• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Harvardi flet shqip, studentët dhe pedagogët e universitetit amerikan vijnë në UET

  • Date June 30, 2026

Rruga drejt Harvardit dhe universiteteve amerikane nuk është as e panjohur, as e pamundur. Në kohën që jetojmë, ku kryefjalë është koordinimi dhe bashkëpunimi, mjafton vetëm dëshira dhe vullneti për të ecur përpara. “Sot keni kontaktet, keni informacionin, keni njerëzit që kanë kaluar këtë proces dhe janë aty që t’ju asistojnë”, u shpreh administratori i Departamentit të Letërsisë së Krahasuar në Universitetin e Harvardit, pedagogu Faton Limani, në nisje të workshop-it me studentët dhe maturantët e gjimnazeve të Tiranës.

Si lektor i kursit të gjuhës shqipe, pjesë e Harvardit prej vitit 2022, ai ishte i ftuar nga Fakulteti i Shkencave Humane dhe Edukimit Liberal në Universitetin Europian të Tiranës, së bashku me një grup studentësh amerikanë dhe shqiptaro-amerikanë.

Ata ndanë përvojat e tyre me mësimin e gjuhës shqipe, arsyet pse kishin zgjedhur këtë kurs, ku disa ishin motivuar nga dëshira e familjeve të tyre për të ruajtur gjuhën dhe traditën shqiptare, ndërsa të tjerë nga kureshtja për këtë gjuhë të veçantë indoevropiane. Po ashtu, studentët folën për përvojën e tyre në një prej universiteteve më prestigjioze në SHBA, duke ndarë përshtypje për programet e studimit, aktivitetet e shumta dhe mbështetjen që marrin nga mentorët e tyre.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Prof. Dr. Belina Budini, e cilësoi një takim mjaft të veçantë që thellon bashkëpunimin mes dy institucioneve, në kuadër të projekteve dhe nismave të fakultetit, siç është programi READ, i cili vjen në bashkëpunim me Albanian-American Development Foundation (AADF).

“Kemi një projekt për të përfshirë pjesën e diasporës. Është një projekt i ri me AADF, i cili synon të sjellë në universitetet shqiptare ekspertizën dhe eksperiencën e akademikëve të diasporës”, theksoi dekania. Ajo shtoi se marrëdhënia e Harvardit me shqiptarët daton që në shekullin e kaluar, me emra të spikatur si Fan Noli e Kosta Çekrezi, ndërsa sot një brez i ri akademikësh shqiptarë po ndërton karrierën në këtë universitet.

Albana Shehaj është një tjetër pedagoge nga Harvardi, e cila bashkëpunon me  Departamentin e Shkencave Humane dhe të Komunikimit, për projektin e fundit READ në fushën e mediave digjitale. Edhe profesori Limani ka qenë i ftuar si lektor në UET, për të dhënë një modul të veçantë në lidhje me lidershipin, pjesë e lëndës “Komunikimi Organizativ”.

Në fjalën e tij drejtuar maturantëve dhe studentëve, z.Limani e cilësoi nder të veçantë punën për të ecur në rrugën e shtruar nga shumë shqiptarë të njohur. “Kam dëshirë që të kemi sa më shumë shqiptarë aty dhe të vazhdojmë të ngremë në nivel më të lartë prezencën, kulturën dhe çdo aspekt tjetër të jetës shqiptare.” Limani shtoi se aktualisht në Harvard janë 13 studentë shqiptarë në ciklin bachelor, ndërsa ka edhe studentë në programet master dhe doktoraturë.

“Harvardi e ka një të mirë sepse ofron programe fellowship për studentët apo departamentet e ndryshme. Nga ana tjetër është edhe Harvard College Albanian Students Association, me të cilën mund të bashkëpunojnë drejtpërdrejt studentët dhe të bëhen pjesë e aktiviteteve të përbashkëta.

Pas futjes së kursit në gjuhën shqipe, objektivi i radhës, sipas Limanit, është krijimi i një katedre ose departamenti për studimet shqiptare, me pedagogë dhe studiues të përqendruar në kërkimin shkencor mbi çështjet shqiptare.

“E kam mision personal dhe dua të ndihmoj çdo shqiptar që ka vërtet dëshirë dhe vullnet për të studiuar në universitetet amerikane”, theksoi ai. Sipas tij, nxënësit dhe studentët shqiptarë i lidh vazhdimisht me studentë që studiojnë në Harvard, në mënyrë që të mësojnë prej tyre mbi procesin e aplikimit dhe jetën akademike në universitet.

Në përfundim, ai i inkurajoi të rinjtë të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre dhe të mos mendojnë se një universitet si Harvardi është i paarritshëm. Edhe pse konkurrenca është shumë e fortë dhe çdo vit aplikojnë mijëra kandidatë nga e gjithë bota, një aplikim i përgatitur me kujdes dhe në përputhje me kriteret e kërkuara rrit ndjeshëm mundësitë e pranimit. Sipas tij, Harvardi ka në filozofinë e tij mbështetjen e studentëve të talentuar nga vende në zhvillim, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit.

Biseda me pedagogët dhe studentët e Harvardit vijoi në studion e podcast-it të universitetit UET Cast, ku u intervistuan nga një studente dhe një maturante.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Promovohet ECONOMICUS 25-1/ Xhepa: Nevojitet reflektim për një model të ri zhvillimi
June 30, 2026

You may also like

2S3A0070
Promovohet ECONOMICUS 25-1/ Xhepa: Nevojitet reflektim për një model të ri zhvillimi
25 June, 2026
729629643_997560469527652_6440110259504202050_n
Lind “UET Chronicles”, revista e klubeve studentore në UET
24 June, 2026
WhatsApp Image 2026-06-15 at 5.09.31 PM
Diplomat e dyfishta/ Studentët e masterit diplomohen nga Universiteti Mälardalen në Suedi
18 June, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy