• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Edicioni i 11-të i DSSH-së, të jetuarit në epokën digjitale në 90 punime shkencore

  • Date April 12, 2024

“Living in a technological era” është tema e përzgjedhur për konferencën e 11-të shkencore Ditët e Studimeve Shqiptare, një ansambël punimesh që mbledh çdo vit studiues e akademikë brenda UET dhe nga universitetet partnere.

Si po e përdorin studentët e “gjeneratës Z” inteligjencën artidiciale në arsimin e lartë? Si ka ndikuar pandemia tregun e punës? Si mund të përshtatet industria e veshjeve me ndryshimet teknologjike? Si ndikon digjitalizimi në performancën e bankave në Shqipëri? Si po ndihmojnë teknologjitë e reja në ruajtjen e trashëgimisë kulturore?

Janë vetëm disa prej pyetjeve që pritet të marrin përgjigje gjatë konferencës shkencore Ditët e Studimeve Shqiptare në Universitetin Europian të Tiranës, e cila i dedikohet këtë vit të jetuarit në epokën teknologjike. Edicioni i njëmbëdhjetë ka startuar të enjten (11 prill) dhe gjatë ditës së premte do të prezantohen rreth 90 punime shkencore të organizuara në pesë panele ndërdisiplinare, të lidhura me pesë projekte të mëdha kërkimore, që përbëjnë edhe shtyllën e kërkimit shkencor në UET.

Zv. rektorja për Kërkimin dhe Metodologjinë, prof. dr. Drita Kruja, në çeljen e këtij eventi të rëndësishëm për universitetin dhe komunitetin shkencor, tha se kjo ngjarje mbledh jo vetëm akademikë shqiptarë, por edhe studiues që punojnë dhe studiojnë në universitete e qendra kërkimore në shumë vende të botës, ndërsa theksoi se këtë vit ka një pjesëmarrje të konsiderueshme të studentëve doktorantë në UET.

Prof. Kruja sqaroi se këtë vit është zgjedhur tema “Living in a technological era”, për shkak se jetojmë në një epokë ku teknologjia nuk është thjesht një mjet në dispozicionin tonë, por është bërë pjesë integrale e strukturës së jetëve tona.

“Ajo po ndikon në mënyrën se si ne komunikojmë, si mësojmë, punojmë, madje edhe si mendojmë. Kjo konferencë do të shërbejë për të analizuar dhe kuptuar marrëdhënien e njerëzimit me teknologjinë në shumë aspekte. Ritmi i përparimit teknologjik nuk është i shpejtë, ai është eksponencial, duke sjellë mundësi dhe sfida të rëndësishme.”

Presidenti i Universietit Europian të Tiranës, prof. assoc. dr. Selami Xhepa, u shpreh i lumtur që komuniteti shkencor është zgjeruar, duke tërhequr edhe kontributin e brezave të rinj dhe doktorantëve. Për të zgjedhja e kësaj teme punimesh, merr një rëndësi të veçantë në kontekstin ku jetojmë, ndërsa e cilësoi teknologjinë një “dashuri të ndaluar”.

“Nuk ka dyshim që teknologjia e ka çliruar njerëzimin nga prapambetja në histori, është shkaku kryesor i prosperitetit dhe mirëqenies, shkaku kryesor që ne gëzojmë mirëqenien më të paprecedentë në histori dhe sa herë ka një thyerje të fortë teknologjike, siç është rasti aktual, frika e njerëzimit merr përmasa të jashtëzakonshme.”

Por cilat janë këto frikëra? Sipas profesorit, studiuesit janë të ndarë në dy kampe, në ata që e mbështesin dhe ata që e shohin me kriticizëm e gati me armiqësi teknologjinë, e cila po shkakton ndryshime thelbësore në strukturën e tregut të punës, duke rrezikuar shumë zanate e profesione.

Duke cituar filozofin Francis Bakon, i cili thoshte se nëpërmjet dijes njeriu do të kontrollojë natyrën, Xhepa tha se sot jemi në epokën ku teknologjia jo vetëm kontrollon natyrën por po kontrollon edhe vetë njeriun.

“Hapësira publike e Habermasit tani ka kaluar te eksperimenti i famshëm i burgut të Jeremy Bentham, ku jemi të vëzhguar 24 orë. E vërteta është se teknologjia po përdoret për të kontrolluar jetët njerëzore dhe ky është shqetësimi kryesor. Ajo që duhet të diskutojmë sot është: Cili duhet të jetë drejtimi i kërkimit shkencor në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale?.”

Po ashtu, ai deklaroi se Shqipëria nuk është aq e prekur si vendet e zhvilluara në çështjet e strukturës së punësimit, por ajo nuk mbetet pa u impaktuar në drejtime të tjera duke mbetur njëlloj e rrezikur. Sipas tij, duhet më shumë vëmendje në hartimin e politikave të duhura, për të mos e humbur revolucionin e katërt të shoqërisë njerëzore.

“Shqipëria është shumë e prapambetur teknologjikisht. Humbëm revolucionet e mëparshme dhe ka gjasa ta humbasim edhe të katërtin, nëse nuk adoptohen politika të caktuara. Produktiviteti në Shqipëri ëshë një çështje problematike, jemi larg vendeve të rajonit, madje eficensa, sipas studimeve tona, ne nuk i përdorim burimet me efikasitetin e duhur.”

Për të përshëndetur konferencën, i pranishëm ishte këshilltari për Inovacionin i ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Bardhi, i cili u shpreh se ky dikaster e ka kthyer vëmendjen drejt këtij procesi, duke u bërë pjesë e çdo ndërmarrjeje apo aktiviteti që ka të bëjë me inovacionin.

Sipas tij, inovacioni ëshë një proces që sjell vlera jo vetëm fianciare, por edhe facilitete njerëzore, kursimin e kohës, zhvillimin individual etj. Duke u ndalur te punimet që UET zhvillon në vijimësi, Bardhi këshilloi kërkuesit që të orintohen drejt humanizmit, pasi pavarësisht përmirësimit të pandalshëm teknologjik, ai nuk duhet të shkojë kundër natyrës njerëzore.

Shefi Operacional në kompaninë EasyPay, Endri Kote foli për përmirësimin që ka sjellë teknologjia në fushën e sektorit bankar e financiar, siç është edhe EasyPay, e cila operon në treg që prej vitit 2012. Ai e quajti një shembull suksesi faktin që teknologjia, digjitalja ka prevaluar mbi klasiken, fiziken, duke lehtësuar kështu jetën e qytetarëve, duke shmangur radhët e pritjet për të kryer pagesa të caktuara.

“Qëllimi ynë ka qenë për të bërë inovacion dhe ai nuk është i thjeshtë, duhet kuptuar, duhet kuptuar edhe nga ata që e përdorin, duhet krijuar besimi, duhet pranuar dhe pastaj të shfrytësohet. Janë dashur 14 vite dhe besoj se ia kemi arritur të edukojmë breza, të transmetojmë vlerësim te konsumatorët, duke implementuar zgjedhjet tona teknologjike. Ofrojmë mbi 60 shërbime online, por kemi edhe pika fizike”, sqaroi ai.

Profesori dhe studiuesi i Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Mauro Gianfranco Bisceglia, i ftuar nderi në këtë konferencë, foli mbi të gjitha për rëndësinë që ka universiteti si institucion edukues për formimin e një brezi të ri që do të ketë sfidën më të madhe me teknologjinë.

“Ne si universitet jemi të ngarkuar për të formuar ndërgjegjjen e njerëzve. Përpara se të udhëzojmë, përpara se të formojmë nga pikëpamja profesionale, besoj se duhet të punojmë me ndërgjegjjen njerëzore, e cila lëviz qenien në zgjedhjet dhe vendimet e saj.”

Sipas tij, duhet të edukohen persona që veprojnë me ndërgjegjie, sepse vetëm kështu ata do të bëjnë zgjedhjet e duhura, etike, që i shërbejnë shoqërisë dhe që nuk shaktërrojnë atë. “Të gjitha zgjedhjet tona të përditshme diktojnë atë që ndërgjegjia dhe stomaku ynë thotë”, u shpreh ai. Duke bërë krahasimin me punën e një kirurgu, profesori tha se puna e mjekut është e dukshme në kohë afatshkurtër dhe pasojat i ka pothuajse të menjëhershme në shëndetin e pacientëve.

“Ne kemi një përgjegjësi të madhe, pasi ndryshe nga një kirurg ku ne e shohim direkt gabimin e tij, ne njerëzit e pafajshëm nuk i shohim gabimet që bëjmë, do t’i shohin fëmijët tanë, që do të merren me trashëgiminë e kësaj shoqërie që ne iu kemi lënë.”

Në mbyllje të konferensës së DSSH-së, referuesit do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje. Punimet më të mira të konferencës do të botohen në pesë revistat shkencore të UET-it: Polis, Economicus, Justen&Justicia, Ingenious, Medicus, të cilat janë instrumentet kryesore nëpërmjet të cilave UET komunikon me botën akademike dhe më gjerë.

Zv. rektorja Drita Kruja tha se disa punime do të botohen në formën e policy paper dhe do t’iu ofrohen institucioneve publike dhe jo publike, si dokumente bazë për një politikbëreje më të mirë dhe eficente në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomiko- social të vendit.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Autori i UET PRESS, Ilir Ikonomi nderohet me Çmimin “Lumo Skëndo”
April 12, 2024

Next post

“Shqipëria në botën e mijëvjeçarit të tretë”, Eugjen Merlika sjell botimin e gjashtë dhe të fundit në publicistikë
April 13, 2024

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET E UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET