Dr. Leonard Boduri
Dr. Leonard Boduri ka më shumë se 3 vjet përvojë në sistemin bankar tregtar, si dhe rreth 10 vjet përvojë në fushën akademike. Në tetor të vitit 2015, i është akorduar titulli Doktor Shkencash në fushën e financës së sistemit bankar. Që prej vitit 2014 dhe në vazhdim është angazhuar në mësimdhënie në departamentin e Financës në Universitetin Europian të Tiranës dhe që prej vitit 2015 në departamentin e Financës si lektor në Universitetin Luarasi. Aktualisht është angazhuar në mësimdhënie pranë departamentit të Ekonomiksit dhe Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin Europian të Tiranës.