• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

“Economy for all”, ekspertët prezantojnë studimet në UET: Si mund të ringrihet ekonomia

  • Date December 8, 2021

Prezantohen tre studime në UET në kuadër të iniciativës “Economy for all” të Fondacionit “Friedrich Ebert Stiftung Tiranë”

Në kuadër të javës së SME-ve, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës u zhvillua prezantimi i tre studimeve, ku në fokus ishte “Ekonomi për të gjithë”, një iniciativë e Fondacionit “Friedrich Ebert Stiftung Tiranë”.

Kjo iniciativë synon të ridimensionojë rolin e aktorëve ekonomikë dhe shoqërorë dhe të hedhë bazat e krijimit të një modeli të ri social dhe ekonomik në vend.

Ajo gjithashtu mbështet plotësisht ekspertizën e anëtarëve të grupit të ekspertëve të cilët gjithashtu kanë reflektuar mbi studimin.

Drejtoresha e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung në Tiranë, Stine Klapper u shpreh se tre elementët shumë të rëndësishëm të zhvillimit ai social, ekonomik dhe ekologjik kanë qenë baza apo ideja përse filloi ky projekt.

“Ne jemi të interesuar të rimendojmë këto tre dimensione, për shkak të situatës në të cilën ndodhemi jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarisht”, u shpreh Klapper.

“Pra duke u nisur nga këto tre dimensione në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, efektet shoqëruese të modelit ekonomik nënkuptojnë, veçanërisht pabarazi të lartë, por edhe një vonesë për sa i përket të mirave publike në sektorë të ndryshëm, por veçanërisht në Sigurimet Shoqërore, ku shohim se ka një paqëndrueshëri”, vijoi më tej drejtoresha e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung në Tiranë.

Ndërkohë, eksperti Daniel Guçe, nga SME Albania tha se këto studime janë mjaft të rëndësishme pasi nxitin sipërmjarrjen të mendojë ndryshe.

“Këto studime nuk janë vetëm rekomandime për politikbërje, por janë një produkt, i cili nxit sipërmarrjen të mendojë ndryshe, duke iu referuar të gjithave rekomandimeve që janë pjesë e paketës të studimeve në kuadër të “Ekonomi for all”. Besoj që janë rekomandime shumë të mira në mungesë të disa studimeve në strategjitë sektoriale, se ku duhet të investojnë”, u shpreh Guçe.

Presidenti i UET, Selami Xhepa, në cilësinë e ekspertit të ekonomisë, por edhe pjesmarrës në studimin “Sistemi Ekonomik dhe Roli i Shtetit në Shoqëri – Opinione dhe qëndrime të publikut shqiptar” u shpreh se qëllimi i studimit ishte matja e preceptimit të publikut për terma të tillë siç është, varfëria, pabarazia apo kohezioni social në vend, dhe jo vetëm.

“Ky është prezantimi i fundit sepse ka një vit që është kryer. Një nga studimet e para kishte të bënte me raportet dhe nevojën për të ribalancuar sistemin ekonomik, për ta parë edhe njëherë pas 30 vitesh tranzicioni (që për mua ka qenë një nga periudhat me dinamike në historinë moderne të Shqipërisë). Duhet që nëpërmjet politikave publike të përmirësojmë mënyrën e funksionimit të sistemit tonë”, u shpreh Xhepa.

Ndërsa në fund të prezantimit dha edhe disa rekomandime, siç është kontrolli i proceseve që prodhojnë pabarazi dhe vendosja e disa politikave mbi korrektimin e pabarazive që krijohen nga shpërndarja e pasurisë.

“Thembra e Akilit e Ekonomisë Shqiptare”, një tjetër studim, i cili u prezantua nga gazetarja e ekonomisë pranë revistës “Monitor”, Ornela Liperi e cila përveç pasqyrimit të përfundimeve, zgjodhi të japë edhe disa këshilla për studentët e pranishëm në sallë.

“Duhet të nxiteni nga sektorë që paguajnë mirë dhe që i sjellin ekonomisë një rritje të vazhdueshme dhe të qëndrushme. Një prej tyre është teknologjia e informacionit, ku duhet përqëndruar vëëmendja. Ka shumë firma që kanë probleme me punonjësit në këtë drejtim”, tha gazetarja Liperi.

Knidi Bashari, bashkëautor i një tjetër studimi, që u prezantua në UET “Rruga e Ngushtë e Zhvillimit të Shqipërisë – Koha për Politika Industriale” tha se, studimi ishte komplementar i disa studimeve të tjera.

“Do ta konsidertoja si një studim komplementar. Ne kemi bërë një research mbi research. Kemi marrë shumë studime që flasin për ekonominë, pabarazinë, institucionin etj., dhe jemi përpjekur të gjejmë se, pse nuk ka ecur te ne dhe çfarë duhet të bëjmë ndryshe? Cilat do të jenë politikat që ne do të na cojnë në një model të ri ekonomik? Cili do të jetë sektori që ne do të na sjellë rritje ekonomike afatgjatë?”, u shpreh Bashari.

Ndërsa eksperti i Ekonomisë, Vjoldi Danaj tha se ashtu si në çdo aspekt, edhe në ekonomi iniciatori i disa politikave është shteti.

“Shteti duhet të ketë një studim të qartë, ku të gjitha sipërmarrjet, individët, ata që kanë nevojë të investojnë, të dinë se ku janë politikat apo kapacitetet tona më të forta. Duhet të fokusohemi tek ekonomia reale, tek ajo që kemi mundësi të bëjmë. Shteti nuk duhet të shohë interesin  e tij afatshkurtër, por afatgjatë. Ne nuk kemi një modelin tonë ekonomik, por modele të huazuar, që nuk mund të funksionojnë tek ne për shumë arsye, siç janë mentaliteti, klima etj.”, u shpreh ai.

Ndërsa ju drejtua studentëve duke i nxitur që synimi i tyre të mos jetë vetëm përfundimi i universitetit dhe gjetja e një pune me pagë të lartë, por të sfidojnë veten për të arritur më pas suksesin e dëshiruar.

  • Share:
Suela Laska

Previous post

Risia e UET/ Sjell forumin e përbashkët me Universitetin e Oksfordit për Ballkanin Perëndimor
December 8, 2021

Next post

Takimi i parë i Rrjetit të Ekselencës në UET për 2021-2022: Jo vetëm më të mirët, por edhe më kritikët
December 11, 2021

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET