• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

EKSELENTËT NË UET: Si po shtohet rrjeti i nisur 15 vjet më parë

  • Date September 18, 2020

Në vitin 2005- 2006, viti i parë akademik në UET, ndër 183 studentët e parë, jo më shumë se 10 prej tyre ishin maturantë ekselentë. Sot, në nisje të vitit të 15-të akademik, kemi më shumë se 500 të tillë. Prandaj kjo ditë është e ekselentëve dhe është dita që UET të tërheqë një bilanc 15 vjeçar të politikave të tij të ekselencës! UET ka më shumë se 500 studentë ekselentë, të mbështetur me bursa dhe gjysëm bursa ekselence, pra gati 10% e totalit të studenteve në sistem. Shkurt, ekselentët janë top 10 në UET!

Rrjeti i Ekselencës është një tjetër element dhe kriter vlerësimi për Universitetin Europian të Tiranës. Me kalimin e viteve akademike, teksa shtohet eksperienca, kualifikimi dhe pasurohet arkiva e institucionit, shtohen edhe studentët, e mbi të gjitha studentët ekslentë. Viti 2020 shënon një moment arritjeje për UET-në, sepse pikërisht këtë vit, në vitin e 15-të akademik, regjistrohet një numër rekord i studentëve ekselentë që rekrutohen në vitin e parë akademik, të nivelit bachelor dhe master.

Shtimi i ekselentëve, dëshmon nivelet ekselente në të cilat gjendet UET. Një shtëpi e dytë për formimin dhe rritjen  profesionale dhe njerëzore të studentëve. Dhe pikërisht kjo shtëpi kaq e dashur, mblodhi këtë të enjte studentët në ceremoninë e Rrjetit të Ekselencës, që u organizua në ambientet e hapura të UET-së, nën praninë e drejtuesve më të lartë të këtij institucioni arsimor, si dhe të studentëve ekslentë. Në fakt, për të respektuar protokollet e pandemisë, UET mblodhi ekselentët e ekselencës, pra studentët me arritjet më të shkëlqyera të vitit akademik që lamë pas, duke i nderuar ata edhe me certifikatë ekselence.

Presidenti i UET-së, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa përgëzoi studentët për arritjet e tyre, duke theksuar se falë përpjekjeve serioze, por edhe përkushtimit të stafit akademik, ata performuan me sukses në rrugën e shkencës.

“Sot në të gjithë botën është bërë më e lehtë të ndjekësh një universitet dhe të diplomohesh, por ata që e bëjnë diferencën janë djem dhe vajza si ju. Që përkushtimin ndaj dijes dhe shkencës  e keni vokacion të brendshëm, janë djem dhe vajza si ju që na keni dhuruar momente kënaqësie në auditorë dhe i keni dhënë vetë kuptim universitetit. Jeni ata, që ndonjëherë keni frymëzuar edhe shoqet e shokët ruaj të grupit, duke u bërë model për ta dhe burim motivimi për vetë lektorët. Ne jemi shumë krenar për juve, po aq sa krenohen edhe prindërit dhe të dashurit tuaj”, u shpreh Xhepa.

Në fjalën e tij, Rektori i UET-së, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, bëri një përmbledhjeve të mundësive që krijon ky institucion arsimor, nga programet e profilet, e deri tek klubet, ku në tërësi sigurojnë një formim të plotë dhe profesional, duke tërhequr më të mirët e studentëve.

“Ne në UET kemi klubet studentore. Ne në UET kemi larmi profilesh, larmi programesh studimi. Ne në UET kemi bursa. Ne në UET kemi partneritet me bizneset dhe projektin e shkëlqyer 500+, e kështu me radhë. Pra, është një institucion që ofron gjithçka dhe natyrisht kjo falë edhe kontributit tuaj, por edhe numrit relativisht të lartë të ekselencës që kemi si institucion. Dhe pikërisht për këtë, unë dua t’ju falënderoja fort”, tha Gjuraj.

Administratori i UET-së, Tildi Çadri tha se UET kujdeset në forma të ndryshme për ekselentët, pasi ata shihen jo vetëm si promotorë, por edhe si stimulues për rritjen e cilësisë.

“Universiteti Evropian i Tiranës kujdeset prej 15 vitesh për rrjetin e ekselencës. Është një kujdes që nuk vjen vetëm me anë të ceremonive, por që vjen edhe përmes projekteve angazhimit akademik. Ne jemi besimplotë që cilësia nuk është destinacion, por është rrugëtim dhe ju që jeni ekselentë, shpresojmë dhe dëshirojmë të jeni akoma më shumë ekselentë në jetë. Ju shikojmë si promotorët, ju shikojmë si motorët që na stimuloni, që ne të rrisim cilësinë e arsimit tonë dhe t’ia dalim mbanë çdo sfide”, u shpreh Çadri.

Zv. Rektorja për Zhvillimin Institucional dhe Studentët në UET, Prof. Dr. Ermira Qosja theksoi se instrumenti më i rëndësishëm i rekrutimit në UET, është bursa për ekslentët, e cila vazhdon të sjellë më të mirët. Në ndryshim nga vitet e tjera, ku zakonisht 15% e studentëve kanë qenë ekselentë, ky vit akademik vjen me një risi.

“E reja e këtij viti është që kjo politikë fikse në lidhje me ekselencën, përtej vështirësive që ndoshta në 15 vite një institucion ka, e shtrirë në bachelor dhe master, ka bërë që deri sot që ne flasim, në rekrutimet bachelor dhe master, ne të kemi 25% ekselencë dhe kjo është një shifër rekord në 15 vite të UET. Pra, 25% e studentëve që janë rekrutuar qoftë në vitin e parë bachelor, qoftë në master, janë ekselentë”, tha Qosja.

Më tej profesorja e UET-së, dha një këshillë për të gjithë studentët, që përveç ekselencës në UET, për të pasur sukses në jetë, iu duhet integritet dhe punë, por mbi të gjitha mirënjohje, ndaj atyre që i rritën dhe edukuan dhe ndaj UET që shënoi një nga momentet më të rëndësishme në jetën e tyre.

  • Share:
admin

Previous post

UET MEDIA LAB, laboratori i ri për formimin profesional të studentëve
September 18, 2020

Next post

Invitation to Tender QUADIC Project
September 19, 2020

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET