Thirrje për aplikim Erasmus+ Shkëmbim studentor – University of Valladolid, Spanjë.

UET ka kënaqësinë t’ju njoftojë për mundësinë e shkëmbimit studentor në kuadër të programit Erasmus+, në University of Valladolid, Spanjë.
Studentët e interesuar ftohen të aplikojnë duke ndjekur udhëzimet dhe duke plotësuar dokumentacionin e kërkuar, të cilin e gjeni bashkëngjitur këtij njoftimi, së bashku me linkun e aplikimit dhe informacionet mbështetëse.
Kjo mundësi është e hapur për studentët e programeve Bachelor, Master dhe PhD, nga të gjitha fushat e studimit dhe fakulteteve të UET.
Detajet e mobilitetit:
- Numri i kuotave të disponueshme: 1
- Granti mujor: 850–900 EUR
- Periudha e mobilitetit: Spring Semester 2026–2027
Afati i aplikimit: 27 tetor 2026, ora 23:59 CET
Aplikimi kryhet individualisht nga secili student, nëpërmjet portalit.
Ftojmë studentët e interesuar të aplikojnë.

