• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

UET, projekt të ri për Sportin: Si mund t’i ndryshojë jeta individit

  • Date September 30, 2020

Në kuadër të Javës Europiane të Sporteve, por edhe të projektit B-Sport+, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës u mblodhën personazhe të ndryshëm, jo vetëm nga fusha e Sportit, por që japin kontribut dhe e duan fort atë.

Tashmë Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve në UET po hyn në vitin e tretë që prej themelimit të tij, shumë herë më i suksesshëm dhe dinamik.

E megjithatë sporti nuk duhet parë vetëm në kënvështrimin fizik, pasi është domosdoshmëri dhe nëse kryhet në mënyrë të rregullt kthehet në mjet të rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi, fizik dhe mendor.

Aktivitetet sportive i ndihmojnë të rinjtë të rritin talentin e tyre dhe të eksplorojnë interesa të reja. Ato krijojnë mundësi unike për t’u lidhur me shokët e klasës dhe për të zhvilluar aftësi që iu shërbejnë studentëve gjatë gjithë jetës.

Si ndikon sporti në zhvillimin e individit

“Kudo të na ‘hedhësh’ ne do të bëjmë shokë”, kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello.

Ai ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e madhe të sportit në çdo moshë dhe në të gjitha dimensionet e jetës.

“Në sport ne e pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç është. Të pasosh topin në kohën e duhur dhe në momentin e duhur është gjithashtu një mënyrë komunikimi. Çdokush mund të merret me sport me një kosto shumë të ulët ose pa kosto fare. Vlerat e sportit janë mjaft edukative sidomos tek moshat e reja. Duhet të bëhet kulturë që çdo familje të merret me sport si një nevojë e jetës. Për fëmijët sporti shërben në socializimin e tyre. Duhet të shohim sa më shumë të rinj dhe familjarë të cilët merren me sport sidomos gjatë fundjavës”, tha Bello.

Duke përgëzuar Universitetin Europian të Tiranës për iniciativën e marrë dhe për faktin që i japin një rëndësi kaq të madhe dhe e vlerësojnë sportin, Përgjegjësja e sektorit të Përgatitjes dhe Fizibilitetit të Projekteve në Sport në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Elvira Baze tha se për të është shumë e rëndësishme që një universitet mbështet veprimtaritw sportive, pasi ato janë një element shumë i rëndësishëm për të edukuar brezin e ardhshëm.

“Sporti është një veprimtari me karakter social, është pjesë e jetës sonë dhe na ndihmon në shumë dimensione si atë social, konjitiv por edhe fizik. Duke pasur parasysh këtë mbështes veprimtarinë time në ministri, por edhe anasjelltas. Gjithë karrierën dhe qenien time e kam vërtitur rreth sportit. Kam qenë 12 vjet sportiste, karrierën time akademike administrative e kam fiksuar tek sporti. Po ashtu edhe familjen time e kam rrotulluar tek sporti. Dhe sa herë që gjej partnerë që më mbështesin bashkohem me to. Sa mirë që një universitet mendon që sporti është një element i rëndësishëm për të edukuar brezin e ardhshëm intelektuar. Ju jeni jo thjesht mësues, por përcjellës së mesazhit”, u shpreh Baze ndërsa tregoi edhe benefitet e të marrit me sport.

“Të marrit me veprimtari fizike më ka dhënë edukatën e të qenit e vullnetshme, më mban trupin në formë dhe nuk më lejon të tregoj moshën”, tha ajo me humor.

I pranishëm në panelin e diskutimit ishte edhe këngëtari shumë i dashur për publikun, Roland Hysi.

Të gjithë e njohin si Landin e sa e sa hiteve muzikore, por pak e njohin karakterin e tij human.

Ai tregoi se si në mënyrë vullnetare për arsye personale është bërë tashmë prej më shumë se tre vjetësh pjesë e një projekt të rëndësishëm sportiv i quajtur “Program of Special Olympics Albania (SOA)”.

Ky organizim synon të ndihmojë dhe integrojë në shoqëri dhe në aktivitete sportive, të gjithë individët me aftësi të kufizuara.

“Jam pjesë e një grupi shumë të vogël që u themelua rishtazi që nga viti 2017. Kam rreth tre vite e gjysmë që punoj me organizarën dhe ideja e projektit është shumë abicioz, madje duam që ta bëjmë një qendër multisportive, duke synuar gjithëpërfshirjen. Na kanë ngëlur shumë projekte pezull për shkak të tërmetit, tashmë edhe pandemisë. Kuptohet që ka vështirësitë e veta pasi flitet për persona me aftësi të kufizuara intelektuale, por asgjë nuk na ka ndalur. Arritjen më të madhe e kemi pasur gjatë kohës së pandemisë, ku në bashkëpunim me Bashkinë realizuam disa video me këshilla se si të qëndrojmë të shëndetshëm dhe ku Shqipëria kryesoi në të gjithë rajonin e Europë-Euroazisë”, u shpreh drejtori i “Program of Special Olympics Albania”.

E mesa duket një rol të rëndësishëm sporti ka pasur edhe në jetën e studentëve të UET.

Mamude Ademaj së shpejti do të jetë studente e vitit të dytë. Ajo thotë se përveç dobive në shëndet, sporti luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në aspektin civil, por edhe në atë mendor dhe social.

“Sporti tek mua, jo sot, por që fëmijë ka pas ndikim pozitive në çdo drejtim pa marrë parasysh çfarë.  Sporti nuk ka ndikim vetëm në  fizik, apo të pasurit një trup perfekt apo linja perfekte.  Sporti gjithashtu ndikon në komunikim, në aspektin social dhe atë mendor, që padyshim unë tek keto që permenda do jepja notën 10”, u shpreh studentja e UET.

I të njëjtit mendim është edhe kapiteni dhe portieri i Ekipit të Futbollit në UET, Leonid Varfi.

Ai rrëfen se përveç një fiziku të mirë, të marrit me sport të mban edhe larg veseve të këqija, apo të bën të ndiheshm mirë me veten, gjëra që janë shumë të rëndësishme

“Përveç fizikut, të mban larg veseve të ndryshme, si alkooli, duhani etj. Krijon një shoqëri me të madhe, pasi gjithë kohën je në kontakt me njerëzit. Je shumë i fortë si fizikisht, por edhe mentalisht. Gjithashtu ndihesh mirë me veten, pasi të merresh me sport të bën të harrosh streset dhe mendimet negative”, thotë Leonid Varfi.

Projekti B-Sport+

Është një projekt i cili i adresohet personave me nevoja specifike dhe atyre që punojnë me ta, duke pasur si qëllim ngritjen e kapaciteteve të këtij target grupi dhe të promovojë pjesmarrjen në aktivitete fizike dhe sportive, duke krijuar ndër të tjera edhe mekanizma bashkëpunimi ndër-institucionale.

Koordinatorja e projektit, Ornela Vladi tha se ky projekt po implementohet në UET dhe është financuar nga Bashkimi Europian.

“Projekti i adresohet personave me aftësi të kufizuara dhe personave që punojnë në këtë fushë. Qëllimi është të krijohet një seri aktivitetesh për të promovuar pjesmarrjen sa më aktive të këtyre personave me aftësi të kufizuara”, u shpreh koordinatorja e projektit.

B-Sport+ promovon adoptimin e një stili jetese sa më të shëndetshëm për personat me nevoja specifike përmes:

Krijimit të një database dhe evidentimit të faktoreve që motivojnë dhe pengojnë personave me nevoja specifike në një përfshirje më të lartë në aktivitete fizike dhe sportive, po ashtu edhe evidentimit të pajisjeve ndihmëse gjatë aktiviteteve fizike dhe sportive.

Po ashtu edhe hartimit të një programi orientues për profesionistët që punojnë me persona me nevoja specifike si dhe hartimit të një kuadri ligjor duke përfshirë aplikacione të reja teknologjike dhe iniciativa profesionale për nxitjen dhe aktivizimin e personave me nevoja specifike.

  • Share:
admin

Previous post

Studentët e Shkencave Mjeksore Teknike në UET, praktikë në Austri
September 30, 2020

Next post

Shpallen listat e studentëve fitues në UET për programet e studimit Bachelor raundi i tretë.
October 15, 2020

You may also like

HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, në FORUMET E UET: Jo bashkim pronash, por bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET