• STUDY AT EUT
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • EUT RECTOR
    • VICE RECTORS
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIKA
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SEASONAL SCHOOL
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • MISSION AND VISION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORIATI
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • SPEECH OF THE PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • EUT RECTOR
    • VICE RECTORS
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIKA
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SEASONAL SCHOOL
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • MISSION AND VISION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORIATI
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • SPEECH OF THE PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

Ish- ministri promovon librin në UET/ Enver Hoxhaj: Si Rusia po e lufton Kosovën dhe Ballkanin

  • Date April 30, 2022

 

“Përplasja e madhe” është libri i ri i ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ballkani është prioriteti i dytë i politikës së jashtme ruse, tha ish-numri një i diplomacisë kosovare, ndërsa shtoi se pas Ukrainës, Putin po përpiqet ta përçajë Perëndimin përmes Kosovës.

Gjatë përurimit të librit në UET, ai foli për emergjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe OKB, por edhe integrimin e rajonit në Bashkimin Europian.

Prej 24 shkurtit bota nuk i ngjan më së djeshmes që njihnim.

Rendi Europian, u ça në mes atë natë kur raketat ruse goditën  Ukrainën dhe Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës. Kjo është analiza  e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj. Analizë të cilën ish numri një i diplomacisë kosovare e sjell përmes librit “Përplasja e madhe”, botim i UET Press.

Ngjarjet në Ukrainë, tha ai gjatë ceremonisë së përurimit të librit, është nyja që do të shpjegojë më gjerë të ardhmen.

Kryetemë e librit, që lindi si ide prej artikujve mbi politikën e jashtme dhe gjeopolitikën që diplomati dhe akademiku ka botuar rregullisht në media të botës shqiptare, por edhe ndërkombëtare, është gjeopolitika e Rusisë në raport me Ballkanin e veçanërisht Kosovën. Një luftë që zhvillohet, siç tha Hoxhaj për të pranishmit, edhe në rrafshin diplomatik, ekonomik e informatik. “Nëse në Ukrainë lufta është konvencionale”- tha ish-ministri- , “në Kosovë dhe Ballkan ajo është hibride”, duke e parë këtë të fundit si formën më  perfide.

Interesimi rreth Rusisë dhe strategjive politike apo gjeopolitike që kjo fuqi ndjek, Enver Hoxhaj tha se i ishte shtuar gjatë kohës kur qe pjesë e delegacionit negociues për statusin e Kosovës, në Vjenë, Ai zbuloi  se është jo vetëm  njohës i gjuhës ruse, por edhe se ka një dosje të plotë të të gjithë artikujve të rëndësishëm mbi Rusinë në raprort me Ballkanin dhe Kosovën, por edhe më gjerë.

“Aty kam parë që politika e jashtme e Kosovës, duhet të ketë një kuptim më të thellë të asaj çfarë mendojnë rusët për Kosovën dhe çfarë vepron Rusia në raport me Kosovën dhe Ballkanin”, ndau mendimin Hoxhaj.

“Krejt çfarë ka thënë ai, prej vitit 1999 e deri te fjalimi i famshëm i Munihut më 2007”,  dha më shumë hollësi Hoxhaj, i cili aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai ndau më tej me të pranishmit se ka qenë pjesë e Konferencës së Munihut, si pjesë e delegacionit të Kosovës për statusin final dhe kujtoi elektrizimin e sallës, kur Putin, atëherë kryeministër ndau vizionin e tij për një botë multipolare dhe kundërshtoi të bëhej pjesë e rendit liberal botëror, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte kohë kur Putin ndau qasjen e tij të orientimit kah Euro-Azia. “Gjeopolitika e tij më shumë cariste, se  sovjetike, ka prodhuar një situatë, ku nëse në Europën Lindore në Ukrainë ka një luftë konvencionale, në Ballkan ka një luftë hibride. Kjo luftë nënkupton përdorimin e formave dhe mjeteve konvencionale dhe jo konvencionale, për të mbërritur te qëllimet politike”.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Ballkani është prioriteti i dytë i politikës së jashtme ruse. Pohim ky i vetë Putinit, në një samit në Zagreb në vitet 2000, ku Ballkani renditej ndër prioritetet gjeopolitike ruse pas republikave ish-sovjetike dhe Detit të Zi, ishte Ballkani.

Sipas Hoxhaj, nga pikëpamja gjeopolitike, Perëndimi dhe Rusia ekzistojnë në dy shekuj të ndryshëm dhe ideologji të pangjashme, ku sipas tij ajo e Putinit  është kryekëput fashiste.

“Temë kryesore në Europë është çfarë po ndodh në Ukrainë, por pikënisje e çdo debati europian është çështja e zgjerimit të NATO-s, për të cilën Putin bën përpjekje edhe sot ta manipulojë dhe interpretojë qëllimshëm për të ndikuar te shtresa të caktuara europiane”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi më tej se nëse zgjerimi i NATO-s është njëra nga temat që e ndan Putinin me Perëndimin, tema e dytë për të cilën presidenti rus lufton dhe përpiqet të përçajë e manipulojë Perëndimin është Kosova.

Sipas Hoxhajt, deklaratat e Putin për Kosovën nga viti 2007, përkthehen në qasjen e tij në raport me Europën Lindore edhe më gjerë.

“Pjesa e parë e këtij libri është një punë origjinale, që nuk e gjen në artikuj shkencorë, as në artikuj eseistikë apo gazetareskë, por një produkt i një kulture më të thellë që e kam pasur në raport me Rusinë. Jo për shkak të simpatisë por domosdoshmërisë. Si ministër i Jashtëm në shtatë vite,  Hoxhaj foli për interesimin e të kuptuarit në thelb çfarë mendon Putin për Kosovën.

Në kreu e dytë të këtij libri, politikani tha se është ndalur në një analizë të luftës hibride në Ballkan, ndërsa kreu i fundit  vjen si një lexim më i thellë i ngjarjeve në Ukrainë.

Një prej pyetjeve që ngre ky libër, i përuruar në kuadër të Ditëve të Studimeve Shqiptare në Universitetin Europian të Tiranës, është nëse ngjarjet në Ukrainë do të zëvendësojnë bashkëpunimin ndërkombëtar me politikën e forcës.

“…a mos kemi mbetur në pjesën europiane  të të menduarit dhe bota mund  të jetë e ndarë në dy sisteme;  demokraci-  autokraci?!  Na  vlen të shtrojmë pyetjen se ku jemi në këtë botë”, shtroi ai si thirrje për reflektim.

Një pjesë e librit, zbuloi më tej autori, merret me Kinën. Duke u ndalur tek disa analistë kinezë që hamendësojnë nëse bota do të kontrollohet të në ardhmen nga Euro-Azia, ai ngriti dilemën se ç’do të thoshte kjo për Kosovën.

“Nëse deri më tani ne në Kosovë kemi pasur një pritje, nëse një dialog mes Kosovës dhe Serbisë përfundon me njohje të ndërsjellë dhe marrëveshja dërgohet në Këshill të Sigurimit dhe  OKB, në një situatë të tillë si në Ukrainë  shtrohet pyetja: a do ta mbështeste  Këshilli i Sigurimit një marrëveshje të tillë”. Qasja ruse deri më tani ka qenë pranimi i gjithçkaje që pranon Serbia dhe populli serb.

“Dilema është, a mund ta përdorë Rusia, sikurse Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë,  Ballkanin, Kosovën  dhe Bosnjën për ballafaqim gjeopolitik në Këshillin e Sigurimit”.

Si politikan dhe ish-ministër i Jashtëm, Hoxhaj tha se arritja e një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë Kosovë- Serbi është urgjente, po ashtu edhe anëtarësimi i vendit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai tha se Europa dhe Amerika duhet ta shtyjnë shpejt integrimin e rajonit në BE dhe NATO,  për të pasur një paqe në Ballkan jo thjesht si një mungesë e përkohshme e luftës, por si diçka që nuk mund të ndodhë.

Kjo sipas Hoxhajt arrihet vetëm nëse çështja Kosovë-Serbi mbyllet me njohje të ndërsjellë, nëse mbyllet shtetndërtimi i Bosnjës, nëse zgjerimi i NATO-s lëviz me shpejtësi në raport  me Kosovën e po ashtu edhe zgjerimi europian.  Si realist, ish-ministr sheh zgjedhje të vështira për të ardhmen.  Sa më shumë që të zgjasë lufta në Ukrainë dhe përplasja me Perëndimin, – mendon Hoxhaj -,  Shqipëria dhe Kosova do të jenë caqe të luftës hibride ruse, të cilën rusët do ta zhvillojnë jo vetëm në nivel rajonal, por edhe europian dhe global.

  • Share:
Suela Laska

Previous post

Ambasadori i Ukrainës letër UET:  Thellësisht të prekur për kujdesin që i jepni popullit ukrainas
April 30, 2022

Next post

Studentja e UET, Klerisa Azuni fituese e Konkursit të Ideve të Sipërmarrjes së studentëve nga universitetet e Ballkanit Perëndimor
May 5, 2022

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 January, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 January, 2023
poster  DSSH 2023
Call for papers – DSSH/ASD 2023
17 January, 2023

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET