• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET zhvillon për të dytin vit radhazi Olimpiadën e Ekonomiksit, 5 fituesit do të përfaqësojnë Shqipërinë në Athinë 

  • Date April 28, 2025

Universiteti Europian i Tiranës zhvilloi për të dy dytin vit radhazi Olimpiadën e Ekonomiksit, një kompeticion që nxit dhe vlerëson njohuritë e nxënësve të shkollave të mesme në fushën e ekonomisë.

Raundi kombëtar u zhvillua më 26 prill, ku u testuan 140 nxënës nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë. Pesë finalistët e këtij kompeticioni janë: Marin Kycyku, Eimi Zaimi, Frenklin Jaupllari, Nensi Allushi dhe Erisejda Rrenjollari. Ata do të përfaqësojnë Shqipërinë në raundin ndërkombëtar të Olimpiadës së Ekonomiksit, i cili do të mbahet në muajin gusht në Athinë, ku do të përballen me përfaqësues nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe Europës. Për të gjithë nxënësit konkurrues u dhanë certifikata pjesëmarrjeje.

Olimpiada e Ekonomiksit, e cila për Shqipërinë zbatohet nga Universiteti Europian i Tiranës dhe Center for Education and Development (CED), vjen me mbështetjen financiare të Economic Fundamentals Initiative (EFI), Albanian-American Development Foundation (AADF) dhe CleanScore.

Pas aksesimit të burimeve mësimore të EFI-t, përfshirë materialet e përkthyera të “Common Sense Economics” dhe përmbajtjen në bibliotekës multimediale, nxënësit kalojnë disa faza testimesh. Fillimisht ai është brenda shkollave të mesme, për nxënës që kanë ose jo formim në fushën e ekonomisë, ose që kanë pasion të dinë më shumë në këtë sektor. Më pas, vjen raundi kombëtar që zhvillohet në ambientet e UET, ku të rinjtë i nënshtrohen testit me shkrim, duke përdorur CleanScore, një platformë e mbështetur nga Fondacioni Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit. Gjysmëfinalistët kalojnë përballë komisionit me pedagogë dhe ekspertë të ekonomisë, të cilët zgjedhin pesë finalistët.

Juria e Olimpiadës së këtij vit përbëhej nga një sërë emrash të nderuar të akademisë dhe fushës së ekonomisë, si: prof. asoc. dr. Selami Xhepa – president, Universiteti Europian i Tiranës; prof. asoc. dr. Ermela Kripa – shefe e Departamentit, Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë; MSc. Geida Kalia, – konsulente Biznesi, Boçoni University, Itali; prof. asoc. dr. Mateo Spaho – dekan, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, UET; dr. Elona Shehu – shefe e Departamentit të Financës dhe Ekonomisë, UET; dr. Teuta Çerpja – pedagoge, Universiteti Europian i Tiranës; Emirgena Nikolli, PhD – pedagoge, Universiteti Europian i Tiranës.

Për presidentin e UET, prof. asoc. dr. Xhepa, synimi i ekonomistëve është që të ndikojnë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe të krijojnë më shumë mirëqenie për shoqërinë. Prandaj, ai bëri apel të rinjve, që duan të jenë ekonomistët e ardhshëm, ta shohin profesionin e tyre në spektrin e dhënies së një kontributi të nevojshëm për vendin.

Pedagogia Elona Shehu, njëkohësisht shefe e Departamentit të Financës dhe Ekonomisë në UET, e cilësoi mjaft të rëndësishëm këtë kompeticion për të ardhmen profesionale. “Është mundësi shumë e mirë jo vetëm për të zhvilluar mendimin kritik. Por është një mundësi shumë e mirë për të zhvilluar një rrugë të re, për të prekur një shteg të ri në karrierë.”

Shehu tregoi më tej se, studentët e vitit të kaluar që u shpallën fitues të raundit kombëtar të Olimpiadës së Ekonomiksit, janë bërë pjesë e universiteteve më të mira në botë.

I themeluar në vitin 2016 nga Instituti i Edukimit Ekonomik (INEV), qëllimi i Olimpiadës së Ekonomiksit është të frymëzojë interesin për të mësuarit e termave dhe çështjeve ekonomike tek adoleshentët. Pas përhapjes së menjëhershme në Republikën Çeke, ky kompeticion kaloi kufijtë kombëtarë për t’u përqafuar nga organizata dhe vende të tjera. Sot ai është konkursi më i madh në botë me pjesëmarrjen e mbi 22 vendeve nga katër kontinente.

Në disa prej vendeve të Europës dhe Ballkanit, siç është Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, Olimpiada vjen me mbështetjen e organizatës Economic Fundamentals Initiative, e cila gjithashtu është e fokusuar në promovimin e edukimit ekonomik dhe financiar te nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët. Ajo synon ta bëjë ekonominë lehtësisht të kuptueshme dhe të aksesueshme, duke vënë në pah rëndësinë e ekonomisë në vendimet e përditshme, por edhe në rritjen e mirëqenies individuale dhe shoqërore.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Projekti Visegrad/ Trajnim 2-ditor në UET për zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë
April 28, 2025

Next post

Leksioni transformues në UET i pedagoges nga Rumania, prof. Denisa Abrudan
April 29, 2025

You may also like

HHA_0402
Neurologu amerikan, John C. Witt, në një Leksion të Hapur: Tre karakteristikat thelbësore të një mjeku
14 May, 2025
HHA_9243
Leksion i Hapur me studentët e Arteve Skenike për Eugene O’Neill, babanë e dramës moderne amerikane
14 May, 2025
HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET