• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

“Më shumë se një auditor”/ Rrëfimet e 4 gjimnazistëve ekselentë që zgjodhën të studiojnë në UET

  • Date September 29, 2026

Nga pjesëmarrja në aktivitete, te informimi përmes rrjeteve sociale e deri te rekomandimet nga familjarët dhe miqtë. Janë të shumta arsyet që i sjellin maturantët në Universitetin Europian të Tiranës, por ka një arsye specifike pse ekselentët ia besojnë formimin e tyre këtij institucioni.

Zëri i katër ekselentëve që vijnë nga gjimnaze të ndryshme të Shqipërisë, dëshmon besimin e tyre se në këtë universitet jo vetëm do të realizojnë ambiciet profesionale për të pasur një karrierë të suksesshme, por edhe do të përfitojnë nga mundësitë e shumta që UET ofron, për ta bërë sa më të vyer jetën studentore të çdo të riu.

UET ka mbështetur gjithmonë nxënësit dhe studentët ekselentë, përmes bursave të plota dhe gjysmëbursave, duke besuar se kontributi i tyre është një vlerë për komunitetin dhe të ardhmen.

Lusjana Ruko: UET të jep mundësinë të realizosh potencialin tënd

Pas mbarimit të gjimnazit “Numani” në qytetin e Fierit, Lusjana Ruko ka vendosur të vijojë studimet në programin “Ekonomi-Financë”. Një zgjedhje që shkon përshtat me interesat e saj, por mbi të gjitha sepse ajo beson që ky program përfshin disa fusha dhe përshtatet mjaft mirë me trendin e ndryshimeve dhe kërkesave të tregut të punës.

Shkak për njohjen me Universitetin Europian të Tiranës do të bëhej një aktivitet i karakterit edukues, social dhe argëtues, siç ajo e cilëson, në të cilin kuptoi më shumë për këtë institucion.

“UET nuk ka për qëllim vetëm të nxisë konkurrencën, por të shpërfaq vlerat e tij dhe të ndërtojë marrëdhënie të reja. Për mua, UET ka arritur të tërheqë figura me kapacitet të spikatur dhe të krijojë një mjedis ku, përveç performancës akademike, i kushtohet rëndësi realizimit të potencialit të secilit”, thekson Lusjana.

Përkushtimi dhe përpjekjet e vazhdueshme e kanë spikatur gjatë viteve të gjimnazit. Janë këto cilësi, falë të cilave ka arritur rezultate të larta dhe ka qenë ekselente.

Me të njëjtin angazhim pret të nisë studimet në UET, duke besuar se gjatë këtij rrugëtimi do të marrë njohuri, do të fitojë eksperiencë, do të zhvillojë aftësi të reja dhe një perspektivë më të qartë për të ardhmen e saj.

Alsino Idrizi: UET-in ma rekomanduan familjarët

Në vendimin e tij për të zgjedhur universitetin, patën ndikimin e tyre familjarët. Alsino Idrizi, maturanti i gjimnazit “Flatrat e Dijes”, tregon se Universitetin Europian të Tiranës ia rekomanduan të afërmit, të cilët i folën për edukimin cilësor dhe eksperiencat pozitive në auditor.

Si një student ekselent, i spikatur sidomos në fushën e Matematikës, i vlerësuar me notën maksimale në provimin e Maturës, Alsino nuk kishte asnjë problem me programet me profil shkencor. Megjithatë, ai zgjodhi programin “Inxhinieri Informatike”.

“Është një fushë komplekse dhe më duket sfiduese. Teknologjia sot është zhvilluar jashtëzakonisht shumë dhe unë dua të mësoj sa më shumë për të”, thotë Alsino.

Shpreson që vitet e studimit do të jenë mjaft produktive dhe të dobishme për profesionin dhe të ardhmen e tij.

Arjona Meçaj: Pas studimeve dëshiroj një karrierë të suksesshme

“Po kërkoja një universitet që të më ofronte jo vetëm një program të mirë akademik, por edhe mundësi për t’u zhvilluar jashtë auditorit”, thotë Arjona Meçaj për arsyen e vazhdimit të studimeve pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Rekomandimet e familjarëve, dëgjimi i eksperiencave të mira nga të njohurit dhe më tej informimi përmes rrjeteve sociale, e bindën se pranë këtij institucioni do të gjente mjetet e duhura për zhvillimin e saj profesional dhe personal.

“Më tërhoqën mundësitë që ofron për studentët, lidhja me tregun e punës, aktivitetet universitare dhe perspektiva ndërkombëtare e studimeve”, thekson ajo më tej.

Arjona është maturante ekselente e gjimnazit “Flatrat e Dijes”, e cila i mbylli studimet e të tre viteve me mesataren 10. Me rezultate maksimale mbylli edhe katër provimet e Maturës Shtetërore, në dy prej cilave mori 10.0, duke qenë kështu mjaft pranë marrjes në duar të “Medaljes së Artë”. Këto arritje për të përfaqësojnë gjithë përkushtimin, këmbënguljen dhe punën e palodhur.

E ka intriguar gjithmonë teknologjia dhe mënyra e funksionimit të sistemeve kompjuterike. E po kështu, i pëlqen kombinimi i logjikës, matematikës dhe kreativitetit, të cilat i gjen mjaft mirë të ndërlidhura në programin e studimeve “Inxhinieri Informatike”.

“Kjo degë të jep mundësinë të ndërtosh dhe të zgjidhësh probleme konkrete. Mbi të gjitha, teknologjia është e ardhmja dhe kjo më shtyn ta shtrij vizionin tim sa më larg”, thotë Arjona.

Dëshiron që gjatë viteve të studimit të fitojë sa më shumë njohuri dhe eksperienca, të zhvillojë aftësitë profesionale, të njohë njerëz të rinj, si dhe të përfshihet në projekte e aktivitete të ndryshme, dimensione kaq të spikatura në UET. Pasi të jetë zhvilluar profesionalisht dhe personalisht, ambicia e saj është ndjekja e një karriere të suksesshme në Shqipëri apo në botë. Nuk kanë rëndësi sfidat, për të mjafton të jetë e frytshme dhe plot ngjyra.

Sokol Baxhia: Për mua Arkitektura është më shumë se një profesion

Arkitektura për Sokol Baxhian, maturantin e gjimnazit “Zhani Ciko”, nuk është thjesht një profesion. Është një mundësi për t’i kthyer idetë në projekte konkrete dhe për të krijuar hapësira që përmirësojnë jetën e njerëzve.

“Gjithmonë më ka tërhequr kombinimi i kreativitetit, teknologjisë dhe zgjidhjes së problemeve, ndaj Arkitektura më duket fusha ku këto pasione takohen më së miri”, thotë ai.

Kur erdhi momenti për të plotësuar preferencat për vijimin e studimeve, ai kishte fituar përmes pjesëmarrjes në aktivitete dhe kompeticione të ndryshme. Por ai vendosi që ëndrrën e tij ta bëjë realitet në Universitetin Europian të Tiranës. Ishte njohur me stafin dhe universitetin në fund të muajit mars gjatë Shkollës së Inovacionit, një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet nga Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.

Gjatë 3 ditëve, maturantët e shkollave të ndryshme nga e gjithë Shqipëria marrin informacione, trajnohen, bëjnë bashkëbisedime dhe mësojnë nga personalitete të fushës dhe, në fund, përmes një vlerësimi, më të mirët marrin bursë ose gjysmëburse. Një prej atyre që u vlerësuan ishte edhe Sokoli.

“Më tërhoqi UET pasi ofron arsim cilësor, mundësi të shumta për studentët dhe një mjedis ku mund të zhvilloj jo vetëm anën akademike, por edhe idetë dhe projektet e mia”, thotë më tej.

Tag:ekselentë, maturantë, uet

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

20 vite UET/ Nga një ide, në një histori që vazhdon
September 29, 2026

You may also like

1
20 vite UET/ Nga një ide, në një histori që vazhdon
25 September, 2026
811102712_18562914673072874_5027171442745064056_n
FIIA organizon HR Club 2026: Zbehet frika për zëvendësimin nga IA, sfida të reja për studentët
23 September, 2026
WhatsApp Image 2026-09-18 at 05.31.07 (1)
Promovohet “Medicus” 10/ Inovacioni në mjekësi, pse progresi po rikthen problemet e vjetra
21 September, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy