THIRRJE PËR APLIKIME Shkëmbim i stafit akademik dhe administrativ COMMO Project IX

Në kuadër të Programit Erasmus+, Universiteti Europian i Tiranës (UET) hap thirrjen për aplikime për mobilitete të stafit akademik dhe administrativ në universitetet partnere në Itali, në kuadër të COMMO Project IX.
Kuotat e disponueshme
– University of Salento, Itali: 3 kuota (STT)
– University of Teramo, Itali: 2 kuota (STT)
– University of Tuscia, Itali: 1 kuotë (STT)
Kohëzgjatja e mobilitetit: 5 activity days + 2 travel days.
Granti:
– Granti ditor: 160 € në ditë
– Granti i udhëtimit: 275 €
Dokumentet e nevojshme për aplikim
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
– CV në gjuhën angleze
– Kopje të pasaportës
– Letër motivimi në gjuhën angleze
Ftohen të aplikojnë për këtë thirrje stafi akademik dhe administrativ i Universitetit Europian të Tiranës.
Deadline: 24 tetor 2026, ora 17:00.
Aplikimet duhet të dërgohen me email në adresën: [email protected].
Ju mirëpresim të aplikoni!

