• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]Tendenca për të emigruar rrit interesin për profesionet e mjekësisë[:]

  • Date June 13, 2019

[:en]

Tendenca për të emigruar rrit interesin për profesionet e mjekësisë

Të ftuar në ciklin e forumeve UET kanë qenë Dr. Mirela Hasanaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe Dr. Fatmir Brahimaj, Presidenti i Urdhrit të Mjekut për një bashkëbisedim me studentë e pedagogë mbi sistemin shëndetësor në Shqipëri

Forumet UET kanë pasur këtë herë dy të ftuar, të cilët vijnë nga fusha e shëndetësisë, Dr. Mirela Hasanaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, si dhe Dr. Fatmir Brahimaj, President i Urdhrit të Mjekut, në një bashkëbisedim me studentë e pedagogë, për të diskutuar mbi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me sistemin shëndetësor në vend, sfidat që paraqet ai, por edhe burimet njerëzore në këtë sektor. Ky forum vjen në kuadrin e Javës së Hapur, përgjatë së cilës po zhvillohen disa aktivitete, duke nisur nga dita e hënë dhe duke përfunduar këtë të premte, që kanë në fokus sektorin e shëndetësisë. “Java e Hapur”, e cila këtë herë i dedikohet Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, do të kulmojë ditën e enjte, me zhvillimin e “Ditës së Mjekësisë” në UET, me Panairin e Punës, forumet mbi sfidat e sektorit të shëndetësisë, workshop-e mbi shkencat mjekësore teknike etj.

Përgjatë këtij forumi, të ftuarit kanë sjellë për audiencën pikëpamjet e institucioneve që ata përfaqësojnë, mbi tematikat e ndryshme që shqetësojnë sektorin e shëndetësisë në vend. Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor është një institucion relativisht i ri, i themeluar në korrikun e vitit të kaluar dhe ka për qëllim monitorimin, kontrollin dhe organizimin e shërbimit shëndetësor që nga sistemi shëndetësor parësor, tek ai spitalor.

“Deri më tani, këto dy sisteme i kemi parë të ndarë dhe punonin më vete. Funksioni i këtij operatori është që i gjithë ky sistem, duke filluar nga ai parësor, spitalet bashkiake, spitalet rajonale, të jenë një tërësi”, është shprehur Drejtoresha e Përgjithshme e këtij institucioni, Dr. Hasanaj, e cila shtoi se momentalisht ky institucion do të monitorojë edhe rekrutimin e burimeve njerëzore.
Ajo ka bërë një panoramë të përgjithshme të të gjitha reformave që janë ndërmarrë deri më tani në kuadrin e përmirësimit të sistemit shëndetësor në vend, duke theksuar se, pavarësisht tyre mbetet ende shumë punë për t’u bërë, për shkak të vetë karakterit të këtij sektori, i cili kërkon investim të vazhdueshëm.

“Shëndetësia është një sektor, i cili nuk rresht së kërkuari, për të bërë ndryshime edhe më të mëdha”, ka thënë ajo.

Ndërkohë që Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dr. Fatmir Brahimaj, u shpreh se është e domosdoshme që nëse reformat duhet të përkthehen në sukses, t’i kushtohet vëmendja maksimale “elementit njeri”. Ai theksoi faktin se urdhrat për profesionet mjekësore janë sot struktura shumë të rëndësishme për mirëfunksionimin e sistemit shëndetësor.

“Mjekësia prej kohësh ka ndërtuar atë që quhet vetëqeverisja profesionale. Kjo do të thotë se bashkësia e bluzave të bardha sugjeron vetë ligjet e rregullat në instancat shtetërore. Këtë e kanë në përgjithësi urdhrat, që konsiderohen si format më të mira, për vetë bashkësinë e mjekëve, për vetë publikun dhe për cilësinë e shërbimit. Janë urdhrat që ofrojnë kodin e etikës dhe deontologjisë mjekësore dhe standardet profesionale. Këto janë dy kolonat mbi të cilat mbështetet puna”, ka thënë ai, duke shpjeguar gjithashtu rëndësinë që ka trajnimi dhe edukimi i vazhdueshëm i profesionistëve të mjekësisë.
Ndërkohë që gjatë këtij Forumi janë prekur tematika të ndryshme, ku një prej më të ndjeshmeve ka qenë pikërisht tendenca e profesionistëve mjekësorë për t’u larguar jashtë vendit, në kërkim të punësimit.
Për këtë, Dr. Brahimaj është shprehur se: “Migrimi i mjekëve është një tendencë që po vërehet në të gjitha vendet, sidomos në vendet e Europës Jugore dhe Lindore, por në përgjithësi është një tendencë që vetë mjekët kanë. Ata thonë se duan kushte të mira që të bëjnë shëndetësi të mirë. Për vetë specifikën e profesionit, kuptohet që kërkesat në çdo vend, nga çdo njeri, janë maksimale për shëndetin dhe mjekët që të përgjigjen në maksimum duan të kenë kushte të mira për të ushtruar profesionin e tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se për të hulumtuar në lidhje me arsyet e largimit të mjekëve nga vendi, Urdhri i Mjekëve ka realizuar edhe një studim, duke intervistuar mjekë nga i gjithë vendi.

Ndërkohë që Dr. Mirela Hasanaj ka thënë se vendet perëndimore si Gjermania, që kanë lehtësuar procedurat e pranimit të mjekëve nga vende të tjera, e bëjnë këtë për shkak se janë vetë të karakterizuara nga largimi i këtyre profesionistëve në vende të tjera. Ajo gjithashtu ka thënë se kjo tendencë shfaqet kryesisht te të rinjtë, por se nuk e sheh këtë si negative.

“Unë them se nuk është vetëm pagesa ajo që i bën të rinjtë tanë të ikin, por është edhe mosbesimi dhe kanë shumë të drejtë, sepse për dekada me radhë sistemi ynë mori një rrugë tjetër. U kthye në një farë ‘tregtie’ sesa një profesion mjeku, ku ti jep shërbim shëndetësor ashtu siç duhet. A ishte politika që ndërhyri apo ishte sistemi vetë që duhet ta kalonte, të gjesh fajtorin nuk është e lehtë. Të rinjtë kanë të drejtë të shkojnë dhe të shikojnë, dhe ndoshta bëhen më profesionistë, më të ndërgjegjshëm e më të përgjegjshëm për punën e profesionit të mjekut që ata do të ushtrojnë.”

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Sa empatikë janë shqiptarët, studentët e UET bëjnë eksperimentin[:]
June 13, 2019

Next post

[:en]Panair për profesionet e mjekësisë, risia e fakultetit të ri në UET[:]
June 15, 2019

You may also like

HHA_0402
Neurologu amerikan, John C. Witt, në një Leksion të Hapur: Tre karakteristikat thelbësore të një mjeku
14 May, 2025
HHA_9243
Leksion i Hapur me studentët e Arteve Skenike për Eugene O’Neill, babanë e dramës moderne amerikane
14 May, 2025
HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET