• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj

  • Date May 8, 2025

Kthyer tashmë në një traditë, promovimi i numrit të ri të “Ingenious”, revistës shkencore të Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitetkturës, përpos kërkimeve shkencore të përzgjedhura për prezantim, solli në auditorin e Universitetint Europian të Tiranës edhe një sipërmarrës, z. Gentjan Zotaj.

Dekania e këtij fakulteti, njëkohësisht kryeredaktore shkencore e revistës, prof. asoc. dr. Teuta Xhindi, falënderoi gjithë kolegët dhe studentët, bashkëpunëtorë në këtë numër të revistës, e cila vjen nën tematikën “Avancimi i inovacionit përmes kërkimit ndërdisiplinor dhe zgjidhjeve digjitale”. Ajo theksoi se nën këtë model, të ndërthurjes së teknologjisë me produktet e shëndetshme dhe produktet ushqimore, vjen sipërmarrësi Zotaj.

“Mendoj se studentët kanë nevojë për modele në fushën e sipërmarrjes, në mënyrë që të nxiten iniciativat e tyre në këtë fushë.”

I identifikuar së fundi me Frut’za, një biznes që ka të bëjë me përdorimin e teknologjisë për menaxhimin online të porosive dhe dorëzimin e nënprodukteve të frutave, Zotaj tregoi se trajektorja e rrugëtimit të tij ka qenë e gjatë, me shumë ulje ngritje, dështime dhe arritje. I tillë ka qenë edhe rrugëtimi me universitetin, lënien dhe rinisjen e studimeve për të disatën herë derisa u diplomua në moshën 24-vjeçare.

“Si çdo adoleshent i viteve 2000, mendoja se gjëja më e rëndësishme ishte të bëje para. Mendoja se isha shumë i zgjuar dhe kisha kohë për të ndjekur arsimin. Nuk jam krenar për këtë por gabimet më kanë bërë të jem në këtë fazë të jetës.”

Ai rrëfeu se ka filluar shumë herët të punojë, fillimisht si kamarier, pastaj në televizion, call center, zhvillues web-esh etj. Edhe pse në moshën 22-23 vjeçare arriti të ketë biznesin e tij të parë, tha kjo nuk e përmbushte. Madje gjithë lekët që kishte fituar në atë kohë, i humbi të gjitha. “Nuk kisha rol model. Njerëzit që rrinin me mua kishin lekë por nuk kishin lidhje me atë që mendoja unë për një jetë të suksesshme.”

“Një biznes i suksesshëm është ai që ndihmon njerëzit të zgjidhin hallet e tyre lehtë”, sqaroi më tej Zotaj.

Ai i motivoi studentët ta kultivojnë veten e tyre më ëndrra, të krijojnë projeksione të asaj që duan të arrijnë, pasi në një të ardhme të afërt apo të largët do të shohin se janë të mundura e të arritshme. Nuk mund ta prekin ëndrrën me përpjekjen e parë, as me të dytën, e ndoshta as me të disatën. “Njerëzit nuk i bën të suksesshëm ndjekja e lekëve, por ndjekja e ëndrrave dhe parimeve.”

“Asnjë njeri që bën inovacion, nuk e di çfarë po bën. Ka një ide dhe po përpiqet. Prandaj unë e quaj rrugëtimin survive and grow. Ti tenton dhe në një moment ecën. Kjo është formula e suksesit për mendimin tim”, tha Zotaj.

Avancimi i inovacionit përmes kërkimit ndërdisiplinor dhe zgjidhjeve digjitale

Gjatë promovimit të “Ingenious” 5/1, pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës u njohën me dy prej punimeve të këtij numri, i cili përmbledh artikuj shkencorë që trajtojnë mënyrat se si kërkimi ndërdisiplinor dhe zgjidhjet digjitale po transformojnë fushat e inxhinierisë, informatikës dhe arkitekturës. Ato vijnë nën autorësisnë e pedagogëve të UET, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të jashtëm e nga institucione partnere, por vijnë edhe nën bashkëpunim me studentë të programeve të ndryshme të këtij fakulteti.

Në hyrje të revistës, në editorialin e saj, dekania Xhindi, shkruan se ndërsa bota përballet me sfida të pashembullta…ky numër nxjerr në pah zgjidhje inovative dhe qasje shumëdisiplinore që synojnë të nxisin qëndrueshmërinë, rezistencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse.

Prof. asoc. Albana Hasimi, nga Universiteti Politeknik i Tiranës, prezantoi punimin me temë “Ndikimi i urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike në temperaturat urbane: një analizë sistematike për qytetin e Tiranës”, realizuar në bashkëpunim me kolegët: Blerina Papajani, Gazmir Çela, Elvin Çomo, Florinda Tuga dhe Mirela Dvorani.

Pedagogia tha se analiza e ndryshimeve të temperaturës zbuloi se urbanizimi do të ndikojë fuqishëm në temperaturën maksimale, e cila do të jetë më e dukshme gjatë stinës së pranverës dhe dimrit.

“Rezultatet tregojnë se ndryshimet ishin kryesisht për shkak të rritjes së kapacitetit të nxehtësisë së strukturave urbane dhe avullimit të reduktuar në mjedisin e qytetit. U zbulua se, në të ardhmen, moti i verës do të përhapet në fillim të vjeshtës, dhe moti i dimrit do të zhvendoset në fillim të pranverës, në Tiranë.”

Studenti Elfat Memaj prezantoi më tej punimin me temë “Analizimi dhe zbutja e sulmeve të shpërndara të mohimit të shërbimit (DDoS): Një qasje simulimi e bazuar në Python”, realizuar në bashkkëpunim me Malvina Niklekaj.

Ai sqaroi se (DDoS) është një nga kërcënimet më shkatërruese dhe në zhvillim për sigurinë e rrjetit, i cili synon të mbingarkojë një sistem, server ose rrjet të synuar me trafik të tepërt, duke e bërë atë të paarritshëm për përdoruesit legjitimë. “Sulmet DDoS kanë qenë përgjegjëse për humbje të rënda financiare, ndërprerje të shërbimeve dhe shkelje të sigurisë në industri të ndryshme, duke përfshirë financën, kujdesin shëndetësor, qeverinë dhe tregtinë elektronike”, theksoi Memaj.

Kontribuesit e tjerë të këtij numri të revistës, përmes hulumtimeve dhe gjetjeve mjaft interesante, janë: Msc, Amada Kote, Sara Ballkoçi, Alba Çollaku, Dr. Ardiana Topi, Shahina Begum, Shaibal Barua, Emmanuel Weiten, Dr. Kreshnik Hakrama, Msc.ing. Jani Petro, Hemi Lika, Msc. Anxhela Aema, Anri Hasani.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women's Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
May 8, 2025

Next post

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
May 9, 2025

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET