• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

“Fshati ku të vjedhin burrin” vijon turneun nëpër Shqipëri, regjisori Bora: Përmes komedisë po promovojmë edhe etnografinë

  • Date November 13, 2026

Regjisorin Armand Bora e gjejmë në mësim, në sallën e teatrit në UET, së bashku me studentët e vitit të dytë bachelor në Aktrim-Regjisurë. Po përgatiten për të vendosur në skenë shfaqjen “Tri mendje në anakand”, në kuadër të përmbylljes së detyrimeve akademike. Profesori thotë se premiera e saj do të përcaktojë nëse rrugëtimi do të përfundojë në auditor apo do të prekë skena të tjera teatri.

E shkruar nga dramaturgu Ferdinand Hysi në vitin 1993, kjo është një pjesë mjaft e dashur për regjisorin Bora, sepse shënon rrugëtimin e tij artistik në fushën e teatrit. Është kjo arsyeja që ai e përgatit herë pas here me studentët, duke shpresuar që edhe për ta të jetë një ogur i mirë në nisje të karrierës. Ndryshe nga shfaqjet e mëparshme, profesori thotë se kësaj here do të vijë me risi në kostumografi, duke përfshirë etyde dhe plastikë.

Krahas angazhimit në auditor, prej disa muajsh regjisori Bora po vendos në skenat e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë komedinë “Fshati ku të vjedhin burrin”. Ajo e nisi rrugëtimin e saj në festivalin folkloriko-kulturor “Vajzë Fest”, i cili u mbajt në fshatin Vajzë të Bashkisë së Selenicës, në datat 14-16 gusht.

Studentët e UET çelën siparin e festivalit përballë një publiku që përfshinte figura dhe personalitete të artit, kulturës, letërsisë, politikës, drejtësisë etj. Trupës së studentëve, Amela Gjergji, Grejsi Xhani, Migena Gjyla, Elgis Peti, Desantila Vaka dhe Elised Braimllari, iu bashkua aktori Gent Hazizi, duke e bërë eksperiencën e tyre edhe më të bukur profesionalisht.

Pas Selenicës, ndalesa e radhës ishte në qytetin e Korçës, në edicionin e 13-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë, Koko Fest, në datat 28 gusht-6 shtator. Muajin e kaluar, shfaqja rrugëtoi drejt Shkodrës për të konkurruar në festivalin “Gjegju Fest”, organizuar në datat 18-25 tetor. E prezantuar në shtëpinë muze të Oso Kukës, “Fshati ku të vjedhin burrin” përmbylli festivalin kushtuar dramaturgjisë shqiptare.

Surpriza e saj ishte ngjitja në skenë e pedagogut Armand Bora, jo si regjisor, por si aktor. Ai iu bashkua studentëve për të luajtur rolin e Jaranit, në mungesë të aktorit Gent Hazizi, për shkak të angazhimeve të tjera. Duke qenë se koha ishte e pamjaftueshme për të përgatitur një student tjetër, profesori thotë se, me këmbënguljen e studentëve, mori vendimin për të dalë në skenë.

“Ishte hera e parë që ngjitesha në skenë si aktor që nga periudha kur isha student. Padyshim që për mua ishte kënaqësi e madhe të luaja përkrah studentëve të mi dhe madje po mendoj që ta mbaj këtë rol edhe në shfaqjet e ardhshme”, tregon profesori.

Bora e shkroi këtë komedi për të marrë pjesë në “Vajzë Fest”. Është kjo arsyeja pse ai përdori dialektin dhe zhargonin e Labërisë, si dhe përfshiu në kostumografi veshjet popullore të zonës. Por, gjatë rrugëtimit nëpër Shqipëri, ajo është kthyer në një mjet të rëndësishëm për të promovuar etnografinë shqiptare. Krahas humorit dhe shpërfaqjes së talentit të studentëve, regjisori Bora tregon se kjo shfaqje përmban dy elementë të rëndësishëm.

“E para është veshja. Që prej shfaqjes në Shkodër, jemi përpjekur që në çdo qytet ku e vendosim në skenë, aktorët të veshin kostumet popullore të zonës dhe krahinës. Veçantia e dytë është vendi që zgjedhim për ta luajtur. Kemi përzgjedhur shtëpitë karakteristike, shtëpi muze, të cilat kanë një trashëgimi të caktuar.”

Çdo skenë që ka pritur komedinë ka pasur specifikën e vet. Ndërsa në Korçë u kthye në një teatër popullor, me qytetarët që qëndronin në tarracat e shtëpive karakteristike të qytetit, Shkodra solli si veçanti dialogun pas shfaqjes, me figura të teatrit dhe kulturës, duke evidentuar vlerat dhe veçantitë e kësaj shfaqjeje.

Më 12 nëntor, pallati i kulturës “Sadi Abazi” ishte ndalesa e fundit për studentët e aktrimit. Ndryshe nga shfaqjet e kaluara, të cilat ishin në kuadër të konkurrimit, Librazhdi u kthye në një test për aktorët e rinj, pasi këtë herë qëndruan përballë një audience të madhe, e cila kishte blerë bileta për të ndjekur shfaqjen.

Ky është një tjetër aspekt që profesori synon të përfshijë në të ardhmen, në mënyrë që studentët të tejkalojnë procesin mësimor dhe të përfshihen më tepër në jetën e një aktori profesionist, i cili përballet me një publik të rastësishëm.

Migena Gjyla: Investimi moral ka qenë çelësi i suksesit tonë

Për studenten Migena Gjyla, kjo nuk është shfaqja e parë ku ajo merr pjesë si aktore dhe asistente regjisore. Tashmë janë bërë disa projekte të tilla që plotësojnë portofolin e saj profesional, duke spikatur ende pa dalë nga auditori.

Ajo tregon se, për të vendosur në skenë komedinë, punoi me kolegët një muaj rresht gjatë sezonit të verës, në mënyrë që ta përgatisnin në kohë për “Vajzë Fest”. Reagimet pozitive që morën në festival dhe më pas në “Koko Fest” i motivuan për ta vijuar rrugëtimin e tyre.

“Shkodra, vendi që e do artin fort, ishte thuajse një përqafim për ne. Figura të njohura dhanë komente shumë pozitive për shfaqjen tonë. Kështu që ne nuk e lamë me kaq. Hera e fundit ishte në Librazhd, ku edhe aty u prit mjaft mirë”, tregon Migena.

Në këtë rrugëtim disamujor nuk kanë munguar sfidat. Skenat kanë qenë të panjohura, publiku ka qenë i ri, ndërsa janë përballur me trupa dhe aktorë profesionistë. Megjithatë, ajo shton se e kanë përballuar më së miri çdo sfidë, duke përfituar nga kjo eksperiencë e rrallë jo vetëm në aspektin profesional.

“Ky rrugëtim na ka bërë të kuptojmë sa e rëndësishme është humaniteti mes një grupi të mirë dhe këtë gjë e kemi gjetur në UET. Njerëz që mbështesin njëri-tjetrin, përtej anës akademike apo profesionale. Duke nisur që nga pedagogu ynë Armand Bora e deri te studentët. Investimi nuk ka qenë vetëm profesional, por edhe moral. Mendoj se ky ka qenë çelësi ynë i suksesit”, thekson Migena.

“Fshati ku të vjedhin burrin” do të vijojë rrugëtimin nëpër qytete të tjera. Elbasani dhe Durrësi janë parashikuar si destinacionet e radhës.

Tag:“Fshati ku të vjedhin burrin”, Armand Bora, Migena Gjyla

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Blendi Salaj, trajnim me studentët e UET për fuqinë e komunikimit dhe ndikimin e medias në komunitet
November 13, 2026

You may also like

WhatsApp Image 2026-11-13 at 14.13.15 (1)
Blendi Salaj, trajnim me studentët e UET për fuqinë e komunikimit dhe ndikimin e medias në komunitet
13 November, 2026
WhatsApp Image 2026-11-12 at 15.26.04
Më shumë mundësi për punësim, studentët e vitit të tretë bachelor certifikohen në programin Alpha Kontabilitet
13 November, 2026
WhatsApp Image 2026-11-09 at 11.19.43
Pedagogu Kristi Çela spikat në Kongresin Europian të Fizioterapisë, studimi i tij shpallet më i miri mes 180 prezantimeve
9 November, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy