• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

Dita e Sipërmarrjes në UET/ Studentët frymëzohen përmes historive të suksesshme

  • Date November 18, 2021

Për të nëntin vit radhazi organizohet “Dita e Sipërmarrjes në UET”, me ndarjen e historive të suksesshme të sipërmarrësve shqiptarë

Universiteti Europian i Tiranës organizoi eventin “Dita e Sipërmarrjes”, një traditë e përvitshme e krijuar 9 vite më parë, si një mundësi për studentët që të informohen mbi tregun e biznesit, përmes eksperiencave të prekshme nga realiteti shqiptar. Nën kujdesin e Departamentit të Menaxhimit e Marketingut dhe drejtimin e Prof. Dr. Ermira Qosja, studentët u njohën me rrugëtimin, sfidat, mësimet dhe këshillat e disa prej sipërmarrësve të sukseshëm që operojnë sot në Shqipëri dhe më gjerë.

“Besoj se auditori nga të dy anët do të përpiqet të sfidojë njëri- tjetrin. Të ftuarit nga bota e biznesit, duke iu thënë se sa shumë përpjekje, ide, network duhet për të arritur aty ku janë sot dhe nga ana tjetër studentët, duke bërë pyetje, duke dashur të kuptojnë se si ata ia dolën. Të ftuarit e sotëm, një pjesë janë të njohurit e mi të vjetër dhe një pjesë rikthehen në UET, për shkak të bashkëpunimit që ne mbajmë me industrinë”, tha profesore Qosja.

Në fjalën e tij përshëndetëse, dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, Prof.Asoc.Dr. Elvin Meka e cilësoi një event unik, të cilin nuk e ofron asnjë shkollë tjetër në vendin tonë. Sipas tij, përtej problemeve ende të pazgjidhura të këtij sektori, është ë rëndësishme të mësohet prej atyre që përpiqen çdo ditë për të kontribuuar për biznesin e tyre dhe Shqipërinë.

“Është një nder që e përshëndes këtë aktivitet në rolin e dekanit dhe jam shumë i kuriozuar për të dëgjuar gjëra të reja. Është shumë e rëndësishme që studentët të jenë gjithmonë në një prekje të vërtetë me biznesin. Sigurisht, të bësh biznes në Shqipëri nuk është e thjeshtë, pasi vijon të mbetet një vend me probleme të pazgjidhura, por që në një farë mënyrë do të hyjnë në rrugën e zgjidhjes. Mbetet për t’u vlerësuar ambicia e sipërmarrësve, jo vetëm për të ushtruar biznes, por edhe që të japin kontribuut për ta bërë Shqipërinë më të mire”, theksoi Meka.

Të ftuarit ndanë më tej historitë e themelimit dhe rritjes së bizneseve të tyre, shoqëruar me këshilla, por edhe duke iu përgjigjur kuriozitetit të studentëve në auditor.

Themeluesi i Computer & Copier System, Genc Likoskendaj, teksa e quajti veten një sipërmarrës e jo biznesmen, siç rëndom etiketohen nga media drejtuesit e bizneseve, tregoi se aktivitetin e tij e ka nisur prej vitit 1993, pas përfundimit të studimeve për Informatikë në Universitetin e Tiranës. Më tej ai vijoi si pedagog, por duke qenë e pamjaftueshme paga, nisi të ofronte  shërbime private në fushën e Informatikës, duke u bërë kështu një ndër sipërmarrësit më të rinj për kohën.

“Modeli i sipërmarrjes ka modelin klasik. Ti e fillon me një ëndërr, me një identifikim apo nevojë të tregut. Padiskutim ka pjesën e fatit brenda. Rëndësi ka që të marrësh risk e përgjegjësi. Në momentin që i ke këto, duhet të ndërmarrësh një hap tjetër për të zbatuar atë që ke studiuar”, këshilloi ai studentët. Më tej, Likoskendaj rrëfeu se pas kaq vitesh punë dhe realizim, sfida e tij është që të lërë stafetën dhe vijimin e trashëgimisë.

Menaxherja e Adriatik Hotel, Nevila Dudaj, e diplomuar paralelisht për ekonomi dhe juridik në  vitin 1998, ishte e paqartë për zgjedhjen që duhet të bënte në atë kohë. E dyzuar mes dy profesionesh, fati bëri zgjedhjen e vet duke e hedhur drejt biznesit, për shkak se bashkëshorti dhe vjehrri i saj operonin në këtë fushë.

“Nuk duhet vetëm guximi, duhet të kesh njohuri. Nëse nuk  ke njohuri, duhet t’i krijosh. Mua çdo ditë më duhet të mësoj gjëra të reja. Nëse ke pasion, ai shërben për të mësuar dhe implementuar ato që mëson. Jo të gjithë mund të bëhen sipërmarrës. Disa do fillojnë duke punuar për dikë tjetër dhe rrugës mund t’i kuptojnë aftësitë. Unë mësoja shpejt, doja të përballesha me sfidat dhe qëlloi që në  vitin 2000 familja jonë të privatizoi Hotel Adriatikun. U vetëofrova për të punaur aty, duke pasur edhe sfidën e të qenit grua në një ambient burrash”, rrëfeu Dudaj.

Sot ajo e ndan jetën mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, pas vendimit që mori familja për të çuar jashtë fëmijët me studime. Ndër vite ka krijuar e menaxhuar edhe biznese të tjera mes të cilëve edhe Adriatik Tours, i themeluar në 2017 në Amerikë, që ka si synim promovimin e paketave të ndryshme për të vizituar Shqipërinë.

Olsi Pengli, Shef Ekzekutiv i Kruja Albergo Diffuso rrëfeu se u bë pjesë e këtij projekti të RisiAlbania, pasi prej 10 vitesh eksploron në fushën e turizmit, duke pasur edhe eksperienca jo të suksesshme për shkak edhe të ndikimit të pandemisë.

“Jam diplomuar për drejtësi, por pasioni më bëri që të merrem me turizëm. Gjatë këtij viti nisëm një partneritet me Risi Albania, e cila solli një koncept i ri në Shqipëri, Albergo Diffuso. Projekti synon të transformojë fshatrat e braktisur në qendra autentike turistike, ku turisti ka mundësinë të përjetojë kulturën, historinë, natyrën dhe mënyrat e jetesës lokale. Kjo ide u përkthye bashkë me vizionin që kisha për investimin në Kalanë e Krujës. Ka qenë një proces i gjatë për shkak të pandemisë dhe jemi akoma në operim në restaurimin e shtëpive. Shpresojmë që vitin tjetër të lançohen. Kruja është një destinacion i favorshëm për shkak të pozitës gjeografike dhe vlerave historike, por problem ka qenë gjithmonë akomodimi”, tha ai.

Fabian Kuka, bashkëthemelues i Revo Hospitality Group, i ardhur nga një familje me traditë në fushën e hotilerisë, pasi gjyshi i tij ka hapur hotel Diplomat në 1993, foli për zgjerimin e kompanisë. Pas punës si kamarier në biznesin e familjes, bashkë me vëllanë hapën kompaninë e tyre, e cila ka sjell disa brand-e në Shqipëri në industrinë e shërbimeve dhe hotilerisë, të tilla si: Salt Restaurant, Lift Steakhouse, OPA – GREEK Street Food, MK Hotel Tirana.

“Ne e kemi bazuar vizionin në 6 pika. E para, është që të ofrojmë një kualitet të lartë shërbimi dhe që të sjellim një shërbim e produkt të standardizuar. E dyta, është që të kemi një kontroll vertical changing. Momentalisht jemi duke i shërbyer klientit final. Me kalimin e kohës dhe zgjerimin e biznesit, duam që të kemi një kontroll vertikal te produktet. Duam krijimin e mundësive franchaise, pasi OPA është një brand që kërkohet edhe në rajon. Pika tjetër është që të rrisim lidera. Në një strukturë kaq të madhe, e rëndësishme është t’i angazhojmë gjithë njerëzit që kemi. Po ashtu, duam të punojmë me teknologjinë më të fundit, si dhe të ndërtojmë një kulturë të orientimit të klientit”, rrëfeu Kuka.

Gjovalin Hasanaj, bashkëthemelues i Veleçik Milk është pjesë e Alumni UET. Ai rikthehet në universitet për të ndarë historinë e biznesit familjar, i cili nisi nga një ide, për t’u forcuar e zgjeruar më tej, falë edhe mbështejes së siguruar nga projektet holandeze.

“Në fillim ka qenë vetëm ideja nga teknologë holandezë. E kemi filluar duke grumbulluar qumësht në lagjen tonë, 4-5 fermerë. Duke mësuar teknika të reja të prodhimit të djathrave, ne kemi vazhduar dhe jemi rritur. Bashkëpunimi sot është me afro 50 fermerë në vit. Veç prindërve që aktivizohehsin te sipërmarrja, sot jemi 11 veta si punonjës të ndërmarrjes. Kuptova se duke u fokusuar te cilësia kemi më shumë mundësi vazhdimësie, prandaj edhe gjatë kohs së masterit në UET, synimi im ishte krijimi i netwok-ut. Vazhdoj të kem klientë prej 7 vitesh. Kur punon te pjesa e ushqimit, ka më shumë mundësi për vazhdimësi, prandaj biznesin tim e mendoj si një vazhdimësi të përjetshme”, tha Hasanaj.

  • Share:
Suela Laska

Previous post

Invitation to Tender, Kalcea Project
November 18, 2021

Next post

Mbi 50 botime të reja/ Botimet më të spikatura të UET PRESS, që kërkohen nga lexuesit në Panairin e Librit
November 20, 2021

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET