Prof. Dr. Nevila Nika
Prof. Dr. Nevila Nika është pjesë e stafit akademik të Universitetit Europian të Tiranës që prej vitit 2015. Ajo njihet për një karrierë të gjatë akademike. Studimet e saj ajo i filloi në Universitetin i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, dega Histori.
Gjatë jetës së saj të lartë akademike ka mbajtur edhe disa pozicione shumë të rëndësishme. Bashkëkoordinatore me prof. Antonella Ercolani, Universiteti “S.Pio V”-Romë, e projektit “Marrëdhëniet italo-shqiptare midis dy Luftërave Botërore dhe problemi i minoriteteve”, financuar nga qeveritë italiane e shqiptare. Ajo ka qenë drejtore e Arkivit Qendror Shtetëror, drejtore e Përgjithshme e DPA, gjithashtu titullare dhe hartuese e programit të masterit në Arkivistikë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Disa detyra të rëndësishme ka patur në fushën e shkrimit si Kryeredaktore e revistës “Arkivi Shqiptar”, Kryetare e Këshillit të Lartë të Arkivave, Kryetare e Komisionit të Deklasifikimit, drejtuese e seminareve të kualifikimit për arkivistët e rinj të sistemit arkivor në rang Republike.
Ka qenë pjesë e shumë intervistave për mediat e shkruara dhe pjesëmarrjeve në biseda e debate në televizione e radio shtetërore e private shqiptare e të huaja (italiane, amerikane, gjermane dhe kosovare).