• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

Mbi 50 botime të reja/ Botimet më të spikatura të UET PRESS, që kërkohen nga lexuesit në Panairin e Librit

  • Date November 20, 2021

Mbi 50 botime të reja nga UET PRESS! Nga Preç Zogaj, te Bahri Beci, Loer Kume e Gani Mehmetaj, autorët që spikatën në Panairin e Librit

Prej 3 ditësh shtëpia botuese UET PRESS pret lexuesit në stendën e saj në Panairin e 24-ët të Librit në Pallatin e Kongreseve. Ajo ofron mbi 50 tituj të rinj, botime të vitit 2021, pjesë e kolanave të ndryshme që ka kjo shtëpi botuese, me një tërësi idesh e gjinish letrare, nga letërsia artistike, te jetëshkrimet e deri te studimet e librat me natyrë akademike.

“UET PRESS vjen në këta panair me tituj dhe autorë përfaqësues, duke ruajtur veçantinë e saj si shtëpi botuese që promovon autorët dhe letërsinë shqipe, si edhe librat e mendimit – këtu do të veçoja botimet e kolanës Scripta Manent, ose ndryshe librat e kujtesës…”, thotë drejtorja e UET PRESS, Suela Mino.

Lexuesit kanë pasur mundësi të njihen nga afër me librat, autorët dhe të ndajnë me ta mendime, qartësime e sugjerime të ndryshme. Më poshtë po sjellim botimet e reja që kanë spikatur, ndërsa kujtojmë se Panairi i Librit mbyllet të dielën (21 nëntor).

“Një e tretë, dashuria” dhe “Bija e vjetër e nënës së re”, nga Preç Zogaj

Shkrimtari Preç Zogaj vjen në këtë panair me dy botime të reja, “Një e tretë, dashuria” dhe “Bija e vjetër e nënës së re”. “Si poet, Preç Zogaj është ngjitur tashmë në disa lartësi ku të paktë njerëz të letrave janë ngjitur…”, ka vlerësuar shkrimtari Besnik Mustafaj për përmbledhjen e dytë poetike të Zogajt. Ndërsa studiuesi Gëzim Basha thotë: “Novela “Bija e vjetër e nënës së re” ka një ton të thellë elegjiak: jetimët e viteve 50-të bëhen minatorë që vdesin para kohe prej ekspozimit ndaj pluhurit të minierave, mjaft të afërm rrënohen nga lufta e klasave, Kisha rrënohet e humb, varreza rreth saj vithiset e mbulohet nga shkurret e barërat bashkë me kryqet dhe eshtrat e Nënës së Re”.

“Vaji i Gurit” nga Miranda Haxhia

“Roman i jetuar” e cilëson autorja librin e saj me personazh inxhinierin Riza Alizoti, me të cilin u njoh nëpërmjet një albumi fotografik të familjes Alizoti. “Pashë fotografitë e Riza Alizotit. Njëra me pamje fisniku, tjetra nga ditët e gjyqit. Mora lotin e padukshëm nga portreti i tij në gjyq dhe duke ngjyer në të shkrimtarinë time modeste, besova se do ta ‘ngjallja’ duke e sjellë si udhërrefyes në roman. U lidha fort pas atij njeriu dhe u ula e shkrova historinë. Një histori që më ka bërë të kuptoj më mirë, se dallimi mes njerezve nuk vjen vetëm duke krahasuar të sotmen, por fillon qysh me rrënjët”, tregon autorja.

“Djali me biçikletë” nga Eli Amir

“Djali me biçikletë” i shkrimtarit të njohur izraelit Eli Amir është vepra e parë e letërsisë izraelite, e përkthyer nga gjuha hebraike në gjuhën shqipe. Pas dy veprave të sukseshme, Amir vjen me këtë libër, që është më autobiografiku dhe më mbreslënësi. Ashtu si Amos Oz në biografinë “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën”, Eli Amir tregon periudhën e krijimit të shtetit Izraelit, tashmë nga këndvështrimi i një të riu hebre iraken sefardit nga Lindja Arabe. “Djali me biçikletë” vjen nën shqipërimin skrupuloz të përkthyesit Alban Rreli.

“Zogjtë e Qyqes” nga Gani Mehmetaj, fituesi i Çmimit Kadare 2021

Romani “Zogjtë e qyqes”, një rrëfim ndryshe që lexohet me një frymë. Autor i mbi 25 veprave në lëmin e letërsisë, eseistikës e publicistikë, Mehmetaj vjen me këtë vepër grishëse të rrëfyer me stil të spikatur, duke provokuar mendësinë ballkanike, me një pikëvështrim të ri. Një kolon serb rrëfen Kosovën në vetë të parë: Sa u ka peshuar fati i kolonit, në një tokë që e dinin se nuk ishte e tyrja? Çfarë i mbetet Njeriut, kur bien ideologjitë dhe ndërrohen pushtetet? Çfarë vlere ka jeta, aty ku mbretërojnë urrejtja, përbuzja e dasitë?

“Kokëmushkat” nga Edmond Budina

I njohur si kineast, aktor e regjisor, Budina vjen për herë të parë përpara lexuesit me romanin “Kokëmushkat”, dhe befason me gjuhën e pasur, elegancën e përshkrimit dhe dinamikën mjeshtërore të shtjellimit të ngjarjes. Ai rrëfen intensivisht, me shumë ngjyra dhe përthyerje, fatin e një femre që prek fundin.Pas një nate pasioni, Enkelejda Borshi zhduket. Në kërkim të së vërtetës, i fejuari i saj italian, Emanuele D, përplaset me një mur të pakapërcyeshëm të një bote të panjohur. A do ta zbulojë vallë enigmën e zhdukjes së saj?

“LUX” nga Loer Kume

Autori i njohur Loer Kume sjell pas një dekade “LUX”, një përmbledhje me tregime. Të 15 prozat trajtojnë tema jo fort të njohura në letërsinë shqipe. “LUX është ciceron dritëhijesh. Peri i kuq që përshkon e përmbledh të gjitha rrëfimet e tij është gërshetim i ndërlikuar kontrastesh, mbi një idé letërsie në sfond që pajton kundërthëniet ekstreme të ekzistencës. Ato midis të shkruarit dhe shuarjes te “Lux””, vlerëson shkrimtari Shqiptar Oseku.

 “Biletë për në qiell” dhe “Pengje të gurëve” nga Odise Kote

Shkrimtari Odise Kote vjen me dy botime të reja, përmbledhjen me tregime “Biletë për në qiell” dhe vëllimin poetik “Pengje të gurëve”. Në parathënien e vëllimit poetik, poeti i mirënjohur Bardhyl Londo shkruan për autorin: “Ai shkruan jo se shikon, por se ndjen. Ai nuk përshkruan, por zbërthen. Ai nuk noton në sipërfaqe, por zhytet në thellësi për të kërkuar perlat e vërteta… Odiseja guxon dhe arrin të notojë deri në fund. Ai është poet i thellësive”.

“Përsiatje” nga Bjorn Kamberi

“Përsiatje” është një përmbledhje tregimesh e novelash post-moderniste. “Kur endesh mes për mes leximit në “Përsiate”, pandeh se po çapitesh e lëkundesh me pasiguri në një hapësirë të mjergullt, ku gjithçka së pari duket e paqartë. Nëse nuk heziton të bësh përpara, pamja të qartësohet dhe atje tej njeh krijesa që kaluan në këtë botë si udhëtarë që ngatërruan drejtimet dhe mbetën të patjetërsuar nëpër udhëkryqe ku shënuan emrat dhe fatet e tyre ekzistenciale”, vlerëson studiuesi Ermir Nika.

“Ora e Murit” nga Sami Milloshi

Autori Sami Milloshi sjell përmbledhjen me tregime “Ora e Murit”, me një stil origjinal, rrëfim të zhdërvjellët; etyde nga jeta, që mund t’i ngjajnë secilit prej nesh, të kthyera në letërsi me shumë origjinalitet dhe mjeshtëri rrëfimi. Fjalitë e shkurtra, problematikat e cekura, ndërthurja natyrale e dy botëve të autorit dhe presonazheve të krijuar prej tij, që navigojnë përmes realitetit shqiptar dhe atij amerikan, e bëjnë “Ora e Murit” një libër që duhet ta lexosh rishtazi.

“Përjetime/ 1936-2021” nga Bahri Beci

Gjuhëtari Bahri Beci me jetëshkrimin e tij “Përjetime/ 1936-2021”, i jep publicistikës shqiptare një kontribut të çmuar: dëshminë e tij autentike mbi ngjarje që tejkalojnë kozmosin e tij personal, teksa zbardhin zhvillime historike në shkencën albanologjike, posaçërisht në lëminë e Gjuhësisë. Ai sjell ngjarjet vendimtare të kulturës: nga Kongresi i Manastirit deri tek ai i Drejtshkrimit; rrugëtimin e vështirë të një shkencëtari të gjuhës në korridoret e ngushta të doktrinës politike; skicën e formimit nga komunizmi të atij që profesor Besi e quan “Homo ideologicus”.

 “Tranzicioni neokomunist në Shqipëri” nga Kurt Kola

Pas botimit “Në Shqipërinë Burg”, autori Kurt Kola vjen brenda kolanës “Scripta manet” me një dëshmi personale për periudhën e tranzicionit shqiptar, titulluar “Tranzicioni Neokomunist në Shqipëri”. Ai sjell një galeri të pasur personazhesh, ngjarjesh, dëshmish dhe ka një segment të rëndësishëm të prapaskenave të mjedisit politik, të faktorëve të rëndësishëm socialë dhe që kanë pasur një rol aktiv në zhvillimet e 30 viteve të fundit në Shqipëri.

 “50 pyetje për 50 personazhe – Historitë e jetës së shqiptarëve më të famshëm”, nga Roland Qaforku

Gazetari Roland Qafoku “zbulon” në këtë libër përmes intervistave karaktere, ngjarje e të pathëna të njerëzve që tashmë zënë një vend të qartë në jetën publike.”50 intervista personazhesh publikë, realiste, argëtuese e veçanërisht njerëzore për atë grup personalitetesh e karakteresh që ndajnë, kush më shumë e kush më pak, një kujtesë të përbashkët, thuajse të njëjtat dilema dhe konflikte të brendëshme, në fushën e përpunimit dhe formimit të opinionit publik…”, shkruan në parathënien e librit Ylljet Aliçka.

 “Të drejtat e njeriut dhe Konstitucionalizmi” nga Denar Biba

Juristi i njohur Denar Biba vjen me “Të drejtat e njeriut dhe Konstitucionalizmi”, një analizë filozofike mbi të drejtat e njeriut, për të kaluar në analizën e konstitucionalizmit e të drejtave të njeriut në aktet kushtetuese shqiptare. “Besoj se autori ia ka dalë t’i mbajë këto dy pjesë të lidhura me një fill përshkrues, që ndërlidh kuptimin dhe filozofinë e të drejtave të njeriut me konstitucionalizmin, duke i shërbyer dhe qëllimit praktik të librit”, thotë Dr. Sokol Berberi në parathënien e librit.

 “Marrëdhëniet Publike Sot”, nga Trevor Morris dhe Simon Goldsëorthy

“Marrëdhëniet Publike Sot”, një tekst profesional autoritativ nga dy personalitete botërore të fushës,  nga Trevor Morris dhe Simon Goldsëorthy, botim i prestigjiozes “Macmillan Education Pelgrave”, vjen në shqip nga një grup pedagogësh të Departamentit të Komunikimit në UET, nën udhëheqjen e Dekanes së Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Belina Budini. /Gazeta Liberale

  • Share:
Suela Laska

Previous post

Dita e Sipërmarrjes në UET/ Studentët frymëzohen përmes historive të suksesshme
November 20, 2021

Next post

Panairi i 15 Vjetorit, një sukses i ri për UETPRESS
November 22, 2021

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET