• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]Luc Ferry: Ka vende të vogla në historinë e njerëzimit, me rëndësi[:]

  • Date June 5, 2019

[:en]

Luc Ferry: Ka vende të vogla në historinë e njerëzimit, me rëndësi

E pranova me entuziazëm këtë nder që më bëtë sot dhe gëzimin që po më jepni. Jo thjesht për narcisizëm, se për të qenë i ndershëm egoja ime e vogël e dëshironte këtë, por ky titull “Honoris Causa” është shumë i këndshëm. Gjithashtu, nuk e pranova që të më bëhej nekrologjia për së gjalli. Kur bëhesh “Honoris Causa” për së gjalli, do të thotë që varreza nuk është larg. Jo për këto, por ka dy arsye.

E para është Shqipëria, e dyta është Universiteti që e akordon.

Përse Shqipëria, përse Tirana?

Ka vende të vogla në historinë e njerëzimit, që janë shumë të rëndësishme. Dy shtyllat e qytetërimit europian janë Athina dhe Jerusalemi. Athina shpiku racionalizmin dhe demokracinë, Jerusalemi shpiku monoteizmin dhe historinë utopike.
Te grekët, historia është ciklike, te hebrenjtë është mosianike, utopike. Këto janë dy shtyllat e qytetërimit europian.

Tirana, Shqipëria, është një vend i vogël, por një vend i vogël shumë i rëndësishëm. Sepse ky vend kaq i vogël ka prodhuar artistë, që është shumë e rrallë, ka prodhuar shkrimtarë, ka prodhuar personalitete botërore si Nënë Tereza. Por mendoj, sigurisht, për Ismail Kadarenë që e kam takuar nëpër Europë dhe po flisnim pak më parë me ish-ambasadorin, që është e rrallë të ketë shkrimtarë që i përkasin asaj që Gëte e quan letërsi botërore. Ka shumë pak, ndoshta vetëm Milan Kundera, Philip Roth në SHBA, Garcia Marques në Kolumbi dhe Ismail Kadare.

Letërsi botërore, kjo do të thotë t’i përkasësh një rrethi shumë të vogël. Ka më pak se 10 në botë nga këta shkrimtarë që përkthehen menjëherë në Francë, Gjermani, SHBA, Hungari, Poloni, gjithandej në botë. Është ndoshta i vetmi i brezit të tij sot dhe kjo është e jashtëzakonshme.
Miku im i vjetër, François Furet, historiani më i madh francez, më thoshte gjithmonë se për të prodhuar shkrimtarë botërorë duhej një komb i madh prapa, edhe përse mund të jetë i vogël, duhet një kulturë shumë e madhe.
Arsyeja e dytë është universiteti, dhe po kthehem drejt profesoreshë Belinës: E dini me siguri që është shfaqur një fjalë e re në fjalorin prestigjioz të Oxford, në 2017-n. Bëhet fjalë për “post truth”.

Post e vërtetë lidhej me fushatën e presidentit Trump në SHBA. Besoj e dini që në ekipin e fushatës së Donald Trump, drejtori i fushatës kishte paguar rreth 100 studentë të rinj, për të shkuar në Maqedoni që të shpërndante prej andej me miliona “fake news” në rrjetet sociale, në “Twitter”, “Instagram”, “Facebook”, dhe mesa duket kjo pati ndikim të madh në fushatën  amerikane. Më pas ndodhi Brexit në Britaninë e Madhe dhe ishte i njëjti fenomen, pra nga disa vende që janë në periferi dhe shumë të vogla, drejt SHBA-së dhe Britanisë u dërguan me miliona “fake news”, nëpër rrjete sociale.

Çfarë është e re këtu dhe si lidhet kjo me universitetin?

Gënjeshtrat në politikë nuk janë diçka e re, të gjithë e dimë, fushatat elektorale në përgjithësi janë plot me gënjeshtra. Nuk është kjo e reja. Që prej sofistëve grekë dimë si të gënjejmë në fushatat politike, por gjëja e re që justifikon fjalën “post e vërtetë” dhe “fake news”, është fakti se në rrjetet sociale, në “Twitter”, “Facebook”, veçanërisht kushdo, në çdo kohë, në çdo vend, në mënyrë anonime, me një pseudonim, mund të bëhet një burim “informacioni”.

Vite më parë në SHBA thanë se Barak Obama është mysliman, Papa voton Clinton, thanë që Obama ka lindur në Kenia, të gjitha “fake news”, por askush nuk e dinte të vërtetën.  Ishte shumë e vështirë të kuptoje nëse ajo që po lexoje ishte e vërtetë apo jo.

“Facebook” përdoret nga 2 miliardë njerëz në botë dhe ne kemi më tepër se kurrë nevojë për universitet. Kemi nevojë më tepër se kurrë për shkencë. Kemi nevojë më tepër se kurrë për trashëgiminë e iluministëve.

Çfarë ishte revolucioni i iluministëve?

Në të gjitha gjuhët e Europës, “enlightment” në anglisht, në gjermanisht dhe italisht, iluminizmi është lufta e shkencës, lufta e arsyes, lufta e universitetit kundër obskurantizmit, lufta e arsyes kundër errësirës së obskurantizmit, na bën që të kemi nevojë për dijetarë, për shkencëtarë, për universitarë, për ekspertë si kurrë më parë në historinë e njerëzimit, në lidhje me këtë valë të madhe demagogjie, “fake news”, “post truth”, me të cilën kemi të bëjmë në rrjetet sociale dhe s’kemi mundësi ta festojmë. Ndërkohë që kemi  studentë në sallë, thirrja ime për ta është se mjeti më i mirë për të luftuar këto, janë shkenca, iluministët, inteligjenca.

Çfarë ishte revolucioni iluminist? Cilat ishin dy idetë kryesore?

E para ishte ideja e lirisë, lirisë së brendshme, falë arsyes lirohet individi nga supersticioni, nga obskurantizmi dhe pastaj ideja e lumturisë. Ideja se do të zotëronim botën dhe do të ishim më të lumtur. Ideja e progresit dhe ky revolucion i iluministëve përshkroi klasat sociale, e vërteta ishte e njëjtë si për fshatarët ashtu edhe aristokratët, si për të pasurit, ashtu edhe për të varfrit.  Kjo e vërtetë kapërceu kufijtë, për të gjithë botën, pra është e njëjta gjë.

Kemi nevojë për këtë revolucion më shumë se kurrë. Për këtë arsye po citoja Ismail Kadarenë, por mund të citoja edhe mikun tim, Tedi Papavrami, që cilësohet një nga violinistët më të mëdhenj e që njëkohësisht është përkthyes i Kadaresë.

Duhet një vend i madh, një kulturë e madhe për ta bërë këtë, edhe përse në një vend të vogël. Shpresoj dhe uroj që ju të hyni së shpejti në BE. Nuk e di nëse ju e dëshironi të gjithë këtë gjë, por unë personalisht do të isha shumë i lumtur të shihja një vend të tillë, me një kulturë të tillë dhe një universitet të tillë si juaji, të pranohet në Bashkimin Europian.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Nderohet në UET ish-ministri francez i Arsimit[:]
June 5, 2019

Next post

[:en]Teknologjia dhe Inovacioni i bashkëngjitet çdo profesioni sot[:]
June 8, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET