• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

Nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja”, koncert recital në UET

  • Date May 5, 2021

Në 75-vjetorin e themelimit, Liceu Artistik sjell në UET koncertin me veprat e kompozitorëve të njohur botëror

Nga Erio Daja*

Sapo Znj. Pranvera Punavia më ftoi përzemërsisht për të dëgjuar një koncert të dy nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja”, pranova të shkoj pa u menduar gjatë. Sigurisht që interesimi, por edhe gëzimi e malli për të ndjekur një koncert në këtë periudhë, ishte i madh, sikurse ishte edhe dëshira për të parë në skenë dy alumni të së njëjtës shkollë ku kam pasur fatin të studioja për tre vite dhe unë vetë. Ky koncert po organizohej në kuadër të 75-vjetorit të themelimit të Liceut Artistik të Tiranës, i pari institucion i arsimit muzikor në Shqipëri dhe do të jepej në sallën “Aula Magna” të Universitetit Evropian të Tiranës, universiteti i parë jopublik në Shqipëri, i cili ofron edukim të lartë edhe në degë artistike. Muzikantët e rinj që do të luanin ishin Flavia Jaçe (klasa VIII) dhe Joel Kakusi (klasa XI), përkatësisht nxënës të mësueseve Pranvera Punavia dhe Valbona Kasaj. Padyshim, dua të përmend edhe njeriun që falë gatishmërisë dhe dashamirësisë së tij mundësoi këtë bashkëpunim të frytshëm ndërmjet Liceut Artistik “J. Misja” dhe UET; Prof. Ermir Nika, Shefi i Departamentit të Arteve të Aplikuara pranë këtij universiteti.

Programi me peshë i kësaj pasditeje muzikore, sikurse dhe loja e artistëve të rinj, të bënte ta ndiqje koncertin me një vëmendje të pandërprerë, aq sa në fund doje të zgjaste ende sepse nuk e kishe kuptuar që koha kishte ‘fluturuar’. Koncertin e hapi Joel Kakusi, plot efekt me Etydin për Piano Nr. 1, Op. 10 të F. Chopin; vepër e cila luajti përnjëmend rolin e një preludi të këtij eventi, pikërisht siç ka edhe vendin në literaturën e etydeve pianistike të Romantizmit, e njëkohësisht duke nderuar krijimtarinë e J. S. Bach-ut dhe duke e çuar atë përpara. Ishte për t’u vlerësuar artikulimi legato i J. Kakusit. Më pas vijoi koha e parë e Sonatës për Piano Nr. 21, Op. 53 të L. van Beethoven, e njohur gjerësisht si Aurora apo Waldstein. Loja e J. Kakusit u shqua për karakterin e gjallë beethovenian që erdhi prej tempit mirëfilli ‘con brio’ dhe prej dinamikave të qarta e në funksion të formës strukturore inovative të kësaj kohe sonate. Patjetër që një interpretim i tillë u shoqërua dhe me koncepte tekniko-interpretative të drejta dhe të mirërealizuara, nga të cilat mund të përmend mbështetjet ritmike me vend dhe realizimin e respektueshëm të oktavave. Programi solistik i djaloshit pianist u mbyll me Baladën Nr. 3, Op. 47 të F. Chopin. Kjo vepër kaq e rëndësishme e repertorit pianistik ishte vërtet kulminacioni i programit solistik të J. Kakusit. Mënyra se si ai e interpretoi këtë baladë është shumë e vështirë për t’u kritikuar, dhe po aq e vështirë për t’ia numëruar të gjitha tiparet e shkëlqyera. Shkurtimisht dua të cek karakterin brilant tipik për veprat e Chopin-it, semantikën e qartë të zërave, shijen për një agogjikë të goditur e të patepruar, si dhe bravurën virtuoze të pashoqëruar nga vaniteti, por gjithnjë në funksion të një interpretimi të kristaltë muzikor. Patjetër që nuk mund të lë pa përmendur çiltërsinë dhe modestinë e J. Kakusit sa herë ngrihej nga pianoja dhe përshëndeste.

Kështu erdhi koha që në skenë të dilte Flavia Jaçe. Programi i saj filloi me «Andante» dhe «Allegro» nga Sonata për Violinë Solo Nr. 2, BWV 1003 e J. S. Bach. Ishin për t’u vlerësuar zgjedhjet e sakta teknike si dhe kthjelltësia e linjave kontrapunktistike, edhe kur ishin ‘të fshehura’. Veprat e radhës ishin dy Capricci për Violinë Solo nga Op. 1 i N. Paganini-t; Numrat 16 dhe 20. Te Capriccio Nr. 16 mund të nënvizoj menaxhimin e efektshëm të tempit përgjatë gjithë veprës, së bashku me realizimin tekniko-artistik të detaché-së e legato-s dhe të kontrastit ndërmjet tyre. Ndërsa për sa i përket Capriccio-s Nr. 20, karakteri virtuoz ishte i admirueshëm, sidomos në kontrastin muzikor midis seksioneve të veprës. Përshtypje të veçantë më la përdorimi i harkut prej F. Jaçes, veçanërisht në qëndrueshmërinë e peshës së tij në lojën e notës pedal, pikërisht siç është konceptuar nga vetë kompozitori – imitimi i tingullit të mbajtur të fyellit dron në gajde. Programi solistik i F. Jaçes u mbyll me «Malincolia» nga Sonata për Violinë Solo Nr. 2, Op. 27 e E. Ysaÿe. Kjo vepër me përmbajtje të thellë e me vështirësi të shumta teknike dhe interpretative u luajt me zotësi dhe emocion nga F. Jaçe. Fraza finale me melodinë Gregoriane Dies Irae pati karakterin që duhej, meditativ dhe njëherazi rrëqethës.

Koncerti u mbyll me një duet të njohur dhe të pëlqyeshëm; Prelud dhe Allegro në Stilin e G. Pugnani të F. Kreisler. Artistët që deri në atë çast i dëgjova se si luanin solo, i ndoqa me kënaqësi dhe interes për t’i parë se si do të bashkëbisedonin muzikalisht.

Për të dy këta nxënës duhet të them se e kanë përballuar programin e sipërpërmendur me një pjekuri artistike të konsiderueshme, duke pasur parasysh për më tepër edhe moshën e tyre të re. Pa diskutim, programi përmbante vepra nga majat e repertorëve të instrumenteve të tyre, pra, një ndërmarrje jo e lehtë për t’u realizuar me cilësinë e arritur në këtë koncert. Mbasi pashë nivelin e tyre artistik të cilin e trajtova më lart, më mbetet vetëm t’u uroj suksese në rrugën e gjatë dhe jo të thjeshtë që kanë vendosur të ndjekin.

Patjetër që përgatitja e vlertë e këtyre dy nxënësve është produkt i punës së madhe e me përkushtim të mësueseve të tyre me përvojë shumëvjeçare në fushën e pedagogjisë muzikore instrumentale. Kontributi i tyre profesional ndër vite flet vetë nëpërmjet ish-nxënësve të shumtë që kanë dalë nga klasat e tyre dhe sot marrin pjesë në evenimentet e skenave të së gjithë botës. Po përmend disa ish-nxënës të tillë të Znj. Valbona Kasaj: Iva Zurbo, Inesa Gegprifti, Viola Paço, Pantesilena Jaho, Adelaid Zhuri, Erga Halilaj, Kostandin Tashko, dhe Mikea Kakusi. Të shumtë janë edhe ish-nxënësit e Znj. Pranvera Punavia: Diana Subashi (Luksemburg), Joana Kaimi (SHBA), Gerta Alla (Francë), Fabiol Çezma (Izrael), Laura Llozi (Austri), Tedi Tola (Austri). Përfitoj nga rasti që me krenari të them se edhe unë kam pasur fatin të kem qenë nxënës i Znj. P. Punavia gjatë tre viteve të studimeve të mia në Liceun Artistik “J. Misja”.

Dua ta mbyll këtë shkrim duke thënë se u ndjeva i lumtur që edhe në këtë periudhë me vështirësi të mëdha për të gjithë njerëzimin, këta dy artistë të rinj patën dëshirën, punuan dhe arritën të realizonin një recital që është për t’u marrë shembull nga brezi i tyre e më gjerë.

*Student në degën Violinë në Konservatorin “Claudio Monteverdi”, Bolzano, Itali

  • Share:
admin

Previous post

DSSH, UET/ Universiteti hibrid, sfida e diktuar nga normaliteti i ri
May 5, 2021

Next post

Forumi në UET/ Liria e shtypit, domosdoshmëri për një vend demokratik
May 6, 2021

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET