Fituesit e humbësit e universitetit të madh dhe falas për të gjithë
Fituesit e humbësit e universitetit të madh dhe falas për të gjithë
The Ekonomist
Është dita e daljeve të rezultateve dhe telefonat po bien pa pushim në Universitetin e Exeter. Universiteti është shumë më i madh, se sa ishte gjysëm dekade më parë, kështu që ka shumë për të bërë. Rreth 120 individë të përbërë nga stafi dhe studentë të universitetit këshillojnë aplikantët për mundësinë e fundit, si dhe ata që nuk plotësojnë kriterin e notës dhe u duhet që të regjistrohen në universitet. Njoftimet e shpallura tregojnë vendet vakante dhe u kujtojnë të interesuarve në telefon, që të kontrollojnë kualifikimin e gjuhës angleze.
Në universitetin e Exeter, situata është e qetë. Por, në universitetet e tjera ajo shkon drejt panikut. E ardhmja e secilit institucion varet nga sigurimi i mjaftueshëm i studentëve. Kjo pasqyron një ndryshim në politikën e qeverisë. Pranimet dikur menaxhoheshin, me kufij të caktuar për numrin e studentëve, që çdo universitet mund të merrte. Por, në vitin 2012 kufizimet filluan të hiqen, përpara se të zhdukeshin plotësisht në 2015, ç’ka i bën universitetet të jenë të lirë të marrin, aq sa dëshirojnë. Rezultati, thotë Sir Steve Smith, zv / kancelari në Exeter, është konkurrenca tejet e ashpër e tregut të arsimit të lartë.
Ka shumë ndryshime, por në përgjithësi institucionet elitare kanë qenë kultivuesit më të mëdhenj. Disa, përfshirë Oxford dhe Kembrixh, kanë zgjedhur të mos zgjerohen. Por, shumica e universiteteve prestigjioze kanë thithur studentë, mirënjohës për tarifat e tyre, të cilat subvencionojnë kërkimin. Futja e studentëve britanikë në anëtarët e Grupit Russell të universiteteve më të vjetra, të përqëndruar në kërkime, është rritur me 16% që nga heqja e kufizimeve. Disa shifra janë thjesht të fryra. Universitetit i Bristol është rritur me 62%, Exeter me 61% dhe Newcastle me 43%.
Universitetet më të ulëta në hierarki kanë më pak rënie. Futja e studentëve britanikë në institucione në grupin e universiteteve ish-politeknikë pas vitit 1992, që ofruan kualifikime profesionale, është e sheshtë. Universiteti Metropolitan në Londër është ulur me 42%, ai i Kingston me 33% dhe Southampton Solent me 28%. Disa universitete janë diversifikuar duke ofruar më shumë kualifikime të sponsorizuara nga kompani, diploma pasuniversitare ose praktikë. Të tjerët janë në vështirësi financiare.
Universitetet janë të vetëdijshëm, se ata kryesisht konkurrojnë me një grusht rivalësh për studentët, dhe se gjeografia luan një rol të madh në përcaktimin, se kush janë ata rivalë. Exeter, në Anglinë jug-perëndimore, ka porositur kërkime që tregojnë, se tërheqin studentë, që jetojnë pranë autostradës M5, e cila shkon në qytet dhe lufton për të rekrutuar nga kudo në veri të Birmingham, në Midlands. Universiteti, pra, vëzhgon me vëmendje, institucione të afërta të mbajtura në lidhje të ngjashme. Konsulenti Mark Corver i të dhënave për arsimin e lartë vë në dukje, se shumë universitete të mëdha në Londër, të cilat marrin studentë me nota më të dobëta, kanë luftuar pasi shkollat e mesme të kryeqytetit janë bërë më të mira, duke u siguruar të rinjve kualifikime për të synuar më lart. Kështu kanë edhe universitete në pjesë të largëta të vendit, përfshirë Cumbria dhe Aberystwyth.
Studentët duket se preferojnë universitete, që janë brenda kampusit. Eksteri është një shembull. Universitet e tjera, ku përfshihet Aston, i cili merr 66% më shumë studentë britanikë, para se kufizimi kuoatve të hiqej; Anglia Lindore, e cila merr 34% më shumë; dhe Bath, i cili merr 24% më shumë. Kjo tendencë tregon, se më e lehtë do të jetë që të ndërtohet një kampus, sesa një qendër të qytetit, -thotë Mike Nicholson, kreu i pranimeve në Bath. Dhe, për një gjeneratë studentësh, që studiojnë më shumë dhe shpesh janë të ndikuar nga prindërit e kujdesshëm, universitetet me kampus janë një pikë e këndshme midis shkollës dhe kërkesave për të rriturit mbi 18 vjeç.
Universitetet, që nuk tërheqin mjaft studentë duhet të përshtaten. Që nga prezantimi i sistemit të ri, pothuajse të gjithë kanë tarifuar në maksimumin e lejuar tani 9,250 £ (11.250 dollarë) në vit. Meqenëse, studentët kanë të drejtë për kredi qeveritare, të cilat ata nuk duhet të paguajnë, derisa të fitojnë më shumë se 25,725 paund në vit, ato janë relativisht të diskutuara nga kostot e përparshme. Por, konkurrenca e çmimeve ka filluar të shfaqet në formën e bursave të mëdha. Një mënyrë më e zakonshme për t’u bërë thirrje studentëve është ulja e notave për hyrje. Në mënyrë më të devotshme, kjo merr formën e ofertave, të cilat nuk kërkojnë nga aplikanti të arrijë asnjë notë fare, me kusht, që ata ta bëjnë universitetin zgjedhjen e parë. Rekrutimi i studentëve të paktën do të bëhet më i lehtë, pasi numri i 18-vjeçarëve rritet në vitin 2021.
Përmirësimi i apelit të një universiteti përmes mjeteve më me reputacion është i vështirë, por jo i pamundur. Universiteti Coventry ka 50% më shumë studentë, se sa një dekadë më parë. Në vitin 2010 një rezultat i ulët dhe tronditës në anketën e tij të kënaqësisë së studentëve nxiti një rimendim, thotë Ian Dunn, provosti i universitetit. Tani feedback u kërkohet në mes të një kursi dhe studentët informohen për ndryshimet e bëra si rezultat brenda pesë ditësh. Universiteti ka ngritur një kolegj, i cili ofron programe studime nga 6.350 £. Ai gjithashtu ka shkurtuar kurse të përbashkëta, si kontabiliteti dhe financa, të cilat studentët i kanë shijuar më pak. Para se të ndryshonin rregullat, Exeter kishte shkuar akoma më tej, duke hequr qafe departamentet e dobëta, përfshirë kiminë. Por, në shkallë vendi, kënaqësia e studentëve do të rritet akoma, duke treguar që këto universitete janë në një pakicë ( sidoqoftë, një tregues i vonesës, pasi studentët plotësojnë formularët vetëm pasi të mbarojnë gradën).
Rritja nuk është asnjë garanci e stabilitetit financiar, siç mund të shihet në Cardiff dhe Surrey, të cilët kanë marrë shumë më shumë studentë, por jo edhe aq, sa të përputhen me shpenzimet e tyre. Kjo është pak ngushëllim për numrin e vogël të universiteteve, duke luftuar për të tërhequr aplikantë, për të cilët thuhet, se janë afër falimentimit. Ndryshimet në politikë kanë shkaktuar një fluks të madh në arsimin e lartë. Por, numri në rritje i studentëve në universitetet elitë, ndoshta do ta konsideronte fluksin si një çmim, që ia vlen të paguhet. /