• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

FIIA organizon HR Club 2026: Zbehet frika për zëvendësimin nga IA, sfida të reja për studentët

  • Date September 23, 2026

Zëvendësimi nga Inteligjenca Artificiale nuk është më skenari i frikshëm i paralajmëruar vitet e fundit. Studimet nga organizata të mëdha botërore tregojnë se, pavarësisht zbehjes së kësaj frike, në tregun e punës janë shfaqur sfida të reja. Të punësuarit po përshtaten me dinamikat e reja që ka krijuar Inteligjenca Artificiale, ndërsa lind nevoja për të zhvilluar aftësi të tjera për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të reja.

I njëjti realitet vihet re në praktikën shqiptare, pavarësisht se nuk ka ende të dhëna zyrtare dhe studime të mirëfillta se si IA ndikon në tregun tonë.

Gjatë një bashkëbisedimi me drejtueset e Departamenteve të Burimeve Njerëzore dhe përfaqësueset e kompanive më të mëdha shqiptare në sektorin e teknologjisë dhe inxhinierisë, dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, Prof. Asoc. Dr. Teuta Xhindi, tha se të dhënat tregojnë se Inteligjenca Artificiale është bërë pjesë e kompanive më të mëdha në sektorin financiar dhe bankar, ndërkohë që kompanitë e vogla janë më pak të avancuara në këtë aspekt.

“Nga të dhënat e deritanishme, nuk kemi largime masive nga puna, por ajo që vërej është mungesa e debateve. Mungojnë programet, diskutimet në lidhje me atë jo vetëm se çfarë po ndodh, por edhe se çfarë pritet të ndodhë”, theksoi Prof. Xhindi.

Takimi i HR Club 2026 është një ngjarje e përvitshme dhe një traditë e kahershme e të gjitha fakulteteve në Universitetin Europian të Tiranës, të cilat mbledhin në auditor kompanitë dhe institucionet partnere për të diskutuar mbi trendet dhe kërkesat e reja të tregut të punës, të cilat diktojnë edhe nevojën për të futur programe dhe profile të reja, e njëkohësisht për të mësuar aftësi të reja në universitete.

Ky takim i Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës mblodhi në auditor drejtueset e Departamenteve të Burimeve Njerëzore nga kompanitë Dev.al, Smartëork, Orion sh.p.k., Electronic Solution Albania, Easy Pay, Balfin Group, Duapunë.com, Ritech Solution, Flutter Albania, etj.

“Takimet me ju i quaj të domosdoshme për akademinë, sepse nëpërmjet jush ne kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë, çfarë duhet të ndryshojmë, çfarë ndodh sot me tregun e punës, cilat janë ato aftësi, përveç atyre teknologjike, që ne t’i reflektojmë në programet, silabuset dhe punën tonë të përditshme”, nënvizoi Xhindi.

Takimi vijoi me prezantimin e punimit me temë “Nga Universiteti në Tregun e Punës në Epokën e AI. A po zhvillojmë aftësitë e duhura?”, nga ish-studentja e UET, sot lektore në auditorët e tij, Albina Hoxha, e cila solli studimet dhe analizat më të fundit në tregun ndërkombëtar sa i përket mënyrës së përdorimit të Inteligjencës Artificiale dhe efektit që ka sjellë ajo në tregun e punës.

Sipas studimeve të PwC, IA nuk po ndryshon vetëm profesionet, por po ndryshon edhe mënyrën se si vlerësohet puna. Dhe, sipas barometrit të tyre të vitit 2026, 69% e punëve kërkojnë aftësi të reja në këtë fushë. Hoxha tha se IA ka krijuar punë të profesionalizuara, duke fuqizuar ekspertët, dhe punë të demokratizuara, duke u dhënë mundësinë shumë punonjësve të bëjnë edhe punë që dikur kërkonin ekspertizë.

“Vlera nuk është vetëm te aftësia për të kryer një detyrë, por edhe te aftësia për të përdorur teknologjinë dhe për të zgjidhur një problem”, shtoi ajo.

Anketa e KPMG-së, dedikuar Gen Z, zbuloi se 94% e të anketuarve presin që IA të automatizojë ose përmirësojë mbi 20% të rolit të tyre të ardhshëm dhe 88% besojnë se brezi i tyre është përpara në përdorimin efektiv të IA-së. Sipas tyre, të menduarit kritik do të mbetet aftësia që ka më shumë gjasa të dallojë punonjësit e nivelit fillestar gjatë pesë viteve të ardhshme.

Pedagogia MSc. Amanda Kote prezantoi më tej projektin Jean Monnet, të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian, për Green Transition Engineering Education in Digital Skills, duke shpjeguar synimet e zbatimit të këtij projekti, impaktin dhe aftësitë që do të sjellë te studentët.

Të pranishmet ndanë më tej përvojat e tyre me studentët e sapodiplomuar, se cilat janë ato role që po ndryshojnë, çfarë kërkojnë nga një i sapodiplomuar për ta bërë pjesë të kompanive të tyre, sa i rëndësishëm është përdorimi i IA-së dhe, mbi të gjitha, cilat janë ato aftësi të domosdoshme për një të diplomuar. Pavarësisht kësaj, të gjithë ranë dakord se, mbi të gjitha, mbeten të vlerësuara dhe të domosdoshme për të vlerësuar dikë si potencial, dëshira dhe këmbëngulja për të punuar dhe mësuar më tej.

FIIA është fakulteti me numrin më të madh të studentëve dhe këtë vit akademik ka futur dy mastera të rinj shkencorë: në Cloud and AI Computing dhe në Inxhinieri Elektrike. Po ashtu, nën kujdesin e këtij fakulteti, për herë të parë në Ballkan është futur programi dyvjeçar në fushën e aviacionit, Aircraft Maintenance Technician (AMT).

Tag:FIIA, Teuta Xhindi

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Promovohet “Medicus” 10/ Inovacioni në mjekësi, pse progresi po rikthen problemet e vjetra
September 23, 2026

Next post

20 vite UET/ Nga një ide, në një histori që vazhdon
September 25, 2026

You may also like

1
20 vite UET/ Nga një ide, në një histori që vazhdon
25 September, 2026
WhatsApp Image 2026-09-18 at 05.31.07 (1)
Promovohet “Medicus” 10/ Inovacioni në mjekësi, pse progresi po rikthen problemet e vjetra
21 September, 2026
AAA_2833.JPG-2048×1365
Shpallen listat e studentëve fitues në UET gjatë raundit të dytë për programet e studimit Bachelor 2026 – 2027
18 September, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy