Akademiku Bahri Beci sjell 85 vite “Përjetime” 1936-2021 në UET
Në prag të 85 vjetorit të lindjes, akademiku Bahri Beci solli në “Department’s Book Review” botimin e tij më të ri, përjetimet e një jete, të përbledhura në një botim të UET Press me titull: “Përjetime 1936-2021″.
Promovimi i “Përjetime”, libri i tretë me karakter publicistik i akademikut Beci u bë në formën e një bashkëbisedimi me studentët e Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit në Universitetin Europian të Tiranës, gjë që profesor Becin e kënaqi pamasë, duke mos lënë pa e shprehur herë pas here mirënjohjen dhe vlerësimin e tij karshi universitetit.
“Universitetin tuaj do ta quaja qendrën e liberalizmit shqiptar. Kjo shoqëria jonë ka dhënë një kontribut të veçantë. Mendoj që jemi në një universitet që mund të flasim lirshëm dhe që është i predispozuar të dëgjojë mendimin”, u shpreh profesor Beci.
Përmes publicistikës, ai sjell datat vendimtare të kulturës nga Kongresi i Manastirit që dha një gjuhë zyrtare deri te ai i Drejtshkrimit që dha një gjuhë letrare.
“Në këtë libër është e vërteta e një jetë e një kohe, nuk paraqet vetëm jetën time, por edhe mentalitetin. Ishte krijuar njeriu ideologjik, që është e keqja më e madhe e këtij vendi në të dyja kohët”, tha profesori.
E nga ana tjetër fjalët e mira dhe dashamirësia nuk mungoi as nga ana e stafit pedagogjik të cilët mezi po prisnin ta kishin librin në duar, si një thesar të vyer për historinë e kulturës shqiptare.
Drejtoresha e UET Press, Suela Mino, njëkohësisht edhe redaktore e librit përcolli një profil të autorit, të cilin e cilësoi me një protagonizëm të lartë kulturor nga ata të spitakurit që kanë se çfarë të tregojnë.
“Jemi mbledhur sot për të prezantuar sot një botim të ri të UET Press. Nga ato librat e rrallë të profesor Bahri Becit, i cili është autor i këtij libri që shënjon një hark të gjatë kohor të jetës së tij, me një protagonizëm të lartë kulturor nga ata të spitakurit që kanë çfarë të tregojnë. Nga përmasat e mëdha të profesor Bahriut më lejoni përmbledhtas të përcjell profilin e tij, i cili me veprimtarinë e vetë shkencore prek disiplina dhe fusha studimore, që përfshijnë dialektologjinë, fonetikën gjuhën letrare, historinë e gjuhës, por edhe marrëdhënien e shqipes më gjuhë të tjera ballkanike”, u shpreh Mino.
Ndërsa Presidenti i UET, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa e quajti akademikun e njohur, “kalorës i fundit i aristokracisë së mendimit shqiptar”.
“Së pari në emër të zotit të shtepisë, ju falenderoj për ardhjen tuaj këtu. Për ne është një gjë shumë e rëndsihme, të respektojmë ato që janë “kalorësit e fundit të aristokrcisë të menditmit shqiptar” dhe i vetem apo jo për ne është krenari. Kontributi juaj dhe puna juaj janë të jashtëzakonshme për historinë e shkencës në Shqipëri”, u shpreh Xhepa.
Ndërsa, Rektori i UET, Prof. Dr. Tonin Gjuraj e quajti “profesor pakice”, pasi dallon nga shumë studiues, apo shkencëtarë të tjerë.
“Profesori Beci është i vetëm, apo profesor pakice. Nuk ka rënë në nivelin e një lokalisiti, edhe pse është nga Shkodra. Dallon nga shumë studiues apo shkencëtarë të tjerë. Ky aktivitet nuk është bashkëpunimi ynë i parë, por nga më të rëndësishmit. I shprehim mirënjohje që na ka zgjedhur ne dhe ka insistuar fort që ky botim të bëhej në UET Press”, u shpreh Gjuraj.
Në shenjë respekti në përfundim të promovimit, profesorit të nderuar iu dhurua një portret, me rastin e ditëlindjes së tij që është sot më 6 mars, por edhe për ta falenderuar për kontributin e tij për brezat e ardhshëm.
Intervista
Akademiku Bahri Beci: Gjuha standarde ngurtësim, por nuk duhet mohuar
Ju jeni protagonist i diskutimeve të shumta dhe kemi mbajtur bazën e argumentit në çështje që janë të rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë. Ka një segment të rëndësishëm në këtë libër që shpërfaq të gjithë qasjen tuaj në vlerësimin ndaj shqipes standard, hapësirave që ajo ka për të përthitur dhe për t’u pasuruar nga dialekte të ndryshme, psh. nga gegrishtja. I gjithë historiku se si është përvijuar ky debat dhe çfarë ka sjellë ai në mjedisin shqiptar. A besoni se është ky një kontribut për ta nxitur debatin në nivelin akademik, për të pasur një lloj protagonizmi të emrave që janë në gjendje të kontribuojnë në këtë drejtim.
Pyetja juaj është shumë tërheqëse dhe ka një dimension shumë të gjerë. Por ka një problem i cili më shumë është kombëtar se sa gjuhësor. është problem sepse ka të bëjë me prezantimin tonë si popull në botë në përgjithësi, por edhe në Europë në veçanti. Një popull përfaqësohet me gjuhën e tij, me gjuhën letrare shqipe. Ky problem i ka fillimet që në kohën e Manastirit. është një nga problemet e shqipes letrare për mendimin tim. është vendosur që ne të kemi një alfabet me 36 shkronja. Ju duhet të dini që sistemi i shqipes dialektore në përgjithësi nuk e ka numrin të saktë të numërimit. Dhe ky është një nga hapat më të mëdhenj që është bërë në Kongresin e Manastirit. Ata me intuitën e tyre me dashamirësinë e tyre, me shpirtin e tyre kombëtar kanë arritur në përfundimin që të jenë vetëm 36 shkronja.
Kombësia Letrare e Shkodrës e cila vendosi bazat e gjuhës letrare dhe konkretisht të Elbasanit kanë bërë një revolucion në kuptimin që ka krijuar hapin e dytë të madh për ta përmbledhur shqipen.
Diferenca midis dy dialekteve, gegërishtes dhe toskërishtes është në fushën e fonetikës dhe më pak në fushën e morfologjisë. Diferencat e tjera nuk janë të rëndësishme. Ata bënë një mbledhje në të cilën vendosën se cila do të ishte gjuha. Ata pranuan që të ruhej “e-ja”, po ashtu edhe të ruheshin grupet e zanoreve “ua ose ue”. Këta njerëz të mëdhenj të popullit shqiptar ishin të gatshëm të bënin lëshime dhe t’i ofronin popullit shqiptar një gjuhë të një niveli që do t’i bashkonte shqiptarët.
Dhe ata pranuan atë gjuhë që ata e quajtën elbasanishte ose gegërishte e Elbasanit, por ishte një gegërishte e modernizuar. Nuk kishte në të asgjë karakteristike, shkodrane. Kjo ishte deri në vitin ’44 shpalli shteti shqiptar gjuhë zyrtatre, ndërkohë austirakët ishin të pranishëm, pasi Kombësia Letrare e Shkodrës vendosi elbasanishten, ata vendosën që ta bëjnë gjuhë zyrtatre.
Në vitin ’44 Shqipëria kishte një gjuhë zyrtatre, por jo te impomuar dhe as letrare. Ky proces mund të vazhdonte dhe duhej të vazhdonte, por për hir të së vërtetës mori një rrugë tjetër. Ajo që më ka shqetësuar mua ishte e vërteta. Dhe si të thuash libri që kam përpara është libri i së vërtetës sime personale për shumë fenomene, probleme të shoqërisë shqiptare duke pasur parasysh edhe periudhën e komunizmit, por edhe periudhën post komuniste.
Gjatë periudhës komuniste në nuk kemi pasur një gjuhë letrare popullore, për shkak të vendimeve gjyqësore, por edhe për shkak të mënyrës se si ka funksionuar ai sistem.
Në këtë libër është e vërteta e një jete, por edhe e vërteta e një kohe. Në këtë libër shfaq shqetësime për këtë vend. Ky libër i ka të dyja periudhat dhe paraqet edhe mentalitetin e asaj kohe, i cili ishte një pengesë për mendimin e lirë. Akoma Shqipëria pritet të hapet me mendimin ndryshe, me mendimin liberal.
Mendoni që vendimet e Kongresit të Manstirit ishin hapa të rëndësishme dhe dhanë shenjat e para të ndikimit të Shqipërisë dhe identiteti të saj tek familja e madhe europian?
Padiskutim është një nga veprat më të mëdha të shoqërisë shqiptare.
Profesor ju shikoni veten si një luftëtar të vetmuar në këtë çështje?
Atëherë ishte një sistem dictatorial dhe çdo për çdo gjë që bënte, bënte më pas edhe përpjekje për ta justifikuar. Mos harroni se ai sistem prishi inteligjecën shqiptare dhe u përpoq të ndërtonte elitën e re, inteligjencën e re. U krijua një lloj elite, por elitë e indoktrinuar në shumicën e saj.
Ata për ta mposhtur të vërtëtën me krahasonin me Arshi Pipën. Arshi Pipa ishte politkan dhe komunist, unë nuk isha komunist as politkan, isha një studiues dhe nuk ndikohem dhe nuk më intetesojnë pikpamjet politike. Por kur bëjnë dëm sigurisht që më interesojnë shumë. Për mua ka qenë e rëndësishme e vërteta dhe do ta lexoni këtë të vërtetë aty, që ta dini se ka edhe një variant të tillë shpjegimi.
Ju shoh pikëpamjet tuaja të ngjashme me të albanologut të njohur. Në një konferencë ndërkombetare në Shkodër që u mbajt me albanologë dhe përkthyes shqiptarë nëpër botë. I vetmi që e kundërshtonte ishte Lançi, gjithë të tjerët e pranonin letraren shqipe.
Unë nuk kam bërë ndonjëherë, refuzim, apo mohim të gjuhës letrare. Unë jam marrë me argumentet shkencore. Ajo ka qenë më shumë një gjuhë gazetash, një gjuhë burokratike, më shumë se një gjuhë letrare e mirëfilltë, e këtu përjashtoj shkrimtarin e madh Ismail Kadare, që, e kam pasur edhe shok fakulteti. Por, ka qenë më shumë një gjuhë gazetash, ka qenë një ngurtësim.
Si e shihni të ardhmen e albanologjisë?
Unë nuk e ndaj gjuhësinë është pjesë e kulturës shqiptare. Gjuhësia është në vetvete shumë më tepër. Ajo tregon se kush kemi qenë nga vijmë. A kemi marrë masat për t’i shkuar kësaj pune. Jo, jemi akoma shumë larg, kemi një rënie, por që unë ndjej se kam bindjen se shqiptarët do ta marrin në dorë këtë problem.