• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

Departamenti i Arteve në UET i feston 80 vjetorin Pëllumb Kullës

  • Date January 14, 2020

Elda Canaj

Me rastin e 80 vjetorit të mjeshtrit, shkrimtarit dhe skenaristit të shquar Pëllumb Kulla, Universiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim me Televizionin Radio Shqiptar dhe shumë kompani dhe organizata shqiptare, organizuan një shfaqje në nder të tij. Shfaqja u realizua në teatrin ArtTurbina dhe ishin të pranishme shumë figura të njohura shqiptare si Kryeministri i vendit z.Edi Rama, Kryetari i Bashkisë, z.Erion Veliaj dhe shumë personazhe të medias shqiptare.

Shfaqja u moderua nga dy prej artistëve shqiptar si Marsela Cibukaj dhe Leonard Bombaj. Ajo nisi me një përshkrim të jetës së mjeshtrit të madh Pëllumb Kulla, i cili si një fëmijë që fati e solli në një farefis të gjymtuar nga burgime dhe pushkatime i destinuar për të vuajtur ai iu hakmorr fatit duke bërë që e qeshura të ishte gjithmonë e pashuar në fytyrat e shqiptarëve.

Me nje jetë terë tallazitje, djaloshi vinte prej një familjeje të madhe nacionaliste e patriote. Ai duhet të shkruante letërsine me të përzishme në vend, por çuditerisht ai bën të kundertën, zgjedh humorin, letërsine më të vështirë në botë. Diktatura e shtyu në skajet e harresës rininë e tij. E në një ditë prilli në vitin 1960, Pëllumbi 20 vjeçar, ballë Enver Hoxhës, iu ankua që po e pengonin për ëndrrën e tij. Dhe i pari i vendit papritur bëri një gjest në kundërshtim të normave të partisë së tij, një gjest mbretëror të pazakonshëm: ia hapi këtij pinjolli të klasës së përmbysur traun e studimeve të larta universitare .

Më pas shfaqja merr zë nga interpretimi që studentët e Universitetit Europian të Tiranës i bëjnë vargjeve të këngës ‘Trëndafilt Tanë’ e shkruar prej kompozitorit Valentin Veizi si një shenjë falenderimi ndaj mjeshtrit të madh Pëllumb Kulla.

Paskëtaj, një tjetër artist shqiptar ftohet ne skenë, i madhi Luftar Paja.

Artisti i Popullit Luftar Paja është një nga artistët ikonë të humorit fierak. Është e vështirë t’i ndash sukseset e tyre nga njëri- tjetri. Pëllumb Kulla shkruan dhe krijon për të dhjetëra karaktere të jashtëzakonshëm për nga fuqia artistike. Po edhe Luftar Paja, si aktor i madh, duket sikur ka ardhur në këtë botë ta ndihmojë regjisorin në gjetjet brilante të tij. Si një shenjë falenderimi ai mban një fjalim të shkurtër për mikun e tij.

Padyshim që nuk mund të mungonte ai që me humorin dhe komedinë e tij ka berë për vete gjithë publikun shqiptar dhe jovetëm, kollona e ‘Portokallisë’ se sotme, Gaz Paja. Gazi që në moshë të njomë në skenën e Fierit u angazhua nga Pëllumb Kulla në nje rol çunaku që të  kërkonte me babain një gomar të humbur. Ai mban një fjalim në shenjë urimi ndaj mjeshtrit.

Pas kësaj vete moderatorja thekson, se “unë falenderimin do t’ia shpreh në mënyrën time. Do t’ia këndoj të plotë këngën e Xhimi Fontanës, atë të preferuarën e viteve të rinisë të çiftit Kulla, me titullin “Il Mondo”, “Bota”!”

Kjo ka qenë mbrëmja e miqve të Pëllumb Kulles. Kësisoj ishin të shumtë njerëzit që në këtë ditë të shënuar do të donin ta përshëndesnin. Duke qenë se miqtë e tij janë nga të gjitha anët e globit nëpermjet një video të realizuar nga organizatorët e shfaqjes tregojnë falenderimet dhe urimin që ata bejnë për të.

Nje lidhje me largët  dhe më e vecantë vjen nga bota e përtejme. Kshtu u quajt nga moderatorët e shfaqjes. Nga qielli. Na e dërgon një njeri i dashur i yni, një mik i shtrenjtë i personazhit tonë. Dritëro Agolli! Ai na e ka lënë dhe na e rikujton me një vjershë. “Kushtuar mikut tim Pëllumb Kulla. Dritëroi e ndjente se Pëllumb Kulla i sulmuar disa herë për gjyshin e tij të dënuar nga regjimi i kohës, kishte nevojë për këtë mesazh të bukur që t’i vinte nga një autoritet si Dritëroi.

Moderatori i shquar shqiptar, Ardit Gjebrea vjen në shfaqje me një këngë të frymëzuar pikërisht nga vargjet e poetit Dritëro Agollit. Nëse them :”Kur të jesh mërzitur shumë” …

Udhëtimi i jetës së tij është i gjatë, deri si diplomat nëpër botë, në fillim në kryeqytetin e Gjermanisë dhe deri në përfaqesimin e vendit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Një shprehje e njohur popullore thotë; “Ku ka rrjedhur do pikojë.” Të rritur mes humorit dhe gjithmonë pranë skenës, të tre fëmijët e Pëllumb Kullës, Era, Flladi dhe Ditbardhi kanë ditur ta kenë gjithmonë shijen e bukur plot kripë të të humorit. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Ata dalin nëpërmjet një video për të uruar atin e tyre për 80 vjetorin.

Ata që e njohin nga afër Pëllumb Kullën nuk kanë se si të mos e dinë nderimin që shpreh për kolegët dhe aktorët që ai çmon dhe adhuron për talentin e tyre. Njëri prej tyre, nga më të dashurit e më të çmuarit për të, është aktori Agron Llakaj, i cili nuk kishte si të mungonte në 80 vjetorine tij, duke ia shprehur urimin nëpërmjet një interpretimi të mbajtur prej tij.

Shfaqja mbyllet duke i dhuruar mjeshtrit tufa me lule. Mirënjohje e përkthyer në lule!

  • Share:
admin

Previous post

UET i feston ditëlindjen Kullës, Bombaj: Ja disa detaje nga show
January 14, 2020

Next post

Takim konsultativ në kuadër të projektit STEPS
January 14, 2020

You may also like

-900-0-1747307453xfb-img-1747306855114-204 (1)
UET zhvillon edicionin e parë Start Up Week, çmim financiar për idenë fituese
20 May, 2025
HHA_0402
Neurologu amerikan, John C. Witt, në një Leksion të Hapur: Tre karakteristikat thelbësore të një mjeku
14 May, 2025
HHA_9243
Leksion i Hapur me studentët e Arteve Skenike për Eugene O’Neill, babanë e dramës moderne amerikane
14 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET