• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

UET, rinis programi i doktoraturave për vitin 2022

  • Date June 4, 2022

Pas një bllokimi tetëvjeçar të programeve të ciklit të tretë të studimeve në të gjithë universitetet e vendit, Universiteti Europian i Tiranës rihapi programin e doktoraturave për vitin 2021-2022. Qasja në këtë dekadë të re flet për një rritje të cilësisë në kërkimin shkencor

Ishte viti 2009, kur drejtuesit e Universitetit Europian të Tiranës hodhën idenë e programeve për një cikël të tretë të studimeve, që fliste për ambiciet  dhe vizionin që ky institucion privat kishte në tregun e arsimit të lartë.

Ndërsa UET kremtonte pesë vjetorin me disa arritje të rëndësishme në fushën e cilësisë, si akreditimet ndërkombëtare, mori edhe të drejtën e programit të doktoraturave, duke u bërë i pari universitet privat që e ofronte këtë cikël.

Interesi i lartë solli më shumë se shtatëqind kandidatë të regjistruar, ndërsa 443 morën titullin Doktor, në krye të tre viteve studimi.

Kohë që përkoi edhe me vendimin e qeverisë Rama për të mbyllur ciklin e tretë të studimeve, në të gjithë universitetet e vendit, publike dhe private.

Tetë vite më vonë, me kuota shumë më të reduktuara dhe vetëm në disa universitete që i përmbushin kriteret, ku bën pjesë edhe UET,  Ministria e Arsimit vendosi rifillimin e programit të doktoraturave.

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa hodhi kritika mbi vendimin e qeverisë për mbylljen në gati një dekadë të ciklit të tretë të studimeve, ndërsa tha se buxheti i shtetit i akordon një shifër të papërfillshme kërkimit shkencor, me vetëm 0.2 pëqind, ndërsa ndalon edhe financimin privat për t’u kualifikuar dhe avanzuar. “Riaktivizimi i Programit Doktoral  është ngjarje e rëndësishme, por që  duhet  të ishte në fakt normale. Ka  prodhuar kosto për të rinjtë –  kemi një numë të madh doktorantësh në UET por edhe në universitete të tjerë, që për gati një dekadë e kanë pasur të pamundur të avancojnë në karrierën profesionale dhe kjo  prodhon efekte ekonomike. Po ashtu prodhon kosto edhe për institucionin, duke ia pamundësuar ndërtimin e strukturave akademike të qëndrueshme dhe me standarde cilësore, u shpreh profesor Xhepa.

Ai e cilësoi kërkimin shkencor një sfidë, ndërsa tha se përkushtimi i udhëheqësve të doktoraturave dhe mbështetja e universitetit janë dy elementë kyçë që garantojnë suksesin dhe largojnë damkën që ka marrë deri më sot kërkimi shkencor.

Presidenti i UET tha se procesi i rekrutimit doktoral do të fitojë një dimension të ri dhe standardet e larta të pranimit do ta bëjnë më kërkues ndaj shkencës dhe shoqërisë.

“Për UET, kërkimi shkencor,  inovacioni dhe mobiliteti  i stafit janë një gur themeli dhe pjesë kryesore e strategjisë së zhvillimit institucional”, tha Drita Kruja, zv/rektore për Kërkimin dhe Metodologjinë në UET.

UET është i angazhuar të ndërmarrë kërkim të avancuar shkencor me kontribut në zhvillimin social dhe ekonomi, nëpërmjet transferimit të njohurive përtej komunitetit akademik  drejt institucioneve publike dhe privatë si edhe grupeve të interesit, bazuar në gamën e gjerë të ekspertizës që ka në shkencat sociale, humane, ekonomike, mjekësore, teknologjitë e informacionit, edukimit dhe komunikimit.

Kërkimi Shkencor në UET bazohet në publikimin e kërkimeve  në pesë revistat shkencore të të pesë fakulteteve. Revistat kanë një bord editorial me profesorë të shquar vendas dhe te huaj,

Programet e trajnimit të strukturuar për stafin akademik në përputhje me gradën shkencore dhe angazhimin në hulumtim.

Univeristeti Europian i Tiranës ka qenë institucion pionier në Shqipëri për sasinë dhe mënyrën e financimit të këkrimit shkencor, nisur nga grantet e dhëna, që deri në vitin 2018 kapnin shifrën e 75 mijë eurove.

“Lidhja  e shpërblimit financiar me arritje të matshme akademike është një mekanizëm i përshtatshëm për të kontrolluar dhe inkurajuar veprimtarinë shkencore dhe botimet”, vijoi më tej zv/rektorja.

Po ashtu UET është universiteti privat me numrin më të madh të projekteve të fituara, me një buxhet prej 500 mijë eurosh.

Pas periudhës 8 vjeçare të ndërprerjes së studimeve të doktoraturës, UET ka gati lançimin e programit të Ciklit të Tretë në Shkenca Sociale dhe të Sjelljes pranë Fakulteti të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në bashkëpunim me departamentin  e ekonomiksit  dhe financës për zhvillim të qëndrueshëm dhe  tre departamenteve të fakultetit të shkencave humane, edukimit dhe arteve liberale, një program i rionganziaur i Doktoratës në Shkenca Sociale me urdhër të Ministritë të Arsimit,  në mars të këtij viti.

Programi pritet të shërbejë  për zhvillimin e kapaciteteve akademike të UET, institucioneve  të tjera të arsimit të lartë si edhe institucioneve kërkimore në vend edhe më gjerë. “Kërkesa në rritje për të përmirësuar cilësinë në proceset e mësimdhënies në IAL-të  publike dhe private e ka kthyer domosdoshmëri kualifikimin e stafeve ekzistuese apo kandidatëve potencialë që aspirojnë  të ndjekin karrierën akademike dhe kërkimore”, vijoi më tej zonja Kruja.

Projekti i madh kërkimor i doktoratës në Shkenca Sociale dhe të Sjelljes është sjellja e individit dhe aktorëve ekonomikë në raport me shtetin dhe shoqërinë, si pjesë e kërkimit të madh Kërkimor 2021-2025 “Zhvillimi i Tregjeve- Universiteti-Kërkimi -Shteti”.

Një pikë e fortë është mundësia e marrjes së një diplome të dyfishtë me  Universitetin Katolik të Valencias “San Vicente Martir”,   në Spanjë, në kuadër të bashkëpunimit me  UET  në fushën e kërkimit, trajnimit të studentëve dhe  stafit dhe shkëmbimit të ekspertëve të fushave të ndryshme, si edhe marrëveshja speciale për bashkë udhëheqjen e doktoratave.

Doktoraturat në UET,  shifra dhe statistika

UET është i pari universitet privat në Shqipëri që ka ofruar ciklin e tretë të studimeve me  praktika dhe standarde  bashkëkohore përmes projekteve, drejtimeve dhe akseve kërkimore, ditëve doktorale, vlerësimeve metodologjike, mundësive të ofruara studentëve për trajnime të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit.

Që në hapje, në UET u vu re një interesim i jashtëzakonshëm, me 775 kandidatë doktoralë, në Shkenca Juridike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Humane, Edukim dhe Arte Liberale si edhe Ekonomi, Biznes dhe Zhvillim. Ndër  ta arritën  të diplomoheshin vetëm 443 ose 59 përqind e doktorantëve, ku mes tyre 2019 ishin gra dhe vajza dhe 224 burra.

Kuotat fillestare të  akorduara këtë vit nga Ministria e Arsimit janë vetëm 18, gjë që e bën pranimin në këtë cikël me standarde të larta, ndonëse UET e kishte vendosur kriterin e studentëve doktoralë që më 2011-n, me një mesatare mbi notën tetë dhe me gjuhët e huaja të certifikuara.

Fushat e drejtuara të Programit doktoral janë në Ekonomiks, Shkenca Politike dhe Edukim Qytetar, Psikologji, Sociologji dhe studime kulturore me një larmi nënndarjesh që e bën ofertë gjtihëpërfshirëse për të gjithë ata që aspirojnë karrierën  akademike.

Kriteret e pranimit për kandidatët

– Të ketë fituar diplomën ‘Master i shkencave” ose “Master i Arteve”, apo diplomë të barasvlershme të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente, në fushë të njëjtë ose të përafërt me studimet e doktoratës;

– Të ketë njohje të gjuhës së huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht ose spanjisht) në nivelin C1, vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se 2 vjet nga koha e lëshimit të tyre. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

– Të ketë notë mesatare të përgjithshme në ciklin më të lartë të studimeve 8 e lart, e llogaritur në bazë të grup-lëndëve karakterizuese të programit të studimit.

– Të jetë personel akademik i Universitetit Europian të Tiranës, ose personel akademik në një tjetër Institucion të Arsimit të Lartë, ose personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.

– Të marrë përsipër përmbushjen e standardeve shkencore, akademike, ligjore dhe etike.

– Aplikanti duhet të hartojë një Projekt propozim bazuar në fushat e detajuara të programit të doktoratës dhe projektit kërkimor të drejtuesit të grupit, preferuar nga ai për udhëheqje.

UET, pionieri i Shkollës Doktorale në arsimin e lartë privat

Në 5-vjetorin e themelimit të tij, pas vlerësimit pozitiv nga Këshilli i Akreditimit dhe pas renditjes ndër më të mirët në procesin e rankimit të universiteteve, Universiteti Europian i Tiranës promovoi në shtator të 2011-s hapjen e Shkollës Doktorale, duke u bërë kështu i pari universitet privat me të drejtën e ciklit të tretë të studimeve.

Universiteti Europian i Tiranës hapi dyert për studentët e interesuar në ndjekjen e studimeve të ciklit të tretë, kërkuesve të rinj shkencorë dhe atyre që duan të thellojnë dijet në nivelin më të lartë të studimeve në arsimin e lartë.

Pas përgatitjes së gjatë për rritjen e standardeve akademike, thellimin e kërkimit shkencor dhe botimeve shkencore, si dhe zhvillimeve cilësore në procesin e mësimdhënies në programet e studimit në dy ciklet e para (Bachelor, Master Profesional dhe Master i Shkencave), të licencuara dhe akredituara, UET u vlerësua pozitivisht nga Këshilli i Akreditimit në korrik të atij viti , se i plotësonte  kushtet për zhvillimin cilësor të programeve të studimit të ciklit të tretë (doktoraturës).

Duke i plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga Këshilli i Akreditimit, UET bëhet i pari universitet privat në historinë dhjetëvjeçare të krijimit të institucioneve alternative të arsimit të lartë në Shqipëri, që hap ciklin e studimeve të doktoraturës.

Tag:doktoratura, dr, nisin programet e doktoratures, phd

  • Share:
Suela Laska

Previous post

Tregu i Punës shkon në UET/ 100 biznese paraqesin ofertën para studentëve
June 4, 2022

Next post

Call for Papers - ECONOMICUS
June 28, 2022

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET