[:en]UET Alumni: “Çmimi i Karrierës 2019”, ja 10 kandidaturat[:]
[:en]
UET Alumni: “Çmimi i Karrierës 2019”, ja 10 kandidaturat
Viti 2019 shënon 10-vjetorin e krijimit të shoqatës Alumni në UET. Universiteti Europian i Tiranës, i pari që solli një praktikë të tillë perëndimore në mjedisin e arsimit të lartë në Shqipëri, vijon të mbajë pranë të diplomuarit e tij, të cilët janë aktivë në jetën universitare edhe pas përfundimit të studimeve. Për shkak se ky është një vit jubile, “Çmimi i Karrierës” këtë herë do t’i dedikohet brezit të parë të të diplomuarve. Kandidaturat janë 10 dhe i përkasin pikërisht këtij brezi. Më 31 Maj do të bëhet me dije edhe fituesi, në UET Alumni Festival ku do të festohet për dëshmitë e suksesit të mbi 10 000 të diplomuarve përgjatë viteve.
Anjeza Xhaferaj
Anjeza Xhaferaj është diplomuar pranë Universitetit Europian të Tiranës në Shkenca Politike në vitin 2009. Aktualisht ajo është lektore në UET në lëndët Partitë Politike dhe Studimet Elektorale, Lëvizjet e Reja Politike, Qeverisje Qendrore dhe Lokale. Ndërkohë ajo mban titullin “Doktor” në Teori Politike, mbrojtur në vitin 2016 pranë UET. Studimet “Master” i ka kryer për “Politika Europiane” në Sussex University, Mbretëria e Bashkuar. Ajo ka një eksperiencë punë dhjetëvjeçare në sektorin e organizatave humanitare me çështje që kanë lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm, arsimin, infrastrukturën, menaxhimin e riskut, emergjencat dhe burimet njerëzore.
Besart Çuko
Besart Çuko është diplomuar pranë Universitetit Europian të Tiranës në Degën Marrëdhënie Publike Komunikim në vitin 2009. Z. Çuko numëron disa eksperienca të suksesshme gjatë rrugëtimit të tij profesional. Ai ka punuar në disa prej kompanive lider në tregun shqiptar në pozicione drejtuese të sektorit të marketingut: AGNA Group, ku aktualisht është në pozicionin e Brand Manager, EBG sh.p.k., ALBDEX etj.
Besarta Vladi
Besarta Vladi ka përfunduar studimet Bachelor pranë Universitetit të Tiranës dhe pranë UET (Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Publike – Komunikim), në vitin 2009. Ajo gjithashtu ka përfunduar Masterin e Shkencave pranë Universitetit Europian të Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Astonit në Angli. Znj. Vladi është doktore shkencash në fushën e Menaxhimit të Inovacioneve. Krahas profilit akademik, znj. Vladi mban edhe pozicionin e Sekretares së Përgjithshme pranë UET. Gjatë vitit 2016 – 2017 ka punuar si Këshilltare pranë Ministrit të Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike, në kuadër të Programit Lead Albania. Në vitin 2017 ka përfunduar me sukses një program ekzekutiv pranë Universitetit të Harvardit/Harvard Kennedy School.
Dorina Ahmeti
Dorina Ahmeti është diplomuar pranë UET në Degën Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 2009. Znj. Ahmeti numëron disa eksperienca të suksesshme gjatë rrugëtimit të saj profesional. Menjëherë pas diplomimit, znj. Ahmeti ka punuar pranë Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit Shqiptar, në sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë. Gjithashtu, ajo ka punuar në disa prej kompanive lider në tregun shqiptar në pozicione drejtuese: SGS Automotive Albania, DEA International Film Festival, gjashtë vite eksperiencë pune në Credins Bank, Radio-Televizioni Klan etj. Formimi i mëparshëm në Universitetin e Modena dhe Reggio Emilia për Gjuhë dhe Kulturë Europiane e kanë diversifikuar portofolin e znj. Ahmeti në karrierën e saj profesionale.
Elton Baxhaku
Elton Baxhaku ka përfunduar studimet pranë Universitetit Europian të Tiranës në vitin 2009 në degën Shkenca Politike. Z. Baxhaku është një nga regjisorët më të shquar të gjeneratës së re. Projektet e tij kinematografike janë të përqendruara në filmat e zhanrit dokumentar, ku fokusohet kryesisht në qenien njerëzore në Shqipëri. Z. Baxhaku është themelues i Plain Thinking Production and Barraka Video Production.
Imirjon Dani
Imirjon Dani është diplomuar në vitin 2009 pranë Universitetit Europian të Tiranës në Degën Juridik. Aktualisht z. Dani punon në pozicionit e Drejtorit për Monitorimin e Punëve Publike, Bashkia e Tiranës. Ai numëron disa eksperienca të suksesshme profesionale të tilla si: drejtor i marrëdhënieve me klientët dhe kërkimit të tregut në ONES sh.p.k., etj. Z. Dani ka përfunduar dhe studimet në nivelin Master Shkencor pranë Universitetit Europian të Tiranës në Profilin e Ligjit.
Ira Elbasani
Ira Elbasani është diplomuar në vitin 2009 pranë Universitetit Europian të Tiranës në Degën Marrëdhënie Ndërkombëtare. Znj. Elbasani njihet si bashkëthemeluese e “We Translate Albania”, iniciativë e cila nisi të formalizohet në vitin 2005. Gjithashtu, znj. Elbasani është përfshirë dhe në eksperienca të tjera profesionale, ku numëron disa bashkëpunime me kompani të tilla: Albania Leasing, Credins Bank etj.
Jonida Burba
Jonida Burba është diplomuar në vitin 2009 pranë Universitetit Europian të Tiranës, në degën e Juridikut. Ne vitin 2017 u përzgjodh nga Programi “Lead Albania Fellows” i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për të shërbyer në pozicionin e Këshilltarit të Ministrit, pranë Ministrisë së Brendshme. Aktualisht i është rikthyer shërbimit në strukturën e Policisë së Shtetit, strukturë në të cilën ka punuar prej disa vitesh. Znj. Burba punon pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si specialiste në Seksionin kundër Aseteve Kriminale dhe Pastrimit të Parave.
Jorida Yzeiraj
Jorida Yzeiraj është diplomuar në vitin 2009 pranë Universitetit Europian të Tiranës në Degën Marrëdhënie me Publikun – Komunikim. Si rezultat i performancës së shkëlqyer akademike gjatë studimeve të saj në UET, znj. Yzeiraj ka qenë pjesë e Rrjetit të Ekselencës në UET. Znj. Yzeiraj punon prej dy vitesh si Menaxhere Zyre pranë Kompanisë Remax. Gjithashtu, ajo ka punuar po në sektorin e PR dhe Marketingut në Kompaninë TetraPak. Pjesë e formimit të saj profesional janë dhe studimet në nivelin Master në Degën Shkenca Politike pranë Universitetit të Tiranës.
Megi Hodo
Megi Hodo është diplomuar në vitin 2009 pranë Universitetit Europian të Tiranës në Degën Shkenca Politike. Znj. Hodo ka më shumë se 10 vite që operon në botën e mediave vizive, në rolin e producentes ekzekutive, gazetares apo koordinatores. Ka drejtuar emisione të tilla si: “Apartamenti 2Xl”, “Big Brother”, “Në 1 javë”, “My bodyguard”, “Xing me Ermalin” etj. Nuk kanë munguar edhe eksperiencat filmike në pozicionin e asistentregjisorit në filma si: “Skënderbeu”, si dhe “2 gisht mjaltë”.
[:]