që sa herë të zgjoheni në mëngjes ta shihni të shkuarit në mësim sikur po ia hidhni pedagogut. Këtë duhet ta largoni me “kamzhik” sepse në fakt po ia hedh vetes. Duhet të kesh respekt të madh për veten, ke shkallë të vështira për të ngjitur dhe nëse nuk e arrin këtë me veten, nuk mund t’ia dalësh”, i këshilloi Zheji maturantët.

“Një bredh i lartë që mund stuhinë, gravitetin, ndërton trungun e vetë është mjaft i bukur, ndërsa një shkurre se sheh askush. Gjithkush ia ndien mungesën një bredhi. Pra njerëzit kanë një marrëdhënie me ty në përputhje me atë që ke investuar dhe respektin tënd ndaj vetes. Ti do rrezatosh fort nëse ke investuar fort tek vetja jote. Nësr arrijmë te kemi një respekt të thellë për veten tonë në bazë të punës dhe seriozitetit, edhe të tjerët nuk do ta kenë të lehtë diskutimin me ne”, vijoi ai më tej.

Ndërsa nuk ngurroi t’iu japë edhe një model tjetër të shoqërisë, asaj që konsumon pa fund dhe që nuk bën dallimin në shoqëri.

“Ka njerëz që drejtohen nga një koncept tjetër “jeta e njeriut është energji për t’u shpenzuar”, le t’i marrim jetës sa më shumë kënaqësi. Kjo prodhon një klasë ose një shtresë shumë të madhe njerëzish konsumatore. Mënyra se si e shohin botën, e mendojnë atë. Pa e kuptuar njeriu robotizohet dhe nuk ka më individualitetin e tij, por bëhet shumëfishi i të tjerëve”, tha Zheji në takimin e mbajtur në kuadër të Shkollës së Humaniteteve.

Shkencat Humane janë pjesë e domosdoshme e çdo hapësire universitare, pa të cilat nuk mund të kuptohet madje as formimi i profesionistëve të degëve praktike. Programet e studimit në shkencat humane janë të vlefshme për të themeluar dije të qëndrueshme dhe diploma tejet praktike

Shkolla e Humaniteteve është pjesë e shkollave sezonale që organizohen prej disa vitesh në Universitetin Europian të Tiranës, duke patur si pjesëmarrës maturantë nga e gjithë Shqipëria.

Organizimet tre-katër ditore që mbahen në një ambient jashtë Tirane ofrojnë ndër të tjera leksione me të ftuar pedagogët më në zë të fushës apo personalitete me emër që ndajnë me të rinjtë eksperienën dhe këndvështrimet e tyre origjinale mbi temat e trajtuara.

  • Share:
admin

Previous post

Këshillimi i Karrierës, UET zhvillon seancën e dytë të trajnimit
June 1, 2021

Next post

Invitation to Tender Knowhub Project
August 12, 2021

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET