• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]Koha për të pozicionuar arsimin profesional[:]

  • Date April 15, 2019

[:en]

Koha për të pozicionuar arsimin profesional

Është zhvilluar në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës seminari i tretë i forumit “Universitet-Gjimnaz”, i cili ka bërë bashkë në një tryezë diskutimi drejtuesit e gjimnazeve profesionale, si dhe ekspertë të edukimit për të diskutuar rreth procesit të akreditimit të gjimnazeve dhe ngritjen e strukturave përkatëse.

Dekada e ardhshme me shumë mundësi është një dekadë përgjatë së cilës do të flitet shumë për formimin profesional. Në një botë që lëviz shpejt, me zhvillime të vazhdueshme, aksesi në arsim dhe veçanërisht në arsimin e lartë është i mundur për këdo. Krahas aspekteve pozitive, kjo gjë ka shkaktuar në shoqëri një problematikë, e cila nuk mund të anashkalohet: “papunësinë intelektuale”. Ky fenomen ka të bëjë me papunësinë që vjen si pasojë e një numri më të lartë të individëve që zotërojnë një diplomë universitare në krahasim me vendet e lira të punës që kërkojnë të tillë kualifikim. Masivizimi i paarsyeshëm i studimeve Bachelor, që ka ndodhur përgjatë viteve në vendin tonë, vë në pikëpyetje vlefshmërinë e diplomës. Për fat të keq shumë të diplomuar, ndonëse janë edukuar dhe kanë investuar për vite të tëra në institucionet e arsimit të lartë, e gjejnë veten duke punuar në punë që nuk i takojnë profesionit të tyre. Në këtë situatë, zgjidhja optimale është pikërisht arsimi profesional, i cili në fokus ka zhvillimin e kompetencave. Me një formim të tillë, individët e kanë më të thjeshtë të bëhen pjesë me sukses në tregun e punës. Një student mund të zgjedhë të studiojë në gjimnaze profesionale ose të formohet në mënyrë të dyfishtë edhe më tej në nivel universiteti, me diplomat profesionale. Cilado qoftë zgjedhja, arsimi profesional pritet të shndërrohet në kryefjalën e së ardhmes, veçanërisht në vendin tonë. Në shoqëritë si kjo e jona arsimi profesional shërben për të përballuar me sukses nevojën për zhvillim dhe njëkohësisht për të vendosur balancën, të cilën masivizimi i arsimit të lartë e ka dëmtuar. Zgjidhja vjen duke investuar më tepër vëmendje në këtë drejtim, një numër më të madh resursesh humane dhe financiare, në mënyrë që arsimi profesional të pozicionohet ashtu siç duhet, të ofrojë një përgatitje të strukturuar të profesioneve dhe të rivendosë ekuilibrin e prishur në tregun e punës. Për të forcuar urat e bashkëpunimit me gjimnazet profesionale, Universiteti Europian i Tiranës ka krijuar një rrjet partneriteti, i cili ka për qëllim të forcojë komunikimin, me objektiv përmirësimin e cilësisë dhe standardeve të arsimit në vend, duke zhvilluar aktivitete, leksione, seminare të përbashkëta, diskutim projektesh, mundësi kualifikimi të mëtejshme etj.

E ardhmja duhet të udhëhiqet nga standardet, ndaj është e rëndësishme që të kemi një arsim kualitativ në tërësinë e tij dhe në këtë kuadër, për shkak të kontributit të pazëvendësueshëm që japin për formimin e kapitalit human, gjimnazet profesionale marrin një vëmendje të veçantë.

Akreditimi është një term jo ri për shoqërinë tonë, e cila e ka kthyer atë në subjekt diskutimi prej më shumë se dhjetë vitesh. Aktualisht në Shqipëri, institucionet e arsimit të lartë kanë kaluar në një proces akreditimi, nga agjencia britanike e akreditimit QAA, e cila i ka vlerësuar universitetet në bazë të standardeve europiane, duke i akredituar nga 1 në 6 vite. Duke parë problematikat e shumta që karakterizojnë arsimin parauniversitar, lind dilema nëse edhe gjimnazet duhet të kalojnë në një proces akreditimi. Në të vërtetë akreditimi nuk është një mjet për të “ndëshkuar” apo për të mbyllur shkollat, përkundrazi, është një instrument për të ndikuar në përmirësimin e cilësisë së edukimit në vend. Në një botë të konkurrencës së lirë të gjithë ne kemi nevojë për disa pika reference dhe akreditimi, jo vetëm në fushën e arsimit, është një “mjet” për të orientuar të gjithë aktorët shoqërorë nëse një produkt është cilësor apo jo. Ky koncept gjendet kudo, pasi është koha në të cilën jetojmë që e kërkon. Të gjithë ne kemi nevojë për shërbime të garantuara, të certifikuara dhe presim prej tyre një optimum cilësie, në mënyrë që të zgjedhim. Parë në këtë këndvështrim, edhe akreditimi i gjimnazeve nuk është gjë tjetër veçse një instrument për të përmirësuar dhe certifikuar standardet. Përgjatë seminarit janë zhvilluar debate konstruktive mes ekspertëve të arsimit dhe drejtuesve të gjimnazeve që ishin të pranishëm, mbi arsyet përse akreditimi është një proces i nevojshëm, kur duhet të fillojë zbatimi i një procesi të tillë, si dhe mënyrat dhe metodologjia e nevojshme.

Forumi “Universitet-Gjimnaz” këtë vit të dhjetë të organizimit të tij vjen me risinë e zhvillimi të tryezës së debatit me drejtuesit e institucioneve të arsimit parauniversitar, në pesë faza. Përgjatë dy javëve të shkuara, janë zhvilluar dy takime në kuadër të këtij forumi, ku është diskutuar për procesin e akreditimit me drejtues të gjimnazeve publike në vend dhe drejtues të gjimnazeve jopublike. Kjo mënyrë e re strukturimi vjen në funksion të një adresimi më të drejtë të problematikës, në përputhje me specifikat e institucioneve të arsimit parauniversitar që ekzistojnë në vend.

Ristrukturimi i këtij forumi vjen gjithashtu në kuadër të zgjerimit të ofertës akademike të UET, një universitet tashmë polivalent dhe gjithëpërfshirës. Falë shtimit të dy fakulteteve dhe ristrukturimit të tri fakulteteve të mëparshme, UET vjen më pranë gjimnazeve profesionale apo artistike, ndaj edhe ky forum nuk ka në fokus vetëm gjimnazet e përgjithshme. Krahas gamës së gjerë të zgjedhjeve në ciklin Bachelor dhe Master, në përgjigje të kërkesave të tregut të punës dhe të studentëve, UET ofron edhe pesë diploma profesionale të fushave të ndryshme, duke filluar nga arti te teknologjia.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Rrjetëzimi strategjik i UET për kërkimin shkencor, nga korporatat tek universitetet partnere ndërkombëtare[:]
April 15, 2019

Next post

[:en]Roli i universiteteve, në tregun dinamik të punës[:]
April 16, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET