• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Forumet UET/ Zv.ministrja e Shëndetësisë, Entela Ramosaçaj: Bluzat e bardha, aset i çmuar për t’i pasur në Shqipëri

  • Date October 16, 2024

Forumi i pestë i organizuar nga Fakultetit i Shkencave Teknike Mjekësore dhe dekania Prof. Asoc. Dr. Voltisa Gjergji solli në UET zëvëndësministren e Shëndetësisë, znj. Entela Ramosaçaj. Në bashkëbisedimin me studentët, Ramosaçaj ndau rrugëtimin si mjeke, si pedagoge e tashmë pjesë e politikave vendimmarrëse, duke u ndalur te sfidat që ka sistemi shëndetësor në Shqipëri.

“T’i transmetosh dijet e njohuritë brezit të ri është sfidë më vete.” Të tillë e cilësoi zëvëndësministrja e Shëndetësisë, znj. Entela Ramosaçaj komunikimin me studentët, e cila prej vitit 2008 është pjesë e auditorëve të Universitetit të Mjekësisë. “Është një brez që sheh nga ne, por ka sërish individualitetin e tij. Një brez i lidhur ngushtësisht me virtualitetin”, sqaroi ajo më tej. Teksa vlerësoi faktin se kanë një formim të mirë, theksoi se të rinjtë duhen orientuar që të jenë më selektiv në thellimin e tyre të njohurive.

E ftuar në Universitetin Europian të Tiranës, në një bashkëbisedim me pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike dhe nën drejtimin e dekanes Prof. Asoc. Dr. Voltisa Gjergji, u prekën tema dhe çështje të ndryshme: Nga COVID-19 dhe mësimet që la pas, dyzimin e krijuar me vaksinimin MMR, e deri te vaksina e Human papillomavirus (HPV).

Dy vite pas kalimit të emergjencës së pandemisë COVID-19, duket si dezhavu gjithë paniku, frika, e teoritë konspirative që qarkulluan në mbarë botën. Zv/ministrja e krahasoi me një luftë për të gjetur protokollin më adekuat e më të përshtatshëm. “Edhe mjekët e vijës së parë i identifikonim si ushtarë që rreshtohen në vijën e parë të frontit”. Përjetimet kane qenë të jashtëzakonshme, shtoi Ramosaçaj, duke e cilësuar punën si mjeke gjatë Covid-19 si kulmin e karrierës së saj, por nga ana tjetër ishte një periudhë që dha mësime të rëndësishme për sistemin shëndetësor.

“Tani e shoh nga këndvështrimi i një personi që është përfshirë deri diku në politikat shëndetësore. Për të qenë të përgatitur duhet të kesh të ngritur një politikë, të kesh të ngritur një strategji, të kesh gati njerëzit që aktivizohen në momente të caktuara, në mënyrë që të rreshtosh personat e duhur, në vendin e duhur, për të përballuar të tilla situata”, nënvizoi zv.ministrja.

Duke kujtuar rrugëtimin e saj profesional, mjekja e njohur u ndal te impakti që patën pedagogët e saj për t’u specializuar në fushën e sëmundjeve infektive. “Edhe pse shpesh shihet si degë e nënvlerësuar, mua më tërhoqi sepse ishte gjithë mjekësia aty brenda. Kur dëgjoja pedagogët që e shpjegonin, të fusnin në një botë tjetër…. Sëmundjet infektive janë shumë të gjera, kanë shkaktarë bakterialë, parazitarë, japin problematika të ndryshme dhe mjeku infektolog futet në çdo organ e në çdo sistem”.

Siç tregoi më tej për studentët, synimi i një mjeku që punon në një qendër terciare është që të ketë karrierë akademike. Prej vitit 2008 u përfshi gradualisht edhe në pjesën akademike, fillimisht si lektore e jashtme e më pas e brendshme duke mbajtur titullin akademik Profesore e Asociuar.

Propozimi për të marrë postin e Zv./Ministres i erdhi papritur nga Ministrja e atëhershme, Ogerta Manastirliu, por e mori me shumë përgjegjësi. “Një gjë që më besohet e marr si një ushtar që merr detyrën dhe dua ta bëj sa më mirë. Ishte një shkollë më vete, një shkollë e re.”

Duke e parë sistemin shëndetësor në vendin tonë, nga pozicioni i një vendimmarrëseje, Ramosaçaj tha se shpreson që “strategjitë e ministrisë t’iu përgjigjen sfidave, programeve e reformave që bëjmë, ku një pjesë e rëndësishme janë sfatet, të cilët janë një aset i çmuar për t’i pasur në Shqipëri, të motivuara, e intenciviuara, që t’iu shërbejmë sa më mirë qytetarëve”.

Çështja e vaksinimit për zv.ministren është një sfidë e re e sistemit shëndetësor, për shkak të ideve dhe teorive që stepin qytetarët dhe që shpesh përqafohen nga njerëz me ndikim në botë. Ajo u ndal dhe sqaroi dyshimet për vaksinën MMR, vaksina Fruth – Rubeolë – Parotite, e cila shpesh lakohet si shkaktare e autizmit.

“Në fakt nisi nga vetë shkencëtarët në një shkrim ku u hodh ideja se autizmi shkaktohet nga MMR, vaksina Fruth – Rubeolë – Parotite. Shumë shpejt u vërtetua që ishin kontraktuar nga kompani farmaceutike për të bërë një artikull të tillë dhe shumë shpejt e tërhoqën”.
Po ashtu e quaji arritje që në fund vaksina e Human papillomavirus (HPV) aplikohet prej dy vitesh në Shqipëri, te vajzat e moshës 13-15 vjeçare. Edhe për këtë vaksinë ka pikëpyetje të shumta, por zv. Ramosaçaj tha se kjo vaksinë mund të parandalojë kancerin e qafës së mitrës dhe prandaj bëhet te vajzat. Së fundi janë shtuar vaksinimet edhe te meshkujt.

“Një fat i madh për sistemin që të ketë njerëz pozitiv në drejtim”, tha Prof. Dr. Nikollaq Kaçani, kirurg i njohur me një karrierë prej 5 dekadash dhe drejtues për 30 vjet i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT. Duke e njohur që në periudhën e studimeve, profesori tha se njerëz të tillë pozitiv, me kontribut akademik dhe mjekësor duhet të japin edhe kontributin në politikë për sistemin shëndetësor.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Edicioni i gjashtë i DSSH Junior/ UET nderon me Çmimin e Presidentit 5 kërkuesit e rinj shkencor
October 16, 2024

Next post

"Vdekja" e librit fizik apo e kulturës së leximit? Forumi i UET dhe QKLL mbi inovacionin dhe të ardhmen e librit
October 17, 2024

You may also like

-900-0-1747307453xfb-img-1747306855114-204 (1)
UET zhvillon edicionin e parë Start Up Week, çmim financiar për idenë fituese
20 May, 2025
HHA_0402
Neurologu amerikan, John C. Witt, në një Leksion të Hapur: Tre karakteristikat thelbësore të një mjeku
14 May, 2025
HHA_9243
Leksion i Hapur me studentët e Arteve Skenike për Eugene O’Neill, babanë e dramës moderne amerikane
14 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET