• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

Libri i UET PRESS/ Rapsodia e pjatave të chef Alfred Markut

  • Date May 24, 2022

Është hera e parë që UET Press sjell një libër të këtij lloji, i cili lind si bashkëpunim i Departamentit të Shëndetit Publik të Universitetit Europian të Tiranës, Qendrës së Projekteve UET dhe chef Alfred Markut

Një rrëfim për jetën, një kërkim të rrënjëve të kulinarisë shqiptare dhe receta që vijnë si një vepër arti. Një libër ku shija gërshtohet me të ushqyerit e shëndetshëm. Është hera e parë që UET Press sjell një libër të këtij lloji, i cili lind si bashkëpunim i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit Europian të Tiranës, Qendrës së Projekteve UET dhe chef Alfred Markut.

Kishte zgjedhur Festën e Luleve për të përuruar librin e tij të parë. Rapsodia e chef Alfred Markut, e mbledhur në një pjatë, të pazakontë. Me shije fëmijërie, aromë të një rrugëtimi jete nga vendlindja, në veri të Italisë dhe një rikthim në shtëpi si një gatim tradicional bërë me rrënjë dashurie, zgjim i të gjitha shqisave me delikatesën e ushqimit gourmet, si një eksperiment i suksesshëm për herë të parë në Shqipëri… Është ky kombinimi i pagabueshëm i një kompozitori të kuzhinës me një përvojë që e kapërcen shkollën dhe shkon drejt e në shpirtin e shijuesit.

I emocionuar, Alfred Marku ndau me miqtë e pranishëm në mjediset e restorant Rapsodisë ngasjen që pati për të sjellë një libër. “Rapsodi në Pjatë”, nuk është thjesht një libër me receta, tha drejtuesja e shtëpisë botuese Uetpress, Suela Mino, duke treguar kujdesin e postashëm me të cilin është punuar ky libër. “Çdonjëri gatim vjen i titulluar, ilustruar dhe rrëfyer me përkushtimin e imtësishëm të chef Fredit, çka e shndërron “Rapsodi në pjatë” në një album të festës familjare shqiptare, me aromat, shijet e ngjyrat që kanë shenjuar fëmijërinë e secilit prej nesh dhe vijnë të freskëta e sfiduese në trendin e kuzhinës moderne.” Një lloj bildungsroman, që rrëfen sesi gatuhet një chef; ai që çdo vështirësi prej emigranti, pa dritare mundësish, çdo sallë kuzhine të restoranteve dhe hoteleve ku punoi, e ktheu në një shkollë. Edhe kur chef-at me të cilët punoi nuk ishin fort të gatshëm të ndanin sekretet e zanatit, ai i bëri të tijat.

Nëse do ta shihte jetën e tij si një film, mund të titullohej “Pjatalarësi që u bë chef”.

Chef-i që u dha hoteleve të turizmit elitar në veriun italian, yje Michelin. Pranë tij, edhe në mbrëmjen e promovimit, ku nuk munguan pjatat me fantazi të chef Fredit, gjithmonë gruaja. Mira, krahu i djathtë, ndau po aq emocione sa i shoqi, kur pa të përmbushur ëndrrën e tij për një libër, i cili vjen si një kombinim mes fantazisë dhe mjeshtërisë së chef-it, me kërkimin e gjatë e të thellë në traditën gastronomike të disa krahinave të Shqipërisë.

Krijimi i pjatave të reja e bën të duket si një zot i zhytur brenda universit të tij. Procesi i krijimit i ngjan disi atij të një kompozitori në pentagram, ndërsa pjatat e përfunduara e të pagëzuara plot me imagjinatë duken si piktura abstrakte, kubiste, impresioniste, ekspresioniste… Shpërthim ngjyrash, shijesh e aromash është ajo që lexuesi gjen në faqet e këtij botimi luksoz, që e bën edhe shtëpinë botuese universitare të vijë ndryshe. Është hera e parë që UET Press vjen me një libër të këtij lloji, i cili lind si bashkëpunim i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit Europian të Tiranës, Qendrës së Projekteve UET dhe chef Alfred Markut. Recetat e tij, që ka vendosur t’i ndajë me të gjithë, pa ruajtur sekrete (ndoshta ka ruajtur vetëm ato që një chef i ka të brendësuara aq intimisht sa është e pamundur t’i ndajë me të tjerët), nuk janë si një mëkat i grykës apo i stomakut, por kujdesen së pari të jenë të shëndetshme.

“Mjekësia dhe kulinaria kanë histori të gjatë bashkëjetese”, shkruan mjeku i njohur Isuf Kalo në parathënien e librit “Rapsodi në Pjatë”. Në jo pak raste, kanë qenë në konflikt mes tyre. “Përdorimi nga mjeshtrit kulinarë, me synim rafinimin e shijes së ushqimit, të substancave si kripa, sheqeri, yndyrat shtazore apo i salcave, piperit, erëzave e pikantëve të tjerë, ka sfiduar rekomandimet e mjekësisë për profilaksinë dhe mjekimin e disa sëmundjeve gjerësisht të përhapura, si hipertensioni arterial, diabeti, obeziteti e arteroskleroza, sëmundjet gastrointestinale etj.”, shkruan më tej Kalo, i cili është themeluesi i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në UET.

Por, siç thotë më tej ai, në parathënien e librit, dietologjia dhe kulinaria janë shndërruar në shkenca dinamike të dobishme jo vetëm për shëndetin, por edhe për mirëqenien shpirtërore dhe kënaqësinë estetike e emocionale të qytetarëve. “Ato po pleksen me artin kreativ në mënyrat plot fantazi të gatimit e të paraqitjes estetike bashkëkohore, duke ruajtur me delikatesë edhe traditat e zakonet shekullore vendore të ushqyerjes dhe gatimit”, shkruan mjeku i njohur. Kalo thotë se edhe chef Alfredi, me recetat e tij në restorantin “Rapsodia”, performon të njëjtën filozofi të gatimit befasues, frymëzuar nga tradita, sjellë me kreativitet e art dhe kuruar me dashuri.

I pranishëm në promovimin e librit ishte edhe Pirro Prifti, pedagog i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në UET, i cili vlerësoi dimensionin e shëndetit publik në punën e një mjeshtri të kuzhinës dhe rëndësinë e gërshetimit të shijes me të ushqyerit e shëndetshëm.

Mbrëmja në “Rapsodia” vijoi si një festë e luleve, pjatave origjinale që mbanin firmën e pangatërrueshme të chef Alfredit dhe muzikës së mirë me Orgesa Zaimi dhe bandën e saj. Një Rapsodi e mbledhur në pjatë, nga një kompozitor i shijes si Alfred Marku, recetat e të cilit vijnë për lexuesin si një buqetë e freskët me rrënjë Shqipërie dhe degë fantazie, që e bëjnë një pjatë të duket si një vepër e vërtetë arti.

 

Tag:Alfred Marku, Libri i UET Press, Rapsodia, uet

  • Share:
Suela Laska

Previous post

Extension of submission deadline _ Call for Papers at the Journal "Jus & Justicia"
May 24, 2022

Next post

Libri i chef Alfred Markut, Isuf Kalo: Dietologjia dhe kulinaria, të dobishme jo vetëm për shëndetin
May 24, 2022

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET