• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]Nderohet në UET ish-ministri francez i Arsimit[:]

  • Date June 4, 2019

[:en]

Nderohet në UET ish-ministri francez i Arsimit

UET ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” filozofin dhe politikanin e shquar francez, z. Luc Ferry, me motivacionin “Për kontributin e çmuar në jetën akademike, si profesor i shkencës politike dhe filozofisë politike, duke dhënë gjithashtu kontributin e tij në edukim në arenën europiane si ish-ministër i Arsimit në Francë”.

Universiteti Europian i Tiranës ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” filozofin dhe ish-ministrin e Arsimit të Francës, z. Luc Ferry. Ky është një titull që akordohet nisur nga meritat e mëdha të z. Luc Ferry në fushën e filozofisë, akademisë dhe kontributit në fushën e edukimit dhe politikëbërjes.
Rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Nevila Nika, u shpreh se Senati Akademik vendosi të akordojë këtë titull me motivacionin: “Për kontributin e çmuar në jetën akademike, si profesor i shkencës politike dhe filozofisë politike gjithashtu, duke dhënë kontributin e tij në edukim në arenën europiane si ish-ministër i Arsimit në Francë”.

Ndërkohë, Prof. Dr. Tonin Gjuraj dhe Prof. Dr. Aleksandër Kocani, ishin dy rekomanduesit për akordimin e titullin “Doctor Honoris Causa” për z. Luc Ferry, në Universitetin Europian të Tiranës.
Z. Luc Ferry përfaqëson një filozof dhe politikan të shquar, si dhe një prej eksponentëve kryesorë të humanizmit sekular. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në jetën akademike që nga viti 1982 në disa universitete prestigjioze dhe është fitues i disa çmimeve akademike dhe autor i disa librave. Prej vitit 2002 deri në 2004-n, z. Ferry shërbeu si ministër i Arsimit në kabinetin e Kryeministrit konservator, Jean-Pierre Raffarin.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, presidenti i UET, prof. asoc., Selami Xhepa, shtoi se sa e rëndësishme është sot angazhimi intelektual dhe ai akademik në adresimin e problemeve dhe sfidave që kemi krijuar dhe se sa ndihmuese për këtë është shikimi pas tek e shkuara.

“Duke qenë ekonomist në profesion, unë vetë kam gjetur zbavitjen më të madhe intelektuale në studimin e historisë e doktrinës së mendimit dhe filozofisë së ekonomisë. Edhe libri i Prof. Ferry është një guidë filozofike mbi jetën në epokën tonë, një udhëtim për gjetjen e ideve të reja. Por siç e thotë dhe vetë filozofi francez në librin e tij ‘Një filozofi për shekullin e 21’, gjërat që u dhanë kuptim shoqërive më të hershme, Zoti, kombi, liria dhe demokracia, sot janë në një gjendje të rrëmujshme.”

Filozofi dhe politikani i njohur, z. Luc Ferry, shprehu kënaqësinë e tij për vlerësimin nga Universiteti Europian i Tiranës, me titullin “Honoris Causa”, duke theksuar që e pranoi këtë nderim për dy arsye kryesore:
“E pranova me entuziazëm këtë vlerësim që më bëtë dhe gëzimin për të, për dy arsye: së pari, për shkak të universitetit dhe së dyti, për shkak të Shqipërisë”.

Ai ka shpjeguar arsyet përse e cilëson një vend të vogël si Shqipëria si shumë të rëndësishëm.
“Ka vende të vogla në historinë e njerëzimit që janë shumë të rëndësishme. Tirana, Shqipëria, është një vend i vogël, por shumë i rëndësishëm. Sepse, ky vend kaq i vogël ka prodhuar artistë, gjë që është shumë e rrallë, ka prodhuar shkrimtarë e personalitete botërore, si Nënë Tereza, pa harruar gjithashtu Ismail Kadarenë, pasi është e rrallë të ketë shkrimtarë që i përkasin asaj që Gëte e quan letërsi botërore dhe Kadare është ndoshta i vetmi i brezit të tij sot. Miku im i vjetër, François Furet, historiani më i madh francez, më thoshte gjithmonë: ‘Për të prodhuar shkrimtarë botërorë duhet një komb i madh prapa, edhe përse mund të jetë i vogël në territor, duhet të ketë një kulturë shumë e madhe”. Z. Ferry theksoi gjithashtu nevojën që ekziston sot në botë për të luftuar valën demagogjike të “fake news” dhe “post të vërtetës”, me të cilën kemi të bëjmë kryesisht në rrjetet sociale, ku mjeti më i mirë është dija.
“Ne kemi më tepër se kurrë nevojë për universitetet. Kemi nevojë për dijetarë, për shkencëtarë, për akademikë, për ekspertë si kurrë më parë në historinë e njerëzimit.”

Në përmbyllje të fjalës së tij, z. Ferry e vlerësoi sërish Shqipërinë për vlerat që ka treguar ndër vite dhe shprehu bindjet e tij pro integrimit në Bashkimin Europian.

“Shpresoj dhe uroj që ju të hyni së shpejti në BE. Nuk e di nëse ju e dëshironi të gjithë këtë gjë, por unë personalisht do të isha shumë i lumtur të shihja një vend të tillë, me një kulturë të tillë dhe me një universitet të tillë si juaji, të pranohet në Bashkimin Europian”, tha ai.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Punimet e studentëve në UET/ Përballja e parë me tregun e punës[:]
June 4, 2019

Next post

[:en]Luc Ferry: Ka vende të vogla në historinë e njerëzimit, me rëndësi[:]
June 5, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET