• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Profesori i UET Aleksandër Dhima nderohet me çmimin “Fehmi Agani”, në forumin akademik për martirin e kombit dhe shkencës

  • Date February 21, 2024

UET ishte universiteti i përzgjedhur për organizimin e forumit akademik në nder të atdhetarit, patriotit, akademikut, politologut e socilogut Fehmi Agani, në 25 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Me pjesëmarrjen e ambasadorit të Kosovës në Tiranë, profesorëve e akademikëve, u kujtua kontributi i çmuar dhe vepra që la pas kjo figurë e ndritur e kombit shqiptar.

Pedagogu i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Aleksandër Dhima u nderua me Çmimin e Ekselencës “Fehmi Agani”, një çmim mbarëkombëtar që jepet për figura të shquara në shkencat sociale dhe humane. Njëzet e një studiues, profesorë dhe autorë librash nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përzgjodhën prof. Emeritus Aleksandër Dhima për t’i dhënë këtë çmim që mban emrin e dijetarit e akademikut, vizionarit e polemistit Fehmi Agani.

Çmimi u dorëzua nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Dyrmishi, gjatë një forumi akademik të mbajtur në UET, me iniciativën e Institutit Shqiptar të Sociologjisë dhe profesorit Lekë Sokoli, një aktivitet që vjen në kuadër të 25 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe të ndarjes nga jeta të Fehmi Aganit.

“Çmimi jepet nga Komisioni i Vlerësimit të Kontributeve Akademike, i zgjedhur nga një Asamble mbarëkombëtare e zhvilluar në Universitetin e Vlorës, në nëntor të vitit të kaluar. Nuk është një çmim që jepet nga OKB apo Komisioni Europian, apo Presidenti i Republikës, është një çmim kolegësh”, u shpreh Sokoli.

I nderuar nga vlerësimi, prof. dr. Aleksandër Dhima tha se kolegët e tij i kanë dhënë këtë çmim ndoshta për shkak të kontribut 50 vjeçar në degë të ndryshme të shkencave humane. “E kam filluar me ato antropologjike, pastaj kam vazhduar me fushën social- kulturore dhe tani jam i lidhur me Fakultetin e ri të Shkencave Mjekësore Teknike, meqenëse formimi im fillestar është mjekësia”.

Një rastësi e bukur që tashmë pas 26 vjetësh nga takimi i parë me Aganin, profesor Dhima merr çmimin që mban emrin e tij. Ai kujtoi takimin mes tyre gjatë një konferencë të zhvilluar nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” për sindikatat gjermane në vitin 1998, si dhe fjalët që Agani i tha në atë kohë.

“Më bëri përshtypje modestia, sinqeriteti, ngrohtësia e tij. Kur mori vesh që isha antropolog, më tha: “Urime djalë, shpresoj të kesh edhe pasardhës të tjerë, sepse na duhet edhe antropologjia për të parë rrënjët e këtij populli”. Më bëri shumë përshtypje dhe kërkova nga kolegët që të më siguronin veprat e tij. U bë sebep një nga doktorantet e mia nga Peja, e cilla më solli komplet 8 vëllimet e veprës së Aganit, një nga thesaret e çmuara që kam.”

Profesor Dhima tha se këtë pasuri do t’ia lërë UET, në momentin që do të shkëputet nga fusha akademike, në mënyrë që brezat e rinj të përfitojnë nga idetë e tij. “I rikthehem veprës së profesor Aganit që më ka inspiruar edhe në një perspektivë tjetër, se si mund të aplikohen këto koncepte të autorëve të vjetër, në kuadër të një realiteti politik sociologjik shqiptar.”

Duke folur për forumin akademik, profesor Lekë Sokoli tha se po zhvillohen një cikël leksionesh që do të shtrihet në universitete të tjera brenda Shqipërisë, në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, për t’u përmbyllur me aktivitetin final rreth datës 6 maj, në universitetin që mban emrin e Fehmi Aganit.

“Pas 6 majit është menduar që të ketë një thirrje publike të hapur, për një konferencë që do të mbahet në Prishtinë në nëntor dhe pastaj do të diskutohet për vijimësinë e 2 dhjetorit, që është edhe 80-vjetori i Ibrahim Rugovës”, u shpreh profesor Sokoli.

Më tej, ai theksoi se Agani ishte martir i shkencës, sepse u përzgjodh për t’u eleminuar për shkak të të qenit mendimtar. Për të pranishmit dhe studentët, ai bëri një përmbledhje të jetës së Fehmi Aganit, nga formimi, te veprimtaria shkencore e botuese e deri te aktiviteti politik.

Rektori i UET, prof. dr. Tonin Gjuraj e quajti privilegj mbajtjen e fjalës për figura të tilla të rralla si Agani, që siç u shpreh ai, ka shenjuar historinë e vendit dhe mbetet pjesë e memories së përjetshme në identitetin dhe vlerat mbi të cilat është ngritur kombi ynë.

“Privilegj dhe përgjegjësi kur bëhet fjalë për një martir të kombit tonë, për një patriot në të cilin rridhte krisal gjaku i dashurisë për vendin, dashuri që e bëri të mos kursejë asgjë. Është një nga etërit themelues të pavarësisë së Kosovës. Tërë qenia e tij rrëzëllin prej mirësisë së rrallë, forcës së kurajos dhe thellësisë së mendimit. Është e vështirë të gjesh në historinë tonë si komb një njeri që mishëronte në të tërë plotninë e vet, të gjitha këto virtyte të larta”, tha Gjuraj.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Dyrmishi e quajti një detyrë qytetare dhe patriotike nderimin e punës së profesor Fehmi Aganit, duke kërkuar që të studiohet më tej vepra e tij, ndërsa përsëriti thirrjen për drejtësi ndërkombëtare në ndriçimin e ngjarjes së 1999.

“Koha kur profesor Agani doli në skenë ishte kohë e vështirë, me plot ngjarje e zhvillime historike edhe epike. Ajo kohë kërkonte njerëz të mëdhenj dhe profesor Agani ishte i tillë, me vizion dhe format të veçantë si akademik, si politikan dhe si njeri. Ai e kuptonte mirë momentin politik që po kalonte Kosova dhe ato që e prisnin atë në të ardhmen. E njihte të kaluarën dhe e kishte të qartë vizionin për ardhmërinë”.

Ambasadori Dyrmishi foli edhe për bashkëpunimin mes Aganit dhe dr. Ibrahim Rugovës, ideologut dhe arkitektit të projektit të pavarësisë së Kosovës.

“Dihet që ishte krahu i tij i djathtë. Qëndruan gjatë në skenën politike duke ndihmuar dhe plotësuar njëri- tjetrin në kauzën e përbashkët. Profesor Agani kishte merita të mëdha që Kosova të orientohej në kursin e duhur të historisë dhe të siguronte respektin e Shteteve të Bashkuara dhe bashkësisë ndërkombëtare”, theksoi Dyrmishi.

Akademiku Kosta Barjaba, si përfaqësues i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, vlerësoi kontributin e Fehmi Aganit në fushën e sociologjisë, politologjisë dhe albanologjisë.

“Ishte ndër shkenctarët e parë shqiptarë që kontribuoi me veprën e vet në pasqyrimin e gjerë të shkencave albanologjike. Formimi dhe kontributi shkencor filozofik, politologjik dhe sociologjik ka bashkëjetuar me një tipar tjetër, veprimtarinë e tij politike. Në këtë përmasë të marrëdhënies krijuese e shkencore, lind edhe kontributi i tij për ndryshimin e gjendjes së shqiptarëve të Kosovës, pavarësisë dhe shtetformimit”, nënvzioi Bajraba.

Pedagogu i UET, Florian Çullhaj mbajti një ligjëratë për gjithë veprimtarinë e Aganit, duke zbërthyer atributet e tij në fushën e lidershipit.

“Fehmi Agani nuk la gjurmë vetëm në fushën akademike, ishte një avokat i zjarrtë për drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, duke folur kundër shtypjes dhe padrejtësisë dhe kur ajo vinte me rrezik të madh. Guximi i tij përballë rreziqeve ka shërbyer si një fener shprese për individë të palodhur që luftojnë për liri dhe barazi. Vepra e tij u ndërpre tragjikisht, por trashëgimia e tij vazhdon.”

“Lidershipi i vërtetë nuk përcaktohet nga titujt apo pozita e autoritetit, por nga guximi për të mbrojtur atë që është e drejtë”, theksoi Çullhaj.

 

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Lider në ndërkombëtarizim/ 11 studentë nga Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja vijnë për të studiuar në UET
February 21, 2024

Next post

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri vjen në UET, bashkëbisedim me studentët për Zhvillimin e Qëndrueshëm
February 22, 2024

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET