• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Sipërmarrës në fushën e inxhinierisë, Albert Zogo: Shifrat flasin, por partneritetet janë çelësi i suksesit

  • Date April 4, 2026

E ndërsa marketohen gjithnjë e më tepër startup-et, inteligjenca artificiale dhe sipërmarrja në sektorët e rinj, mbeten pak në hije ata që janë më të hershëm. Edhe pse të tillë, koha tregon se ata janë të pakohë dhe tregu gjithmonë do t’i kërkojë sektorë të caktuar, pavarësisht transformimit që u duhet të pësojnë në vetvete. Leksioni i hapur në Universitetin Europian të Tiranës solli modelin e suksesit të një sipërmarrësi në fushën e inxhinierisë. Albert Zogo është CEO i Alstezo, një kompani që operon në tregun shqiptar prej më shumë se 30 vjetësh, në sektorin e automobilave dhe distribucionit të pjesëve të këmbimit.

Dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, Prof. Asoc. Dr. Teuta Xhindi, tha se është mjaft e rëndësishme që studentët të mos mbeten pas në anën praktike të profesionit të tyre, por të njohin dhe të prekin gjatë kohës së studimeve kompanitë, bizneset që operojnë në fushën e tyre të studimit. Nga ana tjetër, ajo e cilësoi Alstezo dhe Zogon një model suksesi, prej të cilit studentët mund të mësojnë, të frymëzohen dhe pse jo, në një të nesërme jo të largët, të jenë pikërisht sipërmarrësit e rinj të sektorit të inxhinierisë.

Albert Zogo tregoi se aktiviteti i tij nisi në vitin 1993, pasi kishte shkuar, si shumë shqiptarë, në Greqi si emigrant dhe filloi tregtinë në pjesët e këmbimit të automjeteve. Por transformimin e vërtetë biznesi i tij do ta shihte pas vitit 1998, kur ai mori pjesë në një panair në Frankfurt, prej nga mori edhe indicien për të nisur partneritetet e para. Sot kompania bashkëpunon dhe është ekskluzive për kompani të njohura amerikane, angleze apo gjermane. Zogo tha se ato nuk janë vetëm bashkëpunëtorë, prej nga marrin pajisjet dhe mjetet e teknologjisë së fundit, por janë certifikues të sigurisë dhe standardeve që Alstezo ka sjellë në tregun shqiptar dhe ruan me besnikëri ndër vite.

“Ne punojmë dhe jemi ekskluziv sot për rreth 20 kompani të huaja nga Evropa dhe Amerika. Shifrat janë numra dhe ato flasin, por ama ajo që është e vlerësuar më shumë në biznesin tonë është partneriteti që kemi me komunitetet e huaja”, theksoi.

Përveç partneriteteve, një tjetër pikë të rëndësishme ai theksoi profesionalizmin e burimeve njerëzore, të inxhinierëve të formuar jashtë vendit, të cilët kanë ndërtuar karrierën e tyre në këtë kompani. Më tej, ai inkurajoi studentët të vizitojnë ambientet e kompanisë, në Fier apo Tiranë, të njihen nga afër dhe të shikojnë të gjitha proceset që kryhen, dhe pse jo, të marrin guximin të provojnë veten e tyre duke nisur një rrugëtim të ri profesional.

Aktualisht, kompania ka dy lokacione, në Tiranë dhe në Fier, të pajisura me punishte mekanike moderne dhe punishte karrocerie të teknologjisë së fundit,  të cilat ofrojnë shërbime dhe riparime të të gjitha llojeve të automjeteve, si dhe tregti pjesësh këmbimi.

Në fund të leksionit të hapur, dekania Xhindi dhe CEO i Alstezo firmosën një marrëveshje bashkëpunimi, e cila hap rrugën e shkëmbimeve të akademisë me biznesin, të zhvillimit të praktikave pranë kësaj kompanie dhe punësimit të studentëve. Zogo pranoi se partneritete të tilla janë mëse të nevojshme, pasi gjetja e njerëzve të përgatitur, që kanë aftësitë e duhura dhe përshtaten me ndryshimet që pëson tregu, mbetet një sfidë e vazhdueshme.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Ish-ministri Arbjan Mazniku në UET për reformën administrativo-territoriale: Bashkitë jo plotësisht eficente
April 4, 2026

Next post

Enxhi Nasufi në Alumni Talk UET për librin e saj të parë: Arti ma ka shpëtuar shpirtin miliona herë
April 4, 2026

You may also like

HHA_6930
Enxhi Nasufi në Alumni Talk UET për librin e saj të parë: Arti ma ka shpëtuar shpirtin miliona herë
4 April, 2026
447A8930
Ish-ministri Arbjan Mazniku në UET për reformën administrativo-territoriale: Bashkitë jo plotësisht eficente
3 April, 2026
HHA_5168_50
Nga Shqipëria në New York për të themeluar firmën e tij ligjore, Altin Nonaj: Ja si të hapni një biznes në Amerikë
31 March, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy