Irina-Canco

Prof. Asoc. Dr. Irina Canco

Prof. Asoc. Dr. Irina Canco

Irina Canco ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit – Tiranë, me rezultate të shkëlqyera, diploma shoqëruar me certifikatën “Student i dalluar”. Ajo ka kryer studimet doktorale në Shkollën Ndërkombëtare të Doktoraturës të Fakultetit të  Biznesit dhe Ekonomisë, Universiteti i Pécs-Hungari. Znj. Canco është pjesë e “Ekselencës Shqiptare” në vitin 2010. Ajo mban titullin akademik “Profesor i Asociuar” që nga muaji Nëntor 2023.

Prej rreth 8.5 vitesh ka punuar në Ministrinë e Financave të Shqipërisë, në pozicionin e ekspertit. Irina ka qenë këshilltare e përhershme për projektin e binjakëzimit: “Zbatimi i një sistemi modern të Menaxhimit Financiar e Kontrollit dhe Inspektimi Financiar Publik në Shqipëri”, projekt i financuar nga BE nga fondet IPA 2012.

Prof. Canco është angazhuar në procesin e mësimdhënies (me kohë të pjesshme) si në universitetet publike ashtu edhe ato private në Shqipëri në programe të ndryshme studimi. Ajo ka marrë pjesë dhe ka përfunduar me sukses disa trajnime të organizuara nga institucione dhe organizata prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, si USAID, Qendra e Ekselencës në Financë, Banka Kombëtare Austriake etj.

Ajo është autorja e vetme e shumicës së punimeve të prezantuara në konferencat shkencore ndërkombëtare, dhe e disa artikujve shkencorë në revista ndërkombëtare të indeksuara.

Gjatë viteve 2012-2014, znj. Canco ka qënë anëtare e Shoqatës Shkencore Pro Global me qendër në Bukuresht, Rumani dhe është Asistente Redaktore në bordin editorial të revistës Review of Applied Socio-Economic Research Bukuresht – Rumani.
Nga viti 2017 e në vazhdim, ajo është pedagoge me kohë të plotë në Universitetin Europian të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit. Ekspertiza e saj është: Menaxhimi i Operacioneve, Vendimmarrja, Menaxhimi i Riskut Publik dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore. Ajo ka aftësi të mira komunikuese, të punës në grup si dhe është autorigoroze për aftësimin e saj të vazhdueshëm profesional.