Leteratura/ Letërsia bashkëkohore shqipe në stendën e UET PRESS
Suplementi Leteratura është një rubrikë dedikuar letërsisë, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, libra të rinj, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.
Këtë të hënë “Leteratura” vjen me shkrimin “Letërsia bashkëkohore shqipe në stendën e UET PRESS”, ku do të njiheni me botimet që vijnë në këtë stendë në Panairin e 22 të librit.
Në rubrikën “Kritika”, do të lexoni shkrimin me titull “Historia e një libri në bibliotekën time”, dedikuar romanit “Gjyshi i tmerrshëm” i shkrimtarit Preç Zogaj. Erjon Muça sjell rrëfimin dhe ndjesitë e tij mbi këtë roman.
Në rubrikën “Libri” do të lexoni shkrimin me titull “Dashuria e njeriut dhe njeriu i dashurisë” nga Visar Zhiti. Kjo është parathënia e librit të Rudolf Markut, i cili në këtë panair sjell romanin e tij, botim i dytë i përpunuar, “Kësulkuqja vjen me trenin e dhjetës.
Më tej do të njiheni me një pjesë të librit “Ndikusit” të Belina Budinit. Autorja sjell rrëfimin mbi analistin dhe gazetarin Alfrd Peza dhe politikanin Astrit Patozi.