• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

Libri i Budinit: Patozi e Peza mes dy pushteteve

  • Date November 11, 2019

Ndikuesit, libri i Belina Budinit nga UET PRESS analizon gazetarët që u përfshinë në politikë. Alfred Peza dhe Astrit Patozi rrëfejnë dy pushtetet. 

 “Për Alfred Pezën, nuk ka rivalitet profesional ndërmjet gazetarëve dhe politikanëve kur janë përballë njëri-tjetrit në debatet publike. Ka betejë mes tyre për t’i shkaktuar “plagë” njëri-tjetrit, por jo bilanc profesional. Nëse ka një lloj rivaliteti mes tyre, ai është më tepër në sferën e pushtetit, sipas tij, duke qenë se, “Ekziston një elitë gazetarësh që kanë më shumë pushtet real në sferën publike praktikisht, sesa shumë politikanë, sidomos në raport me armatën e përhershme të deputetëve anonimë të Parlamentit”.

Megjithatë, në sferën e analizës dhe të ideve, Peza veçon vitet ’30 dhe fillimin e viteve ’90, si periudha kur ballafaqimi profesional mes gazetarëve dhe politikanëve ka qenë më i mirë”, Belina Budini shkruan kështu në librin e saj Ndikuesit nga Botimet UET PRESS, teksa analizon një fenomen të njohur edhe në botë atë të kalimit të disa gazetarëve nga bota e medias në politikë. Alfred Peza dhe Astrit Patozi janë dy gazetarë që kanë kaluar në një tjetër pushtet atë të politikës.

 “Të ushtruarit njëherësh të rolit të gazetarit dhe atij të politikanit është ndoshta gjëja më e natyrshme që mund t’i ndodhë dikujt si në rastin tim, po të kemi parasysh se të dyja bashkohen në një pikë të vetme: te komunikimi. Komunikimi është rruga direkte si për gazetarin, ashtu edhe për politikanin, për të arritur te njerëzit. Në të gjitha teoritë e komunikimit pranohet se komunikimi politik nuk është gjë tjetër, veçse kombinimi i politikës, medias dhe publikut. Ku është e keqja që dikush t’i ketë njëherësh këto dy dimensione brenda vetes, për të komunikuar si politikan nga media apo si një njeri i medias në politikë, direkt me publikun? Në epokën e revolucionit të teknologjive digjitale dhe të rrjeteve sociale, komunikimi i politikanëve, ndryshe nga sa më parë, është bërë gjithnjë e më i drejtpërdrejtë me njerëzit.

Politikanët po vlerësohen gjithnjë e më shumë sot, nga raporti i drejtpërdrejtë komunikativ, që ata kanë vendosur ose që nuk arrijnë të vendosin me votuesit dhe ndjekësit e tyre. Kjo është një tendencë që do të vijë e do të thellohet në të ardhmen, në përpjesëtim të drejtë me evolucionin e kulturës dhe instrumenteve të komunikimit publik.

E ku ka më mirë për një politikan që të zotërojë artin e komunikimit të drejtpërdrejtë me njerëzit, pa pasur nevojën e filtrave dhe ndërmjetësve të tjerë, të cilët jo rrallëherë e kanë devijuar apo shfokusuar, me apo pa dashje, mesazhin? Njerëzit e angazhuar publikisht janë ata që kanë shpikur edhe thënien: Shfaqem, pa ekzistoj! Kemi edhe në Shqipëri, me dhjetëra e qindra raste deputetësh, ministrash, kryetarësh bashkie, prefektësh e drejtuesish të rëndësishëm të partive politike, që nuk shfaqen. Ndaj, herët ose vonë, ata i keni parë që të dalin nga skena e të zëvendësohen me të tjerë që dinë të ruajnë balancën mes produkteve politike që realizojnë në veprimtarinë e tyre dhe shfaqjeve e komunikimeve të tyre publike.

Pasi ke punuar për çerek shekulli si profesionist, të qenit gazetar, është shndërruar tashmë në një mënyrë jetese për mua. Po të kemi parasysh edhe atë që thoshte Petro Marko, se në këtë botë vetëm ish-gazetarë nuk ka, atëherë kuptohet edhe më qartë se çfarëdo që të bësh, gazetaria është përjetësisht brenda teje, edhe kur je në politikë ose në ndonjë profesion tjetër, që ka lidhje me komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun”, thotë Peza.  Por a krijon bashkimi i dy pushteteve një lloj ambiguiteti?  Peza pyet se përse nuk është thënë asnjëherë se një politikan, që është edhe një biznesmen shumë i pasur, nuk krijon një ambiguitet mes pushtetit tij politik si ligjvënës dhe atij ekonomik?” Përse nuk është thënë asnjëherë se biznesmenë të pasur që janë jo vetëm deputetë, por edhe pronarë mediash, nuk e krijojnë ambiguitetin mes pushtetit ekonomik, politik dhe pushtetit të katërt, mediatik? Përse një President si ai i SHBA-ve, në demokracinë më të madhe të botës së lirë, nuk ka ambiguitet mes të qenit një ndër njerëzit më të pasur të planetit dhe njeriut më me pushtet politik dhe ekzekutiv, por këtë e paska një gazetar që sot e bën politikanin jashtë Parlamentit dhe jashtë qeverisë?! Kur e mendoj se Indro Montaneli, një nga ikonat e gazetarisë italiane thoshte se intelektualët janë si mafia, vriten mes njëri- tjetrit, kuptoj më mirë “shqetësimin” që sillka një gazetar politik, që bën politikanin si gazetar. Ndjesë për të gjithë ata, që e mendojnë këtë gjë siç ju e përmendët, jashtë kontekstit të Montanelit, por nisur pafajësisht vetëm nga bindja e tyre e pastër.”, thotë Peza.

Astrit Patozi mendon se “kalimet e gazetarëve në politikë e kanë ndihmuar disi këtë të fundit dhe kanë dëmtuar median. Merreni me mend vetë se çfarë mendoj për të kundërtën”. Duke qenë se i ka provuar të dyja pozicionet, edhe atë të gazetarit, edhe të politikanit, duket se i dallon mirë deformimet ose teprimet përkundrejt njëri-tjetrit, kur shprehet se, “Ka plot debate kur gazetari përpiqet t’i imponohet publikut si një gladiator, që ka për qëllim ta mundë (për të mos thënë ta vrasë) politikanin që ka përballë. Por janë po aq të shpeshta rastet e anasjella, kur dallohet qartë mbështetja, pavarësisht se cili është dhe çfarë bën e thotë ai, që është përballë”.

Në lidhje me tensionet apo rivalitetin për pushtet, Patozi gjykon se edhe mediat janë pjesë e betejës së dinozaurëve, për shkak të rreshtimit të tyre politik, dhe kjo nuk vlen vetëm në ditët kur ka zgjedhje, por është fenomen permanent, i cili konsumohet, sipas tij, fatkeqësisht çdo ditë. Po kështu, marrëdhëniet mes gazetarëve dhe politikanëve s’i sheh si marrëdhënie varësie, interesi të drejtpërdrejtë dhe shantazhi.

“Mediat tona janë pothuajse të gjitha të rreshtuara në pozicion luftimi, sipas kampeve politike, që kanë zgjedhur, ose janë detyruar të mbështesin. Dhe pozicionimi, për fat të keq, është po kaq i vrazhdë sa ç’janë edhe debatet më të egra në parlament”, shprehet Patozi, megjithëse shton se për këtë gjendje fajëson më shumë politikën sesa median, duke qenë se, sipas tij, herë përmes kulaçit dhe herë përmes kërbaçit, qeveritë kryesisht u janë imponuar, jo vetëm mediave, por të gjithë shoqërisë, dhe natyrisht që ato janë detyruar të përshtaten.

Sa i përket kalimit nga gazetaria në politikë dhe anasjelltas, megjithëse ka bërë vetë një shndërrim të tillë, është kritik për fenomenin që në Shqipëri ka qenë i shpërpjesëtuar. sipas tij. E sheh të lidhur këtë përvojë, më tepër si nevojë të politikës për të marrë shërbimet e gazetarëve, sesa e kundërta, pra, jo si ambicie nga ana e gazetarëve për t’u bërë politikanë apo për të dalë në pozicionin përballë.

“Ka njerëz që mendojnë se të qenit gazetar të bën që të jesh një politikan gjysmë i gatshëm, por kjo nuk është shumë e vërtetë… Por nuk mund të mohohet se të qenit gazetar i mirë është një aset i rëndësishëm për të pasur sukses në politikë, sepse të mpreh disa shqisa dhe të kultivon disa veti që të ndihmojnë shumë, nëse do të merresh një ditë me profesionin ‘përballë”, thotë Patozi.

  • Share:
admin

Previous post

Bordet e Tregut të Punës në UET, pse funksionoi risia e 15 viteve
November 11, 2019

Next post

Leteratura/ Letërsia bashkëkohore shqipe në stendën e UET PRESS
November 11, 2019

You may also like

-900-0-1751206310xvlcsnap-2025-06-27-13h17m14s769-551
Veronika, studentja e parë e huaj në UET për vitin akademik 2025-2026
30 June, 2025
HHA_0669
Ekselenca e ekselencës/ Vlerësohen në UET 168 studentët me mesataren mbi 9.5
26 June, 2025
HHA_9523
Promovohet MEDICUS 9-1, ndërlidhja e shëndetit fizik dhe psikologjik me sfidat profesionale
20 June, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Mobile

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET