• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

Melisa, ekselentja që zgjodhi formimin profesional në UET

  • Date June 11, 2020

“Kisha të drejtën e botës për të zgjedhur çfarëdolloj dege, por zgjodha formimin profesional, sepse në jetë dua të bëj atë që kam pasion”.

Kështu shprehet Melisa Xhepa, studentja ekselente e Universitetit Europian, teksa shpjegon me shumë patos rrugëtimin 1 vjeçar në këtë universitet.

Melisa është nga ato rastet e rralla, që e ka nisur herët kërkimin brenda vetes dhe ka zbuluar prirjet e saj.

Profesionin e diktoi që në arsimin e mesëm, kur vendosi të ndjekë shkollën profesionale në Tiranë për Tekstil- Konfeksion. Pasi mori bazat gjatë 4 viteve, i duhej vendi i duhur për t’u profilizuar dhe rritur më tej, pasi siç shprehet ajo “gjithmonë duhet një diplomë universitare”.

“E mbarova shkollën e mesme me mesatare mbi 9.5 dhe kisha mundësi për të zgjedhur degë të tjera, por zgjodha Dizajn i Aplikuar dhe Modë, sepse më pëlqen të dizajnoj veshje. Po kërkoja ndjekjen e studimeve profesionale dhe UET ma plotësoi këtë gjë, sepse është i vetmi universitet që ofron formimin profesional në stilim. Unë mund ta lija formimin tim edhe me 4 vjeçarin profesional, por mendoj se gjithmonë duhet një diplomë universitare për të ardhmen”.

Pikësynimi i qartë nuk është pika e vetme e fortë e saj. Melisa në dukje një vajzë e qetë dhe sapo fillon bisedën, nën butësinë e saj ‘shpërthen’ gjallëria, pasioni, dëshira për përfshirje, ambicia për të ecur dhe njohur më tej. Ajo është një vajzë aktive, pjesëmarrëse në shumë aktivitete të organizuara nga UET, ku ka paraqitur krijimet e veta. Energjinë e saj nuk e fshehu as në kohë pandemie, pasi nën udhëheqjen e profesoreshës së UET, Anila Zaimi, realizoi një koleksion rrobash të përdorura, duke i kthyer në përdorim falë dizajnit.

“Kam bërë një koleksion në kohë karantine. Kam rikthyer në gardërobë rroba të përdorura, duke i dizajnuar me akrilik, me anë të një teknikë që quhet me pikturim dhe ngjyrosje. Normalisht që punimet dhe fotot më pas janë bërë në shtëpi, ndërsa për përmbledhjen e tyre në video, më ndihmoi profesore Anila Zaimi”.

Melisa studion në UET me bursë ekselence, një mundësi e ofruar nga universiteti për të gjithë studentët që kanë mbaruar arsimin e mesëm me mesatare mbi 9.5, duke qasur kështu studentë të shkëlqyer dhe të talentuar.

Ajo thotë se sfida e saj tashmë është të përfitojë këtë bursë edhe për vitin e dytë të studimeve dhe të mbyllë me sukses ciklin e studimeve profesionale, për t’i dhënë më pas jetë pasionit të madh, që e bëri pjesë të UET.

Studimet profesionale në UET

Që prej vitit akademik 2018-2019, Universiteti Europian i Tiranës erdhi me një risi për të gjithë ata maturantë që duan të profilizohen herët dhe t’i sigurojnë vetes një vend në tregun e punës.

UET ofron diploma profesionale 2 vjeçare, në pesë drejtime: Kontabilitet, Menaxhim, Turizëm, Aplikime Informatike, Dizajn dhe Modë, respektivisht sipas fakulteteve përkatëse.
Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, në përgjigje ndaj nevojave të tregut të punës, ka sjellë 3 diploma profesionale, Kontabilitet, Menaxhim, Turizëm.

Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, më i madhi për nga numri i programeve dhe profileve të ofruara, mundëson diplomën profesionale “Dizajn i Aplikuar dhe Modë”.

Ndërkohë edhe Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, ofron alternativën e tij, “Aplikime Informatike” për të gjithë ata të cilët e shohin formimin profesional si të ardhmen e tyre.

  • Share:
admin

Previous post

Profesori i edukimit Treska: Ky realitet i ri do të jetë një PROVË e vërtetë për sistemi arsimor
June 11, 2020

Next post

UET tashmë me dy diploma të dyfishta me IMS-Gjeneva në ciklin master
June 12, 2020

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET