• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Blendi Salaj, trajnim me studentët e UET për fuqinë e komunikimit dhe ndikimin e medias në komunitet

  • Date November 13, 2026

Gjithçka ndodh nën diell! Historia është ciklike dhe ngjarjet përsërisin vetveten. Për të njohur dhe kuptuar kohët në të cilat jetojmë, shpesh nevojitet që të shohim atë që na vjen nga e kaluara.

Ishte kjo narrativa që parashtroi moderatori Blendi Salaj në auditorin e Universitetit Europian të Tiranës, në nisje të trajnimit me temë “Komunikimi dhe angazhimi me komunitetin përmes medias dhe artit”, për të treguar se, për të kuptuar dhe interpretuar ngjarjet e sotme, mund të bazohemi mjaft mirë në të kaluarën tonë dhe atë historike.

Studentë të Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, në programet e Shkencave të Komunikimit, Arteve Skenike dhe programe të tjera, u bënë pjesë e një trajnimi interaktiv, i cili solli mendime, këndvështrime dhe eksperienca të ndryshme në fushën e komunikimit.

Ai bëri bashkë narrativën për median, librin, teatrin dhe filmin, si mjete komunikimi që informojnë, vetëdijësojnë dhe nxisin angazhimin e komunitetit. I njohur për qasjen që ka ndaj librit dhe rekomandimet e vazhdueshme të titujve, jo vetëm në emisionin ku moderon, por edhe në rrjetet sociale, Salaj nxiti studentët që, pavarësisht zhvillimeve dhe nevojës për t’u përditësuar me mjetet e reja teknologjike, të mos ndahen nga libri.

“Ai është më shumë se një mjet argëtimi. Është një formë dhe një mënyrë për të njohur njeriun, natyrën njerëzore, por edhe historinë. Shumë ngjarje apo fenomene që shohim sot nuk janë të reja. Kemi pasur gjithmonë korrupsion, krime, probleme sociale, ashtu siç kemi edhe sot”.

Krahas librit, diskutimi përfshiu rëndësinë e teatrit dhe kinemasë, si dy forma të tjera të fuqishme të rrëfimit të historive dhe të shprehjes njerëzore, që, edhe pse i përcjellin mesazhet në mënyra thellësisht të ndryshme, ndajnë një rrënjë të thellë në dinamikën e komunikimit.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit WAVES, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian, me përfshirjen e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale. Drejtuesja e Departamentit të Arteve të Aplikuara, Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani, dhe pedagogia e regjisorja, Dr. Driada Dervishi, e vlerësuan trajnimin mjaft të rëndësishëm për studentët, të cilët kanë zgjedhur komunikimin dhe format e shprehjes së tij si pjesë të formimit dhe profesionit të tyre të ardhshëm.

Sipas tyre, sa më mirë të njohin fuqinë dhe elementët përbërës të fushës së studimit dhe sa më shumë të dinë për të, aq më në gjendje do të jenë për të ndërtuar në të ardhmen komunitete të shëndetshme dhe të përgjegjshme.

Moderatori Blendi Salaj ndau më tej me studentët rrugëtimin e tij në media, i cili nisi nga dashuria për radion. Duke u ndalur te përvoja e tij profesionale, ai theksoi rëndësinë e pasionit në punë dhe të përkushtimit ndaj profesionit. “Nëse diçka e keni pasion, atëherë puna do t’ju duket si lojë. Të paktën për mua kështu është, edhe pse angazhohem prej vitesh”.

Salaj tregoi për eksperiencën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qëndroi për 12 vite, për t’u rikthyer në vitin 2008 në Shqipëri. Fillimisht vetëm për pushime, por klima pozitive dhe shpresa se gjërat do të përmirësoheshin e nxitën të ndërtonte karrierën në Shqipëri, edhe pse kishte punuar për median e njohur amerikane “New York Times”.

Salaj vuri theksin te mendimi kritik si një prej aftësive më të rëndësishme që duhet të zhvillojë një shoqëri demokratike. “Ajo që kam mësuar gjatë gjithë kësaj eksperience është rëndësia e mendimit kritik. Neve gjatë gjithë kohës na thuhej që duhet të ishim kritikë dhe dyshues ndaj vendimeve të qeverisë. Prandaj, mendoj se sot një rol të rëndësishëm luajnë universitetet për të zhvilluar këtë mendim kritik te studentët, që të mos besojnë çdo gjë që thuhet, të pyesin dhe të kërkojnë vazhdimisht se çfarë vendimesh merren në emrin e tyre. Vetëm kështu do të kemi një shoqëri qytetare që mendon dhe vepron me përgjegjshmëri”, shtoi Salaj.

Gjatë trajnimi u hodh një vështrim kritik mbi median shqiptare dhe atë ndërkombëtare, duke u ndalur te mënyra se si ndërtohen narrativat mediatike, përdorimi i titujve clickbait, përzgjedhja e ngjarjeve që marrin vëmendjen kryesore dhe trajtimi i tyre në debatet televizive. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe personazheve që ftohen në këto debate dhe rolit që ata luajnë në mbrojtje të interesit dhe të së mirës publike.

Tag:Blendi Salaj, komunikim, media, studnetë, trajnim, uet

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Më shumë mundësi për punësim, studentët e vitit të tretë bachelor certifikohen në programin Alpha Kontabilitet
November 13, 2026

Next post

“Fshati ku të vjedhin burrin” vijon turneun nëpër Shqipëri, regjisori Bora: Përmes komedisë po promovojmë edhe etnografinë
November 13, 2026

You may also like

WhatsApp Image 2026-11-13 at 10.19.17
“Fshati ku të vjedhin burrin” vijon turneun nëpër Shqipëri, regjisori Bora: Përmes komedisë po promovojmë edhe etnografinë
13 November, 2026
WhatsApp Image 2026-11-12 at 15.26.04
Më shumë mundësi për punësim, studentët e vitit të tretë bachelor certifikohen në programin Alpha Kontabilitet
13 November, 2026
WhatsApp Image 2026-11-09 at 11.19.43
Pedagogu Kristi Çela spikat në Kongresin Europian të Fizioterapisë, studimi i tij shpallet më i miri mes 180 prezantimeve
9 November, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy