• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

UET i akordon Titullin e Mirënjohjes, Vasilika Hysi: Jam ‘xheloze’ për biblotekën tuaj

  • Date December 22, 2021

UET vlerëson juristen Vasilika Hysi me Titullin e Mirënjohjes, për angazhimin akademik, aktivizimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Reformën në Drejtësi“

Kjo shkon për të gjithë kolegët e mi”, kështu u shpreh ish-zv/kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi teksa mori në duar certifikatën e mirënjohjes nga Universiteti Europian i Tiranës.C

Certifikata i jepet një ose dy personave, por punët nuk bëhen vetëm dhe unë kam pasur fatin që të rrethohem nga kolegë dhe profesionistë shumë të mirë”, theksoi më tej Prof. Dr. Vasilika Hysi, e cila për 36 vite me radhë nuk u nda nga auditori.

Me një karrierë të gjatë profesionale dhe akademike si, dekane e Fakultetit të Drejtësisë, senatore, anëtare e Këshillit Shkencor dhe Përgjegjëse Departamenti, juristja Hysi vlerësoi Universitetin Europian të Tiranës, jo vetëm përkushtimin ndaj studentëve, por edhe për zhvillimin e mendimit kritik.

“Ky universitet ka një vlerë të veçantë dhe ajo që e nderon është pikërisht përvoja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit, jo vetëm të studentëve, por edhe të elitave. Ka vazhdimisht aktivitete shkencore dhe ajo që më ka surprizuar është bibloteka e këtij universiteti. Botimet, përkthimet, kërkimet shkencore që ka UET. Këtë duhet ta forcojë dhe ta mbështesë fort”, tha Hysi, ndërsa theksoi se në një farë mënyre ndihet edhe e ‘xhelozuar’.

Presidenti i UET, Selami Xhepa i shprehu mirënjohjen ish-deputetetes së Kuvendit të Shqipërisë, duke e cilësuar si një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike dhe të fushave përkatëse, ku ka shërbyer, si një model frymëzimi.

“E gjithë puna e Vasilikës është kontribut i jashtëzakonshëm në historinë e tranzicionit shqiptar të këtyre 30 viteve”, tha Xhepa, ndërsa theksoi se “ajo që na bashkon në këtë sallë është dëshira për t’i dhënë shqiptarëve një shtet të së drejtës që funksionon dhe mbron të drejtat e gjithësecilit”.

“Në emër të UET, ju jap Certifikatën e Mirënjohjes: për kontributin e çmuar në forcimin dhe transparencën e demokracisë paralamentare, angazhimin akademik, aktivizimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe një nga kontribueset kryesore në Reformën në Drejtësi”, tha Presidenti Xhepa duke iu drejtuar zonjës Hysi.

Rektori i UET, Tonin Gjuraj e konsideroi largrimin e zonjës Vasilika Hysi nga politika aktive, si një shembull që duhet marrë nga çdo politikan.

“Rrallë ndodh që në politikën shqiptare dikush, nisur nga thënia “mjaft është mjaft” të tërhiqet nga politika aktive. Kjo nuk do të thotë që Hysi nuk është një vëzhguese e mirë e politikës. Por në këtë rast gjej momentin dhe t’i bëjmë thirrje politikës që vjen një pikë që rruga duhet të hapet. Ky është një moment që e kam vlerësuar shumë, ndoshta kjo tregon që tranzicionit po i vjen fundi dhe politika shqiptare të vetëdijësohet”, u shpreh Gjuraj.

“Është një nga personazhet e botës akademike, të shoqërisë civile dhe të tre legjislaturave shqiptare, një personalitet që na nderon pa masë në këtë aktivitet për të nderuar kontributin e saj personal në sferat akademike dhe jo vetëm”, u shpreh më tej Dekania e Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UET, Juelda Lamçe.

Miqtë dhe kolegët, fjalë zemre për profesoreshë Vasilika Hysin

“Nëse janë bërë disa ligje të mira, nëse kemi ecur përpara dhe kemi disa modele për të cilat mund të ndihemi vërtet krenarë, është falë kontributit të këtyre dy zonjave”, u shpreh zv/kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, duke iu drejtuar zonjave Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni.

Ndërsa, kjo e fundit u shpreh krenare që ishte në promovimin e një figure kaq pozitive, si ajo e koleges dhe mikeshës se saj, Vasilika Hysi. Por fjalët e mira nuk i kurseu as për UET-in.

“Do ta vlerësoja shumë faktin që UET ka vendosur në arsimin e lartë shumë standard, pasi promovimi i modeleve pozitive është shumë i nevojshëm”, u shpreh Gjermeni.

Për të zyshë Lika (ashtu siç ajo e thërret shkurt), është një komibinim i aktivizimit të të drejtave të njeriut dhe i akademikes, i profesoreshës, i shtetares dhe i juristes ekselente.

“Ajo që kam vleresduar tek ti është njeriu i mirë. Një njeri që di të bëjë punën e vetë mirë, bën çdo gjë tjetër mirë dhe ti je shembulli në atë Parlamentin tonë që shpesh herë na bën të qeshim”, iu drejtua Hysit, profesori i Diplomacisë në UET, Fatos Tarifa.

Ndërsa Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave e quajti, Hysin një shembull dhe një model kritik.

“Duke u futur në politikë ajo ka prishur ‘status quo-në’ e saj, por gjithashtu është një shembull sepse na ka dhënë një model kritik, për një sakrificë që duhet ta bëjmë të gjithë. Ne kritikojmë, por duhet të japim edhe kontributin tonë”, u shpreh miku i saj.

“Ndihem e nderuar që jam në këtë ceremoni të nderimit të figurës suaj. Unë kam qenë studentja e zyshës dhe më pas kemi ndarë përvoja dhe eksperienca të tjera si kolege dhe si bashkëpunëtore. Zysha ka qenë nga ata persona shumë mbështetës, për ne që filluam punë në ’98-n në Fakultetin  e Drejtësisë”, u shpreh Eralda Methasani, pedagoge e Universitetit të Tiranës.

Ndërsa deputetja Klotilda Bushka tha se, në Kuvend ndihet shumë mungesa e profesoreshë Vasilikës, duke e falenderuar për kontributin e saj në Reformën në Drejtësi.

“Reforma në drejtësi ishte e thellë, por ka një aspekt njerëzor të fokusuar në respektimin e të drejtave të njeriut, që për mua pa kontributin e profesoreshë Vasilikës nuk do ishte. Dhe ashtu siç nuk do të kishte edhe ne zhvillim të marrëdhenieve efektive të Kuvendit me botën akademike pa një marrëveshje të nënshkuar para dy vjetësh me kontriburin e veçantë të profesoreshës. Falë asaj marrëveshje po marrim ekspertiza shumë të mira nga pedagogë të universiteteve publike dhe private, dhe ky është një moment për të bërë dhe një thirrje, që të ketë dhe më shumë angazhime”, u shpreh Bushka.

  • Share:
Suela Laska

Previous post

Bashkëthemeluesi i “Wine Society”, Ervis Mançe: UET është vatra më e këndshme në sytë e një sipërmarrësi si puna ime
December 22, 2021

Next post

Austrian Ambassador: Lack of unanimity in the EU is an obstacle to Albania's integration
December 27, 2021

You may also like

HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, në FORUMET E UET: Jo bashkim pronash, por bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET